Wednesday December 11 2019

AMSTERDAM: 10 GJERA PER TE MOS U HUMBUR

Po planifikoni një udhëtim në Amsterdam? Apo po ëndërroni të fluturoni për pak ditë në “Venecian e Veriut”? Ju nuk mund të kishit një ide më të mirë! Amsterdami është një destinacion i padiskutueshëm për çdo udhëtar që respekton veten!

A keni pasion për tregjet? A jeni njohës të veprave të artit? Dashamirës të atmosferës së Europës veriore, të kanaleve të ndriçuara në mbrëmje? Këtu ka gjithçka: muzetë unike në botë, të tilla si Muzeu Foam, tregjet e rrugëve shumëngjyrëshe (si lule lundruese), kanale që ndodhen pranë shtëpive tipike holandeze, parqe të mëdha, të mbushura me tulipanë dhe muzikantë. Mos harroni të vishni diçka ngjyrë portokalli: çdo arsye është e mirë për të festuar dhe gjatë festave, Amsterdami bëhet me një ngjyrë!

1.Muzeu Van Gogh

Ndalesë e çdo udhëtimi në Amsterdam është Muzeu i bukur Van Gogh. Një nga muzetë më të bukur në qytet, pikërisht ngjitur me të mrekullueshmin Muzeun Stedelijk, dedikuar artit modern dhe bashkëkohor.

Siç mund ta imagjinoni nga emri, ky muze ka koleksionin më të madh të pikturave Van Gogh në botë. Në të vërtetë, ai nuk është thjesht një muze: është një udhëtim në jetën e piktorit, në të gjitha fazat e tij emocionale, të cilat e kanë detyruar atë të ndryshojë me kalimin e kohës vizionin ndaj botës dhe mënyrën e tij të trajtimit.

Ky muze ndodhet në Museumsplein, rruga ku ndodhen edhe të gjitha muzetë e tjera të qytetit: Rijksmuseum, Muzeu Stedelijk si dhe shumë i famshmi “I Amsterdam”! A ndoshta keni dëshirë të bëni një selfi këtu përjashta?

  • Çmimi i biletës: 15 €; falas për fëmijët deri në 18 vjeç

2. Tur në kanale

Nga sipër, me një biçikletë të re, nga poshtë, me një varkë ose në një anije, duke ecur mbi brigjet, duke kaluar urat e saj me një aparat fotografik në dorë. Ndër 10 gjërat për të parë dhe për të bërë në Amsterdam, padyshim, një prej gjërave më romantike është udhëtimi përgjatë kanaleve.

Eshtë një nga mënyrat më të mira për të pasur një ide të plotë se si është ndërtuar dhe funksionon qyteti. “Venecia e Veriut” do t’ju magjeps dhe do t’ju pushtojë me reflektimin mbi ujërat e kanaleve të saj magjepsëse, për t’ju lënë një kujtim madhështor!

Mos e humbisni vizitën në lagjen Jordaan, me butiqe të tregtarëve antikë dhe artistëve lokalë dhe shijoni të gjitha bukuritë e këtij qyteti të bukur, që shfaqet në të gjithë shkelqimin e vet, me ndërtesat e saj të rilindjes, rreth 2 metra mbi nivelin e detit.

3. Shtëpia e Anna Frank

Historia e Amsterdamit është e ndërthurur me historinë e Europës dhe ngjarjet tragjike të Luftës së Dytë Botërore. Disa ndërtesa dhe vende në qytet janë dëshmi e asaj periudhe tmerri dhe lufte.

Do ta njihni Shtëpinë e Anne Frank nga rreshti i njerëzve që formohet çdo ditë në hyrje dhe përgjatë kanalit. Shtëpia e Anna Frank është një vend plot me histori dhe emocione. Duke shkuar përtej librarisë rrotulluese që çon në vendin e fshehtë të familjes Frank, bëni një hap të përkohshëm dhe jetoni për një sekondë brenda ditarit të saj.

Nëse doni të shmangni turmat e turistëve, mos shkoni të shtunave dhe të dielave, por planifikoni tre orë nga udhëtimi juaj për këtë udhëtim kujtese.

  • Orari: çdo ditë nga ora 09:00.
  • Çmimi i biletës: € 9 për të rriturit, € 4.50 për moshat nga 10-17 vjeç, falas për fëmijët.
  • Mund të blini biletën online, duke zgjedhur kohën e vizitës.

4. Sheshi Dam

E madhe, gjigante, e përshkuar nga këmbësorët, tramvajet, turistët dhe biçikletat. Sheshi Dam është zemra e qytetit. Atij i japin jetë panairet, grumbujt e njerëzve, tregjet e rrugës dhe artistët e rrugës që hyjnë në këtë shesh të madh me kalldrëm gjatë gjithë vitit.

Në Sheshin Dam ndodhet Pallati Mbretëror (Koninklijk Paleis), Nieuwe Kerk (fjalë për fjalë “Kisha e Re”, për ta dalluar atë nga Oude Kerk, “Kisha e Vjetër”), Monumenti National (një obelisk prej 22 metrësh për të kujtuar të rënët nga Lufta e Dytë Botërore).

