Thursday November 14 2019

CILAT JANE USHQIMET ME TRENDY PER 2018?

Çfarë do të hamë në të ardhmen? Ekspertë nga zinxhiri i supermarketeve të famshme organike Whole Foods, kanë studiuar zakonet dhe shijet e konsumatorëve dhe kanë përshkruar 10 trendet në sektorin e ushqimit për vitin 2018. Shumë prej tyre do të jenë të papritura për ju.

Shije lulesh, kërpudha mjekësore dhe ushqime në formë pluhuri janë vetëm disa nga trendet që do të dominojnë vitin 2018. Këtu janë 10 trendet që do të tërheqin më shumë vëmendje.

1. Shije lulesh

Shefat nga e gjithë bota kanë futur gjatë viteve të fundit  petale lulesh në kuzhinën e tyre, por trendi i këtij viti është se frymëzimi nga lulet po vjen në të gjitha shtëpitë më gjerësisht, jo vetëm si një dekoracion estetik për të zbukuruar pjatën, por për të shtuar aromën në pjatë.

Trendi i ardhshëm ka të bëjë me shijet aromatike, të krijuara nga futja e luleve të plota dhe petaleve në pjatat. Po ashtu futja e tyre edhe në pije apo snack. Për shembull, ka pije të tilla si: qumësht me livando, çaj me Hibiscus(një lloj luleje), ndërsa lulja e sambusco-s (e njohur edhe si elderberry për shkak të ngjyrës së errët) është një nga përbërësit më të përhapur për kokteje dhe pije.

2. Pluhurat ushqimore

Ky është një trend tashmë i konsoliduar: pluhuri ushqimor përdoret çdo ditë nga bodybuilders dhe blogerët e ushqimit. Sipas hulumtimeve, erëza të tilla si matcha(bimë në Japoni nga e cila bëhet një pluhur për çaj), rrënjë nga maca( bimë që rritet në Peru), kakao, shafrani i Indisë, spirulina(që prodhohet nga algat jeshile), lakra, si dhe bimët dhe rrënjët e bimëve aromatike do të dominojnë 2018.

Pluhurat ushqimor kanë përdorime të shumta: ju mund t’i përdorni në makiato, në smoothie, në frape, për t’ju dhënë më shumë energji, ose mund t’i përdorni si pije aleternative. Por mund t’i përdorni edhe për t’i bërë më ushqyese gatimet si supërat, apo ushqimet e ziera, duke u shtuar atyre edhe aftësitë shëruese.

Përveç kësaj, pluhurat e proteinave kanë përfitime estetike: ato sigurojnë lëndë ushqyese si kolagjeni për të përmirësuar shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve.

3. Kërpudha medicinale

Një tjetër prirje e ndjekur nga konsumatorët e ndërgjegjshëm për shëndetin është kërpudhat mjekësore, të përdorura tradicionalisht si përbërës shtesë të ushqimit. Nga më të kërkuarat janë kërpudhat reishi, chaga, cordyceps dhe krifa e luanit, të cilat përdoren edhe për pije të tilla si kafe, çaj dhe smoothie.

Një shije shumë të mirë kanë gjithashtu kur përdoren në supërat me kërpudha, ndërsa gjethet e mëdhenj dhe të butë shkojnë mirë me kakaon, çokollatën ose kafen. Kufiri i kërpudhave mjekësore gjithashtu përhapet edhe në kujdesin e trupit: ato përdoren për të prodhuar sapunë, apo produkte të tjera të ngjashme të kujdesit ndaj flokëve.

4. Ndikimet nga Lindja e Mesme

Sipas gjigantit të produkteve organike, konsumatorët do të duan të eksplorojnë edhe më thellë në kuzhinën e Lindjes së Mesme, pasi nuk mjaftojnë produktet që tashmë janë bërë të zakonshme, të tilla si hummus(një lloj salce e trashë e bërë nga fasulet me erëza, pite (një lloj buke) dhe qoftet vegjetariane.

Në vitin 2018 kemi dëshirën për të zbuluar traditat më të thella dhe pjatat rajonale të këtyre kulturave, ku dominojnë përbërës dhe erëza të panjohura për ne, si harissa, kardamom, za’atar, tahini dhe fruta dehidratuese.

