Monday July 22 2019

MUAJI I MJALTIT, TENDENCAT E 2018

Muaji i mjaltit nuk është një udhëtim i thjeshtë. Megjithëse duket si tradicional, në fakt, që kur çiftet bashkëjetojnë dhe udhëtojnë shumë kohë para martesës, nuk e bën më aq klasik sa dikur. Megjithatë është një moment i rëndësishëm që mbahet mend për gjithë jetën. prandaj edhe zgjedhja duhet të jetë e kujdeshme. Fakti që dy të dashuruarit pas martesës largohen nga të gjithë për të jetuar përvojën e tyre si të porsamartuar, e kthen udhëtimin në një eksperiencë të paharrueshme.

muaj mjalti

Është gjithashtu e vërtetë, se çiftet sot nuk është se mezi presin të kalojnë kohën së bashku, pasi ata kanë bërë sa e sa udhëtime më përpara. Prandaj dëshira e tyre është që të gjejnë një destinacion udhëtimi, për të eksloruar dhe fituar emocione të veçanta. Kjo e bën zgjedhjen e destinacionit për muajin e mjaltit një mision unik. Si çdo gjë tjetër edhe muaji i mjaltit ka trendet e veta të ndryshimit. Këtu do ju njohim me tendencat e vitit 2018 për një muaj mjalti të paharruar.

1. Një muaj mjalti pa aeroplan

udhetoj pa avion

Motivimi për të bërë këtë udhëtim me tren mund të jetë i ndryshëm: frika e fluturimit, ose dëshira për të jetuar një pushim tjetër, më pak të rehatshëm, por më aventurier. Sigurisht që pa avion nuk mund të shkoni shumë larg, por mund të udhëtoni lehtësisht me tren në mes të qyteteve të mëdha europiane, si Berlin, Amsterdam, Paris, Barcelonë dhe pastaj mund të përfundoni pjesën përmbyllëse të udhëtimit në një nga qytetet ku nisen kroçerat për në: Ishujt Balearik , Europën Veriore, Greqi, Itali apo Ballkan.

2. Udhëtim me kroçera

krocera

Kroçerat mund të jenë një zgjidhje e shkëlqyer për ata që duan të udhëtojnë duke parë vende të ndryshme me një kosto të ulët. Janë ekonomike dhe shumë mbresëlënëse. Përshembull shumë klasik është lundrimi në Mesdhe, i cili ju lejon të vizitoni vende të ndryshme në Spanjë, Francë, Tunizi dhe Itali. Një avantazh shtesë është aftësia për të rregulluar shërbimet në bazë të buxhetit. Kroçerat janë një ide mjaft e mirë për të kombinuar plazhet dhe detin me ekskursionet dhe turnet kulturore.

3. Në vendet e serialit të preferuar

Irlanda e veriut muaj mjalti

Ndër trendet e muajit të mjaltit 2018 është të vizitoni vendet e serialit tuaj të preferuar. E meqënëse serialet turke mbeten ndër më të preferuarit për shqiptarët, trend i muajit të mjaltit, sidomos kur të dy partnerët kanë të njëjtën tërheqje pas telenovelave, është Stambolli. Për një buxhet akoma më të lartë, është udhëtimi bazuar tek seriali tjetër shumë i pëlqyer Game of Thrones.
Ky serial të shpie në disa nga vendet më evokuese në botë. Këto destinacione përfshijnë Irlandën e Veriut, Spanjën, Maltën, Marokun, Islandën dhe Kroacinë. Një itinerar i bukur udhëtimi që i merr të sapo martuarit në mes të peizazheve më të bukura dhe kështjellave të Europës veriore dhe i zhvendos në mesin e plazheve të bukura të Maltës dhe Kroacisë. Përveç serialeve, kinemaja gjithashtu adreson shumë vende të bukura për çiftet e reja. Dhe janë të shumtë ata që gjatë muajit të mjaltit, duan të shohin vendet më emblematike të filmave të tyre të preferuar.

4. Afrika e Jugut, udhëtimi i mijëra sfumaturave

Të vizitosh Afrikën e Jugut do të thotë të bësh një udhëtim të mbushur me emocione të forta. Ju do të zhyteni në kultura magjepsëse, do të mbaheni për dore para perëndimeve të diellit që të lënë pa frymë, do të habiteni para madhështisë së kafshëve në një safari fotografik … Por mbi të gjitha, ju do të tërhiqeni plotësisht nga grindjet e përditshme.

5. Transsieberian, aventura ruse

Rusia është shënuar si një nga destinacionet më trendy për muajin e mjaltit. Vendi ofron një shumëllojshmëri të tillë të propozimeve të udhëtimit dhe destinacioneve të mundshme, saqë është e vështirë të zgjedhësh. Por në mënyrën më absolute, një nga trendet më joshëse të momentit, është udhëtimi me Trans Siberian. Një udhëtim me tren nga Moska në natyrën e pafund siberiane, nga peizazhi Baikal që të lë pa frymë tek parqet e Mongolisë, nga shkretëtira e Gobit në Murin e Madh Kinez.

6. Aventura oqeanike në Europë

Për të gjetur parajsa të vërteta tokësore, nuk ka nevojë për të ndryshuar kontinent. Europa fsheh një mijë mrekulli që nganjëherë i nënvlerësojmë. Azzorre është një arkipelag i Portugalisë i vendosur në zemër të Oqeanit Atlantik; ishujt e tij ofrojnë mundësi për t’u çlodhur dhe për të shijuar bukurinë e një natyre të egër. Një destinacion i përsosur sidomos nëse martohesh në muajt e verës.

Share this:
Tags:

Add Comment

1 × one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.