Thursday November 14 2019

LIBRAT E UDHETIMEVE. CILET DUHEN LEXUAR?

Leximi dhe udhëtimi janë dy gjëra që mund të shkojnë dorë për dorë.
Librat ju çojnë në vise dhe kohë të tjera, ju bëjnë të takoni njerëz që s’do mund t’i takoni asnjëherë në jetën reale. Sigurisht, ato ju nxisin edhe më shumë për të udhëtuar. Sa herë ka ndodhur që ju ta njihni një qytet të vogël apo të madh, pa qenë asnjëherë aty, vetëm prej librave?

Leximi është në fakt i preferuari i udhëtarëve. Disa nga kujtimet më të mira që mund të keni janë të lidhura me leximin e një libri gjatë një udhëtimi, në avion, në pjesën e prapme të një autobuzi, ose në tren, duke synuar arritjen e destinacionit të dëshiruar. Ne po prezantojmë për ju një listë me 10 libra që flasin për vende apo udhëtime të veçanta dhe që është mirë t’i lexoni e t’i keni në bibliotekën tuaj të udhëtimit. Kjo listë mund të ishte shumë më e gjatë, por ne kemi synuar të propozojmë libra kryesisht të përkthyer në shqip. Ne kemi dhënë edhe datën kur libri është publikuar për herë të parë në gjuhën origjinale, pa iu referuar datës së botimit në shqip.

1. Një amerikan i qetë - The Quiet American

Nje amerikan i qete- ibrat e udhetimeve
  • Autori: Graham Greene
  • Viti i publikimit: 1955

Greene shkruan për luftën në Vietnam, përpara se ajo të ndodhte, me një saktësi shqetësuese. Historia rrotullohet rreth Polit, një idealist i ri amerikan i dërguar për të promovuar demokracinë në një vend të shkatërruar nga luftërat e ndryshme që e kanë goditur atë gjatë viteve. Ky libër rekomandohet për një udhëtim kulturor.

2. Aventurat e Huckleberry Finn - Adventures of Huckleberry Finn

Aventurat e Huckleberry Finn -librat e pushimeve
  • Autori: Mark Twain
  • Viti i publikimit: 1884

Historia fokusohet djaloshi Huckleberry Finn në arratisjen e tij për të ikur nga shtëpia. Libri është plot ngjyra dhe përshkrime, të njerëzve dhe vendeve, siç është psh., përshkrimi i Lumit Misisipi. Konsiderohet si një paraardhës i letërsisë anti-raciste, sepse është shkruar shumë kohë para luftërave raciste në Shtetet e Bashkuara. Pas këtij libri, është Tom Saëyer, që vazhdon udhëtimin e nisur nga Huckleberry. Një libër i paharrueshëm për fëmijë dhe të rritur. Një libër për të gjithë familjen në udhëtim.

3. Alkimisti - O Alquimista

alkimisti, librat e pushimeve
  • Autori: Paolo Coelho
  • Viti i publikimit: 1988

Ky libër ndan audiencën në gjysmë: ka nga ata që e duan dhe ka nga ata që e urrejnë. Megjithatë është një libër që nuk mund të mohohet, pasi është klasifikuar si një klasik modern. Santiago, duke i besuar një ëndrre të përsëritur një natyrë profetike, vendos të shkojë tek piramidat e Egjiptit për të gjetur thesarin. Leximi gjatë një udhëtimi mund të shërbejë për të kujtuar se, në jetë, mund të takoni njerëz që ndihmojnë ose pengojnë, por asgjë nuk mund ta ndalojë që të ndjekim ëndërrat.

4. Dëborat e Kilimanxharos - The Snows of Kilimanjaro

Deborat e Kilimanxharos-librat e pushimeve
  • Autori: Ernest Hemingway
  • Viti i publikimit: 1932

Në Dëborat e Kilimanxharos Ernest Hemingway rrëfen historinë e një shkrimtari me grua të pasur dhe jetë të rehatshme, i cili vdes duke ngjitur majën perëndimore të malit të Kilimanxharos. Tregimi nënkupton historinë e një personi që ndërmerr një udhëtim të vështirë duke u rrekur të sfidojë kotësinë e jetës. Hemingway jo vetëm në këtë novelë, por edhe në një mori tregimesh e novelash të tjera na çon në udhëtime fantastike, ku veprojnë personazhet e tij.

