Monday September 16 2019

UDHETIMI I PARE: NE CILAT VENDE TE SHKOSH DHE NE CILAT JO

Udhëtimi i parë i gjatë për çiftet e reja, nuk është aq i thjeshtë sa duket. Dëshira për të njohur një destinacion të ri, për tu zbavitur dhe për të shijuar, përpëlitet mes dëshirës dhe kureshtjes për të përballuar me sukses netët e para si çift. Çfarë është më ngazëllyesja, do të flenë bashkë për disa netë dhe kjo nuk është një provë e vogël. Nga ana tjetër, do të ndajnë financat bashkë, pëlqimet dhe mospëlqimet, zakonet e njërit e të tjetrit, të gjitha këto në një destinacion të ri, që është mirë ta zgjedhin me kujdes përpara se të nisen.

Jo të gjitha destinacionet janë të përshtatshme për ato që udhëtojnë bashkë për herë të parë. Pasi ekziston rreziku që gjatë apo pas udhëtimit, çifti të shndërrohet në anti-çift, ose ndonjëri prej tyre të gjejë partner të ri. Prandaj do të përpiqemi që të kuptojmë se cilat janë ato destinacione që duhet të evitojmë që të mos rrezikojmë lidhjen e re dhe cilat janë ato destinacione të cilat na ndihmojnë drejt një faze më të konsoliduar të dashurisë.

1. Ibiza

Ibiza për pushimet e para të çiftit është një destinacion i rrezikshëm. Në të vërtetë, nëse do të bashkohesh me turmën e njerëzve që derdhin lumenjtë e alkoolit në rrugë, ka shumë shanse që të humbisni kontrollin dhe pastaj të zemëroheni me njëri -tjetrin. Por nëse jeni një çift i hapur dhe i disponueshëm për “eksperimente”, atëherë merreni parasysh si destinacion. ndërsa për çiftet që janë shumë xhelozë, ky destinacion nuk është i rekomandueshëm fare.

2. Meksika

Një destinacion jo shumë i rrahur nga çiftet e reja në Shqipëri, për një mori arsyesh financiare dhe dokumentacioni, por shumë i preferuar nga të rinjtë europianë. Gjithsesi as ky vend nuk është fare i rekomandueshëm për çiftet në udhëtimin e tyre të parë. Edhe pse në shikim të parë mund të duket një destinacion i qetë dhe i përshtatshëm për çifte e dashuruar, ka nga ata që thonë saktësisht të kundërtën. Për disa arsye të çuditshme është një vend që ushqen xhelozi dhe diskutim. Më mirë ta shmangni.

3. Venecia

Pavarësisht se është një udhëtim ekonomik dhe romantik për iftet, Venecia ka një atmosferë melankolike dhe prandaj është e papërshtatshme për çiftet e përgjumura, të cilët kanë nevojë për një shpërthim energjie. Nëse i përkisni kësaj kategorie, më mirë ta shmangni.

4. Parisi

Paris fatmirësisht konfirmon destinacionin ideal për çiftet e dashuruar, të rinj dhe të vjetër. Pra, nëse doni që dashuria juaj të lulëzojë përgjithmonë ose të vazhdojë të lulëzojë, kryeqyteti francez është padyshim për ju.

5. Tenerife

Pak ndër çiftet e reja guxojnë ta zgjedhin këtë destinacion, por duhet ta dini se është një ndër destinacionet e rekomanuara për udhëtimin e parë të çiftit të dashuruar. Sipas disa sondazheve, shumë nga të dashuruarit që e kanë vizituar kur ata ishin akoma në fillet e tyre të dashurisë, janë akoma të lumtur. Me pak fjalë, Tenerife me sa duket sjell fat të mirë për të dashuruarit dhe të porsamartuarit.

6. Barcelona

Pak ndër çiftet e reja guxojnë ta zgjedhin këtë destinacion, por duhet ta dini se është një ndër destinacionet e rekomanuara për udhëtimin e parë të çiftit të dashuruar. Sipas disa sondazheve, shumë nga të dashuruarit që e kanë vizituar kur ata ishin akoma në fillet e tyre të dashurisë, janë akoma të lumtur. Me pak fjalë, Tenerife me sa duket sjell fat të mirë për të dashuruarit dhe të porsamartuarit.

7. Barcelona

Udhëtimi në çift me kosto të ulët në Barcelonë është një ide e shkëlqyer për të dashuruar që duan të kalojnë pushimet e tyre të para së bashku nën shenjën e lumturisë dhe romancës. Është në fakt një qytet shumë i gjallë dhe me diell, i cili infekton këdo që e viziton atë me atmosferën e tij të gjallë.

Share this:
Tags:

Add Comment

18 − 10 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.