Sunday May 19 2019

CILI ESHTE KUPTIMI I FJALES PASHKE?

Fjala Pashkë rrjell nga fjala ebraike Pesah, që do të thotë pasazh.
Sot termi Pashkë është i ngjashëm në shumë gjuhë të botës:

Francë        Paques
Spanjë        Pasqua
Shqipëri     Pashke
Greqi           Pascha
Norvegji      Paaske
Hollandë     Pasen
Suedi           Pask

Pashkët nuk festohen në ditë fikse, por data ndryshon çdo vit. Llogaritjet bëhen në bazë të hënës.

Pashka më e lashtë është ajo hebraike, me të cilën festohet çlirimi i popullit të Mosè nga skllavëria në Egjipt dhe festohet me rastin e hënës së plotë, pas ekuinoksit pranveror.

Pashkët kristiane, në fakt, festojnë ringjalljen e Krishtit dhe festohen të dielën pas hënës së plotë, pas ekuinoksit të pranverës.

Festa është e lidhur edhe me rizgjimin e natyrës.
Festa rezonon me lulëzimin e natyrës, ardhjen e pranverës, prandaj në antikitet festohej me rituale falenderimesh, duke sakrifikuar (bërë kurban) qingjin dhe duke konsumuar mishin e tij sipas një rituali.

Në ditët e sotme e gjejmë simbolikën e festës në një sërë asortimentesh: buka, veza, bimët, lepuri, qingji. Të gjitha këto përbëjnë simbolikën ushqimore dhe dekorative të Pashkëve

Share this:
Tags:

Add Comment

four × two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.