Sunday May 19 2019

UDHEZIME PER NJE UDHETIM PERFEKT

Nuk keni njeri t’ju shoqërojë në udhëtim? Atëherë udhëtoni vetëm: nuk do të zhgënjeheni! Zbuloni të gjitha këshillat për një udhëtim të vetmuar dhe të përsosur! Kur planet e udhëtimit kërcënohen nga të papritura, zgjidhja nuk është të heqësh dorë, por të armatosesh me kurajë dhe të nisesh vetëm.
Kush e ka bërë nuk është penduar, në të vërtetë e ka përsëritur prap një gjë të tillë, këtë herë si zgjedhje që vlen.

udheto vetem

Udhëtimi vetëm mund t’ju duket i frikshëm, por mund ta bëni. Nga ana tjetër vepron ligji i Murphy-t: kur bëhet fjalë për të planifikuar nisjen në një udhëtim çdo gjë mund të ndodhë. Shoqja me të cilën keni bërë në plan të bëni udhëtimin bie në dashuri dhe nuk ka më pikë dëshire të niset me ty, megjithëse ju e keni planifikuar prej 6 muajsh, ose shefi jua jep lejen në një kohë kur të gjithë janë në punë dhe askush nuk është në dispozicionin tënd.
Këtu janë disa këshilla për të udhëtuar vetëm në botë, si eksploruesit e mëdhenj të së kaluarës (ose pothuajse!).

Nuk ka asgjë të turpshme

Le të hedhim poshtë një mit: udhëtimi vetëm nuk është i pafat. Ekziston një traditë e gjërë e grave të jashtëzakonshme që e kanë bërë , shpesh në vende të papërshtatshme ose pak të rrahura edhe nga burrat. Një nga më të famshmet është Mary Kingsley, e cila në vitet 1800 eksploroi Afrikën e largët dhe më gjerë; në dekadat e para të shekullit të 20-të, legjenda Diana Glover dhe Rosita Forbes ndoqën shembullin (kjo e fundit ishte gruaja e parë europiane që vizitoi ouzitë beduine në Libi). Kohët e fundit kemi fotografen Beverly Joubert, e cila ka udhëtuar botën për National Geographic, ose Maud Fontenoy, lundruesja e parë në Atlantik me një varkë me vela. Me pak fjalë: ata na kanë hapur rrugën, na takon të ndjekim shembullin e tyre. Ndoshta me pak më shumë kujdes dhe duke u nisur për udhëtime shumë më të thjeshta!

Vetëm, por jo vetëm

udheto vetem

Frika e parë e atyre që largohen pa shokë është pothuajse e qartë: po nëse mërzitem dhe vuaj vetminë? Nëse ky dyshim kërcënon të hedhë në erë planet tuaja, atëherë mendo, se duke lëvizur me grup, do të jetë shumë më e thjeshtë të krijosh miqësi, pasi sigurisht do të takosh njerëz, që ashtu si ju po udhëtojnë vetëm. Ndoshta edhe ata duan të bëjnë miq!

Pa shpirtin binjak

udheto vetem ne karaibe

Nëse një nga arsyet që largoheni është statusi juaj sentimental që nuk arrihet momentalisht, ju mund të kombinoni biznesin me kënaqësinë duke zgjedhur një nga paketat e shumta turistike me aventura, në të cilat nuk do ta ndjeni fare mungesën e një partneri. Madje shumë nga miqtë tuaj do të ndiejnë zili kur të shohin fotot tuaja të udhëtimit plot aventura. Me pak fjalë, ju vërtet nuk do të gjeni shokun shpirtëror, por do të keni mundësinë të kaloni një pushim të mrekullueshëm në një vend të ëndërruar dhe në shoqërinë e njerëzve interesantë. Nëse je single, zgjidh Karaibet! Ose udhëtimin në kroçerë, ku edhe pse vetëm, mund të takosh plot njerëz të rinj, të argëtohesh e të zbulosh vende të reja.

Bëjeni vetë

udheto vetem ne Indi

Nga ana tjetër, nëse doni të përjetoni deri në fund, ndjesinë e humbjes nëpër botë, gjëja më e mirë është padyshim që të planifikoni dhe të organizoni udhëtimin tuaj personalisht. Megjithatë, asnjëherë mos u nisni pa marrë disa masa paraprake: më mirë vetëm, se e shoqëruar keq, kjo është shumë e vërtetë, prandaj me kujdes! Para se të niseni, para së gjithash, është më mirë të konsultoheni me site të ndryshme në internet që japin informacione të detajuara lidhur me vendin ku do të shkoni. Atje mund të informoheni deri në detajet më të vogla, për të mos u ndodhur para të papriturave të pakëndshme. Mbi të gjitha besojini sugjerimit të femrave. Askush nuk mund ta shohë botën si ata!
Me pak fjalë, nuk ka më justifikime për të qëndruar në shtëpi: ekziston një botë mundësish që hapet para jush, vetëm duhet të zgjidhni destinacionin dhe të shkoni për ta pushtuar!
Mbani mend mirë: Planifiko, Kontrollo, Guxo…Nisu!

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:

Add Comment

18 + sixteen =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.