5. Muzeu i pafajsisë - Masumiyet Müzesi

Muzeu i pafajesise - librat e pushimeve
  • Viti i publikimit: 2006
  • Autori: Orhan Pambuk

Muzeu i pafajsisë ëshë historia e obsesionit të një njeriu në kërkim të ekuilibrit midis tradicionales dhe modernes. Eshtw historia e një djali të ri, që nuk hoqi dorë së kërkuari ish të dashurën e tij, pas ndarjes së tyre. Përmes realizimi të këtij obsesioni lexuesi zbulon Turqinë, konkretisht Stambollin e fundit të shekullit të XX. Shoqëria dhe kultura turke shpaloset me gjithe nuancat, dilemat, nostalgjitë, vlerat dhe aspiratat e saj. Nuk ka lexues të librit, që menjëherë mos ta ketë ndjerë efektin afeksionues ndaj Stambollit, falë librit “Muzeu i pafajësisë”, të cilin ju ftojmë ta lexoni.

6. Dhe dielli lind - The Sun Also Rises

lli lind- librat e pushimeve
  • Ernest Hemingway
  • Viti i botimit: 1926

Fiesta është historia e një grupi të huajsh që udhëtojnë nga Parisi në Pamplona, Spanjë, për të parë demat. Falë këtij libri, festivali i demave u bë i njohur në mbarë botën. Historia ndjek dashurinë dhe jetën e Jake Barnes dhe Brett Ashley pas Luftës së Dytë Botërore që kishte shumë më tepër liri se më parë.

7. Ha, lutu, dashuro- Eat, pray, love

Ha lutu dashuro- librat e pushimeve
  • Autori: Elizabeth Gilbert
  • Viti i publikimit: 2006

Ky libër sigurisht që ofron shënime të vlefshme he të këndshme, për më tepër, do t’ju shtyjë të blini një biletë për diku për të shijuar atë që jeta ka për t’ju ofruar. Është mirë ta lexoni këtë libër gjatë një udhëtimi, sepse vepron si një kujtesë për funksionin e udhëtimit. Udhëtimi ju bën të rriteni si një person. Do të jetë ushqimi, përvoja kulturore ose njerëzit që do të takoni, tek udhëtimi që i përmbledh të gjitha.

8. Shantarm -Shantarm

Shantaram-librat e pushimeve
  • Autori: Gregory David Roberts
  • Viti i publikimit: 2003

Një histori gjysmë-biografike e një vjedhësi të një banke australiane, Roberts, i dënuar me shumë vite burgim. Ai u arratis nga burgu dhe u zhvendos në Indi. Historia fillon me Robertsin, i cili arrin në Bombei, qytetin e tij të ri. Do të gjejë një mjedis të ri që e mirëpret, do të ketë mijëra aventura dhe fotografi të skenave, nga të cilat protagonisti do të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë ka rëndësi të vërtetë në jetë. Leximi i këtij libri do të ndikojë në shpirtin tuaj aventurier si dhe do t’ju nxisë drejt udhëtimeve të reja.

9. Në udhë - On the road

Ne udhe-jack kerouac- librat e pushimeve
  • Autori: Jack Kerouac
  • Viti i publikimit: 1962

ibri renditet një ndër 100 librat më të rëndësishëm të letërsisë moderne të shkruar në anglisht (sipas Time Magazines, New York Times). Vetë shkrimtari librin e ka shkruar në vetëm 3 javë, por për ta shkruar kishte mbledhur copëza shënimesh për gjatë udhëtimeve të tij në vitet 1947-1959 në SHBA dhe Meksikë.

10. Zorba - Vios kai Politeia tou Alexi Zorba

zorba- librat e pushimeve
  • Autori: Niko Kazantzakis
  • Viti i publikimit: 1946

Ngjarjet e romanit zhvillohen në ishullin e Kretës ku takojmë personazhin Aleks Zorba. Romani Zorba përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet si një ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, sipas Qendrës Norvegjeze të Librit (2002). Zorba është tërësimi i figurës së grekut tipik bashkëkohor, real, jetësor, simbol i njeriut të vetvetishëm që mishëron mendësinë popullore greke. Ky libër do t’jua bëjë Greqinë dhe grekët më të dashur, pasi do t’i shihni me një sy tjetër.

Share this:
Tags:

Add Comment

10 + 9 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.