Sunday May 19 2019

BARCELONA, 10 PJATA TIPIKE QE DUHET T’I PROVONI PATJETER

Çfarë ushqimesh karakteristike mund të hani në Barcelonë? Zbuloni ëmbëlsirat tradicionale, ushqimin street food dhe pjatat tipike të kuzhinës katalanase. Ja çfarë të hani duke shpenzuara pak!

paela -barcelona

Një qytet që është gjithmonë i gjallë, optimist, i aftë ta mbajë kokën lart. Është Barcelona, një nga qytetet më mbresëlënëse dhe të vizituar në Spanjë, i njohur edhe për aromat, ngjyrat dhe aromat e forta, sidomos në tavolinë, përbërësit e të cilave i bëjnë jehonë traditave tw kuzhinës franceze dhe italiane. Ne kemi hartuar për ju një dhjetëshe ekskluzive të pjatave për t’i shijuar në Barcelonë gjatë ditëve tuaja të qëndrimit atje, nga më të njohurat, të bazuara në peshk ose mish.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE NE BARCELONE

1.Tapas

tapas barcelona

Konsiderohet si kalë betejë i kuzhinës spanjolle. Tapas në Barcelonë nuk konsiderohet një “mbretëreshë”, por një appetizier (vakt i shpejtë), prej të cilës banorët dhe turistët nuk heqin dorë lehtë!
Termi “tapas” i referohet kapakëve të shishes dhe thekson karakterin “mini” të ushqimit, përveç shoqërimit esencial me një gotë verë të këndshme!

  • Këshillohet për një : aperitiv apo snack për drekë ose darkë
  • Çmimi mesatar: nga € 3.00 deri në € 7.00
  • Përbërësit kryesorë: bukë, ullinj, djathë dele, tortillas

2. Arroz

Arroz-Negro- barcelona

Varianti katalonas i paella-s klasike, është një version me me shumë oriz i recetës origjinale, i pasuruar me peshk. Versionet më të famshme janë “a banda” dhe “negre”, një shije e pazakontë e sepies së zezë.

Këshillohet për një : drekë ose darkë

Çmimi mesatar : € 12.00

Përbërësit kryesorë: oriz, qepë, sepje

3. Esqueixada de bacallà

Esqueixada dbacallà

Specialitete të detit, të njohura edhe si salvitxada. Është një sallatë e shijshme dhe e freskët e bërë me baccalà të thatë, e shoqëruar me domate dhe ullinj. Një pjatë e shijshme dhe me pak kalori, në të cilën shija e peshkut qëndron në thjeshtësinë e vet.

Rekomandohet për një : drekë ose darkë

Çmimi mesatare: € 10.00

Përbërësit kryesorë: baccalà , domate, vaj ulliri, ullinj të zi

4. Crema catalana

Crema catalana

Një tjetër “domosdoshmëri” e kuzhinës dhe në veçanti e ëmbëlsirave të barcelonetës është kremi shumë i mirë i njohur si kremi katalan. Nuk ka vend të vetëm në metropol Iberik ku nuk mund ta shijoni këtë shije të hollë, unike shoqëruar me aromën e kanellës dhe limonit.

Rekomandohet si: ëmbëlsirë

Çmimi mesatar: € 5.00

Përbërësit kryesorë: të kuqa vezësh, qumësht, limon, kanellë

5. Cioccolata & Churros

Një kombinim shumë i ëmbël, i pëlqyer sidomos nga ato që mund të vuajnë një mungesë dashurie! Për ta zbutur trishtimin nuk ka asgjë më ngushëlluese se një filxhan i mirë çokollate, shoqëruar nga kjo ëmbëlsirë e pazakontë, churros, një ëmbëlsirë brumi e spërkatur me sheqer.

Rekomandohet për: për mëngjes ose snack

Çmimi mesatar: € 4.00

Përbërësit kryesorë: çokollatë, pastela, sheqer

6. Sopa de fredolics

Sopa de fredolics

Para se të flasim për këtë supë tipike të Barcelonës, ne kemi nevojë për një sqarim: kjo pjatë rekomandohet për ato që duan të zbulojnë pjata të pazakonta në shije. Përbërësi themelor i kësaj pjate të nxehtë nuk është edhe aq ekzotik sa mund ta imagjinoni: në fakt është një supë e bazuar tek kërmijtë, të cilët nuk është gjithnjë e lehtë të qasen në kuzhinë.

Rekomandohet për: drekë ose darkë

Çmimi mesatar: € 10.00

Përbërësit kryesorë: kërmijtë, perimet, uji

7. Zarzuela

zarzuela barcelona

Eshtë emri i supës tipike katalane të peshkut, zarzuela, mjaft e njohur në restorantet e Barcelonës. Një simfoni e shijeve të përbërësve të ndryshëm brenda një pjate të vetme, e cila mund të na bëjë të këndojmë nga gëzimi!

Rekomandohet për një : drekë ose darkë

Çmimi mesatar: € 18.00

Përbërësit kryesorë: kallamarë, merluc, midhje, qepë, karrota

8. Llagosta i pollastre

Llagosta i pollastre

Është padyshim pjata më e çuditshme që mund të porositni në një restorant tipik në Barcelonë. Kombinimi pula- karavidhe mund të trembë klasikët dhe detajistët që duan të gjejnë dallimin midis mishit dhe peshkut, por ata më të guximshmit dhe lakmitarët mund të bien në dashuri me një recetë që synon të kënaqë të pavendosurit e përjetshëm.

Rekomandohet për një: drekë ose darkë

Çmimi mesatar: € 15.00

Përbërësit kryesorë: pulë, karavidhe, salcë domate, lajthi

9. Canelons a la barcelonesa

caneloni barcelona kuzhina

Pjata e parë e rëndësishme në stilin katalanas. Canelonas “bërë në Barcelonë” janë të mbushur me mëlçi derri ose pule, një recetë që mund të konsumohet edhe si një pjatë e vetme.

Rekomandohet për një: drekë ose darkë

Çmimi mesatare: € 8.00

Përbërësit kryesorë: caneloni, mish viçi, pule, derri

10. Pa amb tomaquet

Pa amb tomaquet kuzhina ne barcelona

Në shije tipike mesdhetare që përmblidhet në një pjatë të thjeshtë, por me një aromë papërmbajtshëm. Mos i quani thjesht brusketa, megjithëse kanw të njëjtit përbërës si shoqja e vet italiane: bukë, hudhra, domate (të pjekura). Kjo kryevepër italo-katalonjase konsiderohet si një aperitiv.

Rekomandohet si një: aperitiv apo snack për drekë ose darkë

Çmimi mesatar: € 6.00

Përbërësit kryesorë: bukë, hudhra, domate, vaj ulliri

Share this:
Tags:

Add Comment

nineteen + three =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.