Sunday May 19 2019

AROMAT E EUROPES! ÇDO QYTET KA EREN E VET

Sa herë jemi ndodhur në një mjedis të ndryshëm nga e zakonshmja jonë dhe jemi ndaluar për të marrë frymë më thellë, për të nuhatur aromën që pershkon ajrin?

Udhëtim jo vetëm që na bën të takojmë parfume dhe aroma të reja, por na bën që të jetojmë përvojat tona reale të nuhatjes, gjë që na lejon të lidhemi edhe pas një kohe të gjatë, me një parfum të veçantë në një vend të caktuar që kemi vizituar.

Në qytetet e mëdha që vizitojmë, ne mund të biem ne kontakt me aroma të ndryshme që kryqezohen, duke krijuar një përzierje të ndryshme aromash, të cilat do i kujtojme shpesh më vonë.

1. Vjena, kafe e çokollatë

Vjena, kafe e çokollatë

Në Vjenë, për shembull, era që mbizotëron është ajo e kafes së filtrit, nëpër kafenetë e shumta në qendrën historike të qytetit. Lajthia dhe çokollata, janë aroma tipike e lagjeve ne Ottakring.

Kjo aromë e ëmbël perzihet me erën e fortë të birrës, që vjen nga birraritë aty pranë, duke krijuar një miksim të cilin zor se do ta harroni…..

2. Roma, lashtësi dhe hudhër në vaj të nxehtë

Roma, mban kryesisht erën e historisë dhe antikitetit, të mureve plot histori. Aroma e të shkuarës së lavdishme përzihet me aromën e përkryer të pjatave tipike të Italisë qendrore, duke nisur që nga bujtinat, deri në qendrën e përjetshme historike të qytetit.

3. Amsterdam, marihuanë dhe tulipanë

Në Amsterdam, era mbizotëruese është aroma e marihuanës që vjen nga dyqanet e kafeneve të rrethinave, deri ne qendër të qytetit. Era e gjethes me pesë cepa perzihet mrekullisht me aromen e tulipanëve që shiten nëper kioskat e kryeqytetit holandez dhe patateve të skuqura që shiten në çdo cep.

4. Brighton, peshk dhe leshterikë

Era e detit dhe kripës është karakteristikë e Brighton, një qytet bregdetar në jug të Anglisë. Aroma e pjatës së famshme angleze, peshk dhe patate të skuqura, përzihet me aromen e leshterikeve në breg.

Në Angli nuhatia ka rëndësi shumë të madhe. Në disa qytete angleze, organizohen edhe turne të vërteta të nuhatjes.

5. Berlini, wurstel dhe kebap

Kryeqyteti gjerman, prezanton konkluzionin më të madh të të gjithë Europës sa i takon aromave të veta. Nga parfumi i livadheve tek aroma e restoranteve etnike. Këtu, ajo që në fakt është e pamundur të mos nuhatësh, sapo mbërrin, është aroma karakteristike e kebabit dhe cerry-it turk, shoqëruar nga aroma e wurstel-it, salsiçes karakterstike gjermane, që është gatimi kryesor në Berlin.

Shpesh ne ndalemi të shohim peizazhe të magjepsur dhe mrekullitë që shtrihen para syve tanë, por ajo që me të vërtetë kemi marrë në shtëpi pas një udhëtimi, është përvoja e shqisave tona, sidomos e nuhatjes, për të marrë një aromë, që do të na mbetet gjithmonë në kujtesë…..

Share this:
Tags:

Add Comment

14 − six =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.