Tuesday May 21 2019

OSCAR, JA KU I RUAJNE STATUJAT

Nga banjo në piano, ose tek mamaja: ja ku yjet kanë vendosur t’i mbajnë statujat e çmimeve Oscar, sapo kanë mbërritur në shtëpi.

Fitimi i një Oskar është ëndrra e kujtdo që punon në kinema. Por sapo të merret njohja e lakmuar, çfarë ndodh me statujën? Ja deklaratat që yjet kanë lëshuar kur janë pyetur për këtë gjë.

Kate Winslet, në banjë

Për të mos iu përgjigjur më pyetjeve të mysafirëve që sapo hynin  në shtëpinë e saj e pyesnin se ku është statuja e aktores më të mirë për vitin 2009, Kate vendosi ta vendoste atë në banjë, pas vazos së tualetit:

“Të gjithë që vinin në shtëpinë time, vazhdonin të më pyesnin për të, donin ta merrnin në duar e ta ngrinin lart sikur do ta kishin mbajtur po ta kishin fituar ata, kështu që mendova se do ishte më mirë ta mbaja në banjo. Kështu mund të shmangia të gjitha pantonimet”.

Lupita Nyong'o, në një raft të veçantë

Aktorja, fituesja e statujës së aktores më të mirë jo protagoniste në vitin 2014 për filmin 12 years a slave rrëfeu se e mbante statujën në mënyrën më klasike:

“Ajo  është vënë thjesht në një raft të veçantë”, duke shtuar se ia lejon mysafirëve që ta prekin, sa herë që ata dëshirojnë.

Catherine Zeta-Jones, në shtëpinë e plazhit

“Është në shtëpinë tonë në Bermuda”, zbuloi aktorja, fituesja e statujës në vitin 2002 si Aktorja më e Mirë Joprotagoniste në filmin Chicago.

“Unë mendova se nuk do të kishte shumë Oscar të tjerë që do të që të jetonin atje. Dhe sigurisht, të gjithë ata që vijnë për të na vizituar duan të bëjnë një fotografi me të. “

Tom Hanks, në raftin e trofeve

“Ku i mbaj ato? Ata janë në raftin e trofeve të familjes, së bashku me trofetë e tjera”, tha aktori duke folur për dy Oscar-ët e tij, të dy fituar si Aktori Më i Mirë Protagonist, në 1993 dhe 1994, respektivisht për filmat Filadelfia dhe Forrest Gump.

“Mendoj se aty ndodhet edhe statuja e nënës më të mirë në botë në atë raft”, ka shtuar ai.

Alicia Vikander, tek një mikeshë

“Unë nuk e kam parë më statujën që nga ajo natë!”, rrëfeu aktorja, e cila fitoi çmimin si Aktorja Më e Mirë Protagoniste për vitin 2016 për filmin The Danish Girl.

U zhvendosa menjëherë pas marrjes së çmimit dhe kam qenë larg për punë për një kohë të gjatë, kështu që ia dhashë një shoqes sime në Los Angelos.

Për fat të mirë, vajza e saj gjithmonë më dërgon foto që më tregojnë se statuja është mirë dhe kujdeset për të. I adhuroj përditësimet e fotografive”.

Jennifer Lawrence, në shtëpinë e prindërve të saj

Pasi fitoi çmimin për Aktoren Më të Mirë për filmin The Positive Side në vitin 2013, aktorja siguroi statujën e saj duke e çuar në shtëpinë e prindërve në Kentucky. Ata e kanë  vendosur atë në një pozicion të dukshëm, thjesht mbi pianon e dhomës së ndenjes.

Jamie Foxx, tek menaxheri

“Eshtë menaxheri im që mban Oscar-in për mua. Ai e mban atë në dritaren e tij, ka shumë rrëmujë në shtëpinë time “, tha i dashuri i Katie Holmes, i cili fitoi statujën në vitin 2004 si Aktori Më i Mirë Protagonist për performancën e tij në filmin Ray.

Reese Witherspoon, në dhomën e ndenjes

Ylli, që fitoi çmimin Oskar për Aktoren Më të Mirë në vitin 2005, për filmin Walk the line, tha se ajo fillimisht kishte menduar dy mundësi, ose mundësia e shndërrimit të statujës në një njeri të vogël që troket në derë ose në një gjerdan.

Për fat të mirë, kur pa se dy të parat ishin të pamundura, gjeti një zgjidhje më tradicionale: “Asnjë nga të dy alternativat nuk ishte shumë praktike, kështu që thjesht e vendosa në dhomën e ndenjes”.

Emma Stone, tek nëna e saj

Kur u pyetën se ku e mbante statujën e saj, ajo tha se ia kishte besuar atë personit më të rëndësishëm që ta mbante: “Nëna ime e mban atë”.

Jo vetëm kaq. Pasi fitoi Oscar në vitin 2017 për La La Land, ajo mori një dhuratë të papritur nga prezantuesi televiziv dhe komediani Jimmy Kimmel:

“Ai më dërgoi disa mbathje të vogla gome për tia veshur statujës, duke më shpjeguar se kjo gjë do të sillte më shumë mirësjellje në shtëpin”.

Gwyneth Paltrow, të fshehur

“E mbaj atë në pjesën e pasme të raftit që kam në dhomën e gjumit, sepse më krijon situatë jo të këndshme”, tha aktorja që fitoi Oscar për Aktoren Më të Mirë në vitin 1999 për filmin Shakespear in Love.

“Për disa javë pas fitores, e mbajta në një depo, madje as nuk e kam vënë në raft, sepse më bënte të ndihesha keq.

Për disa arsye nuk mund të ndihem e qetë nëse e shoh. Ndihem e zënë ngushtë dhe risjell emocione traumatike.

Kjo statujë është e lidhur me një periudhë jo aq të bukur të jetës sime “.

Natalie Portman, nuk e di

“Nuk e di ku është,” tha aktorja e cila fitoi Oskar në vitin 2011 për filmin Black Swan.

“Mendoj se është në një vend të sigurt, por nuk mbaj mend”, tha ajo duke shtuar se po përpiqet që i biri të mos përqëndrohet në idhujt e rremë, në mënyrë që të mos i japë një mesazh të gabuar djalit të saj.

Share this:
Tags:

Add Comment

2 × 3 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.