Kurioziteti i konsumatorëve do të përqëndrohet në kuzhinën persiane, izraelite, marokene, siriane dhe libaneze dhe në pjata të tilla si shakshuka (pjatë me qepë, hudhër, domate, speca, piper i zi, erëza dhe vezë) dhe halloumi (një lloj djathi) i pjekur në zgarë.

5. Transparenca 2.0

Konsumatorët do të kërkojnë transparencë gjithnjë e më të madhe mbi origjinën, përbërjen dhe paketimin e produkteve ushqimore që do të blihen.

Nëpër supermarkete produketet do të kenë më shumë informacione të detajuara mbi etiketat, si: lista e plotë e përbërësve, specifikimeve OMGJ, çertifikimi i tregtisë së ndershme, çertifikatë mbi mirëqënien e kafshëve, origjinën e lëndëve të para, etj.

6. Teknologji të përparuar në ushqyerje

Inovacionet në teknologji dhe shkencë do të na lejojnë të zhvillojmë receta të reja duke manipuluar përbërësit dhe proteinat nga bimët për të krijuar ushqime alternative për çdo lloj konsumatori.

Do të ketë varietete të reja të qumështit dhe kosit me bazë arra, bizele, banane, si dhe produkte të tjera me qumësht pa lattici (baktere), si p.sh., brownie, akullore, briosh dhe crème brulee vegan, të cilët do të pëlqehen edhe nga jo veganët.

7. Snack alternativ

Ushqimet krokante janë gjithmonë më të dashurat për konsumatorët, por teknologjitë e reja gjithashtu do të prezantojnë versionet edhe më krokante në të ardhmen, duke përdorur përbërës të rinj.

Metodat e reja të përpunimit dhe kombinimi të  përbërësve, do të prodhojnë patatina, apo makarona në formë fluture, jo me mënyrën e zakonshme, por nga jicama (një bimë kacavjerrëse meksikane), e përzier me lakër brukseli, duke krijuar një seri të patatinash apo makaronash me bazë bimore.

8. Taco të ëmbla dhe me përbërës të ndryshëm

Kuzhina e Amerikës Latine do të vazhdojë të jetë e modës, sidomos në Shtetet e Bashkuara, por do të ketë ndryshime në përbërësit, për shembull në shtresën e jashtme dhe në mbushjen e tacos.

Taco nuk do të jetë vetëm e kripur: për mëngjese dhe nëpër restorante, do të serviret edhe tako e ëmbël. Përveç kësaj ka një evolucion të tortillës, me varietete të bëra nga misri dhe barbacoa (një gatim i veçantë i mishit). Për mbushje, perime jeshile të reja me gjethe, sallatë dhe  algat. Takot do të përgatiten gjithashtu pa grurë, për ato që duan të ndjekin dietën paleolitike.

9. Nga rrënja tek kërcelli

Popullore në restorantet me 5 yje, e ashtuquajtura kuzhina root-to-steam (nga rrënja te kërcelli), sipas të cilit ju duhet të përdorni çdo komponent të frutave apo  perimeve, duke përfshirë edhe ato pjesë që zakonisht nuk hahen, por që si tendencë e 2018, do të mbërrijë  në tavolinat e të gjithë konsumatorëve.

Një lloj kuzhine që lufton mbeturinat ushqimore, shkurt, që do të zbulojë shijet alternative. Në mesin e recetave që ne do të shohim në vitin 2018, do të jenë lëkura e shalqirit turshi, gjethet e rrepës në salcë pesto dhe krem me kërcell brokoli.

10. Pije të reja me aromë dhe me gaz

Jo vetëm ushqimi: fusha e pijeve do të revolucionarizohet. Krahas pijeve paraardhësve klasike, do të hyjnë në treg pije të tjera të gazuara, si p.sh., uji me bazë produktesh vegjetale si: rrëshira e panjës dhe plepit, kafe me gaz dhe pije të tjera të gazuara.

Share this:
Tags:

Add Comment

3 × five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.