Kuriozitet: “dam” në holandisht do të thotë diga: këtu një digë ishte ngritur për të ndarë lumin Amstel nga Ij. Kështu ka lindur emri Amsterdam!

5. Rijksmuseum

Që nga fillimi i viteve 1800, Rijksmuseum mban koleksionin më të madh të artit flamand në botë dhe është një nga muzetë më madhështore në qytet, me një arkitekturë elegante dhe madhështore që do t’ju habisë në çdo hap gjatë eksplorimit tuaj.

Mos e humbisni pikturën shumë të famshme “Orari i natës” nga Rembrandt. Ndërtesa e muzeut duket aq elegante dhe madhështore sa do t’ju tërheqë në atmosferën e artit flamand para se të kaloni pragun e saj!

Orari: çdo ditë nga 09.00-17.00.

Çmimi i biletës: € 15, falas për fëmijët deri në 18 vjeç.

Bileta mund të blihet on line në internet.

6. Muzeu Stedelijk

Nëse arti flamand nuk është për ju, mund të ndaloni në Muzeun Stedelijk, muzeun modern dhe bashkëkohor të artit në Amsterdam. Nga Picasso tek Chagall, duke vazhduar me Pop art dhe Industrial Design. Ejani këtu për të mbushur sytë me ngjyra dhe kokën me ide!

Nëse doni të shijoni disa nga punimet e muzeut Stedelijk edhe nga distanca ju mund të ndiqni profilin e Twitter të muzeut: @Stedelijk.

Kuriozitet: Muzeu Stedelijk është i vetmi muze në qytet, i hapur 365 ditë në vit! Pa dyshim nuk do të keni asnjë justifikim për të mos ardhur këtu!

  • Orari: çdo ditë nga 10.00-18.00, të enjten në mbrëmje mbyllet në 22.00
  • Çmimi i biletës: € 15, falas për fëmijët deri në 18 vjeç.
  • Bileta mund të blihet në internet.

7. Vondelpark

Ajo çfarë është Central Park për Nju Jork, është Vondelpark për Amsterdamin! Lule, ujë, ura … Dhe pastaj përsëri: koncerte jazz, shfaqje akrobatike, shfaqje moderne të vallëzimit, të gjitha falas, falas!

Vondelpark është pika e takimit për banorët e Amsterdamit. Sidomos në pranverë dhe në verë, parku është i mbushur me njerëz: ata që vrapojnë, që marrin rreze dielli, që organizojnë tregje të improvizuara, që luajnë me kitarë….

Krijoni mundësinë, që një pasdite të shkoni edhe ju aty, në mushkëritë e gjelbra të bukura të qytetit.

8. Bloemenmarkt, tregu i luleve

Një ylber ngjyrash dhe një re parfumesh: kjo është ajo që ju do të gjeni në Bloemenmarkt, tregu i luleve në Amsterdam. Tufat janë bashkangjitur me njëri-tjetrin dhe rrugët e kalimit janë të ngushta, sepse lulet kanë pushtuar çdo cep.

I gjithë tregu është lundrues: çdo tezgë është në të vërtetë një banak që lundron në ujë. Tregu është vendosur në kanalin Singel, midis Koningsplein dhe Muntplein, por në fakt vetëm ndiqni aromën e luleve!

Një foto suvenire mes zhardhokëve të tulipanëve, nuk duhet ta humbisni. Edhe të blini sa zhardhokë nuk do ishte keq!

  • Orari: çdo ditë të vitit; e hënë- e shtunën, nga ora 09:00 deri në 17:30; e diel nga ora 11:00 deri në 17:30

9. Shtëpia Rembrandt

Është sikur hyn në një pikturë, në një makinë kohe dhe në kokën e Rembrandtit në të njëjtën kohë. Është shtëpia ku piktori jetoi dhe pikturoi në qendër të Amsterdamit.

Por a e dini se Rembrandti ishte një koleksionist i kafshëve të balsamosura?Jo? Atëherë, mos e humbisni këtë vend plot me art dhe kuriozitet.

  • Orari: çdo ditë nga ora 10.00- 18.00
  • Çmimi i biletës: € 12.50 për të rriturit dhe € 4 për fëmijët nën 18 vjeç.
  • Bileta mund të blihet on line në internet.

10. Rruga Jordaan

Një destinacion i dedikuar për të dashuruarit pas shoppingut është Grand Via, që fillon në rrugën Alcalá dhe mbaron në Piazza di Spagna. E përfunduar në fillim të shekullit të njëzetë, është rruga tregtare më në modë, e pushtuar gjithmonë nga qytetarë, turistë dhe njerëz që duan ta kalojnë aty kohën duke bërë blerje të të gjitha llojeve. Jo vetëm kaq, këtu ndodhen aq shumë teatro muzikore, sa fare mirë mund t’i jepej: “Broadway of Madrid”.

Si të arrini atje: linja e metrosë 1 dhe 5 ndalesa në Gran Via dhe linja 3, ndalesa në Callao

Orari: gjatë gjithë kohës

Kostoja e biletave: pa pagesë, vizita falas

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

2 − 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.