Wednesday December 11 2019

CA FJALE BABIT TE SIME BIJE!

Kur u martova une, asnjehere nuk e kisha menduar se im shoq do behej shoku me i mire i sime bije. Nuk kishim akoma femije dhe ne “bisedat llastime tona”, kur projektonim te ardhmen me femije, ai gjithmone mbante pozicionin e burrit qe do puthte femijet ne mbremje e pastaj si burre qe ishte, do merrej me gjera burrash, ndersa une me gjithe c’ngelej. Sigurisht qe biseda behej me te qeshura e te ngjeshura dhe une kurre nuk e pranoja kete pozicionim, kundershtoja me argumente dhe bisedat perfundonim me puthje e perqafime si mes cdo cifti te ri.

Pasi dola nga salla e lindjes dhe e cliruar nga ankthi i gjate, shpertheva ne lote gezimi qe gjithcka me ne fund shkoi mire, pashe tim shoq qe mbante ne krahe vajzen tone bebe e qe lotonte edhe ai. Gje me te bukur ne jete nuk kam pare. Nje koke e vogel e pa floke, me syte e bukur, te zinj qe leviznin plot jete, mbeshtetur ne gjoksin e babushit te vet, ne nje prehje mrekullie.
Ai ne fakt ishte vetem fillimi.

Eshte lidhja: Ate/bije. Lum kush e ka provuar, ne te tilla dimensione, sic ka fatin ta jetoje cdo dite ime bije. Une qe shkruaj, e kam patur nje fat te tille.

Se, ai mashkulli qe deklaronte se s’do merrte shume gjera persiper, ka kaluar naten me ore te tera zgjuar, duke e marre ne krahe dhe vene ne gjume vogelushen tone. Ka bere bisedat e para me te ne nje gjuhe te pakuptueshme per mua, kur vajza akoma nuk dinte te fliste, por qe ajo argetohej pa mase, megjithese akoma shume e vogel.Dhe une pyesja veten: Si ka mundesi, qe nje burre te skllaverohet para nje vajze te vogel? Edhe tani, bashke lexojne perralla, bashke luajne kukafshehtasi ne shtepi, bashke bejne “plane”, bashke notojne veres ne det, e bashke vrapojne sa gjejne ndonje pellembe gjelberim. Eksplorojne insektet ne mikroskop, mesojne gjeografine, kercejne rock n’rol dhe vene ne loje mamin.Bashke “ndertojne”qytete kubash, cmontojne baterite e lodrave dhe prap i montojne.

Bashke bejne rremuje shtepine, mesojne te luajne shah dhe shohin ne televizor Shrekun.E sa e sa gjera do te bejne ne te ardhmen, qe une do te jem e lumtur ti shoh. Sepse ata kane nje lidhje qe askush nuk mund tia prishe. Eshte lidhja: Ate/bije. Lum kush e ka provuar, ne te tilla dimensione, sic ka fatin ta jetoje cdo dite ime bije. Une qe shkruaj, e kam patur nje fat te tille.

Share this:
Tags:

Add Comment

one × 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.