Sunday November 17 2019

BERLIN, 10 PJATA AUTENTIKE QE DUHET T’I PROVONI PATJETER

Kur ke në duar një menu me emra të tmerrshëm, e vetmja gjë që të duhet, është ndihma. Le të themi të vërtetën, kur flasim për kuzhinë të mirë, kuzhina gjermane nuk është e para që na vjen në mendje. Por mos harroni, jeni në Berlin dhe duhet të provoni patjetër nga kuzhina lokale. Eshtë thuajse një detyrim. Prandaj ju ftojmë të eksploroni pjatat tipike berlineze. Jo vetëm për të provuar gjëra të ndryshme, por edhe për t’i dhënë përgjigje pyetjeve: Çfarë duhet të hani në Berlin? Cilat janë pjatat tipike të kuzhinës berlineze dhe gjermane?

cfare te hani ne Berlin

Vendi që shkon, zakonet që gjen! Ky koncept është veçanërisht i vlefshëm për ushqimin dhe Berlinin, pasi është pa dyshim kryeqyteti europian i mishit, por jo vetëm. Ushqimi në rrugë dhe ëmbësirat delikate janë një “leit motiv” i qytetit gjerman, për t’u shijuar, padyshim, shoqëruar nga një birrë bjonde të freskët. Gjithçka që mbetet është të provosh me gojën tënde në këtë udhëtim të shkurtër, por intensiv të gastronomisë së Berlinit … “Genießen Sie Ihre Mahlzeit” (Shijoni ushqimin tuaj)!

Shiko edhe 10 GJERA PER TU PARE PATJETER NE BERLIN

Shiko edhe 10 GJERA QE NUK DUHET T’I BENI NE BERLIN

1. Eisben mit Sauerkraut (Kofshë derri)

Eisben mit Sauerkraut

E këndshme për syrin, por edhe e shijshme, Eisben mit Sauerkraut, është një pjatë me bazë mishi të një cilësie shumë të mirë, i skuqur, i zier e më pas i mbuluar me xhelatinë. Shërbehet me perime tradicionale ose patate të shijshme. Kjo pjatë duhet provuar patjetër në Berlin, sidomos ka shije shumë të mirë e duhet ta provoni nëse ndodheni në ndonjë restorant fshati.

  • Këshillohet pë një: drekë ose darkë
  • Çmimi mesatar: € 21,00
  • Përbërësit kryesor: kofshë derri, crauti(lakër turshi), mustardë dhe patate dhe perime si garniturë

2. Apfelstrudel (Strudel molle)

Apfelstrudel

Një legjendë e vërtetë e kuzhinës gjermane, imitohet nga shumë vende, por kjo origjinalja nuk mund të krahasohet! Një petë sfoliat, e mbushur me mollë, rrush të thatë, sheqer, thërime buke dhe kanellë, shndërrohet në një ëmbëlsirë fantastike, e shoqëruar me pak akullore me vanilje. Provoni për ta besuar!

  • Këshillohet për një: mëngjes ose pasdite
  • Çmimi: 5,00 €
  • Përbërësit kryesorë: mollë të pjekura, rrush i thatë, petë sfoliat, sheqer, kanellë, bukë e thërmuar.

3. Currywurst

carry wurst

Një domosdoshmëri e kuzhinës gjermane, shoqëruar me salcën curry dhe ketchup, me patate të skuqura dhe një birrë të freskët. Nuk ka të krahasuar, kjo pjatë e thjeshtë, por shumë e dashur, jo vetëm për berlinezët, por edhe turistët e shumtë që preferojnë Berlinin si destinacioin.

  • Këshillohet për një: drekë alternative
  • Çmimi: € 3,00
  • Përbërësit kryesorë: wrustel, curry, ketchup, patate të skuqura, bukë e bardhë.

4. Bretzels (Gjyvvrekë)

Bretzels

Shoqërues shumë i mirë i birrës, një lloj buke e veçantë, jo vetëm për shkak të brumit, por edhe formës së thurur me gërsheta. Një shoqërues i pazëvendësueshëm me aromë shumë të mirë, sipërfaqja e tyre është e mbushur me kripë kokërrmadhe apo fara susami, duke u bërë të parezistueshme.

  • Këshillohen për: drekë ose darkë, si shoqëruese për pjatat e tjera dhe birrën
  • Çmimi: € 1,50
  • Përbërësit kryesor: miell gruri, maja birre, ujë, kripë, fara susami.

5. Kartoffelpuffer

Kartoffelpuffer

Gjenden në dy variante, të kripura ose të ëmbla, brumi i vogël me bazë pataten janë një snack ideal për t’u shijuar ndërsa shëtisni nëpër rrugët e Berlinit.

  • Këshillohet si: snack për tu shjiuar rrugëve të qytetit
  • Çmimi: € 4,00
  • Përbërësit kryesor: patate, miell, kripë, fryrës, gjalp.

6. Königsberger Klopse (Qofte)

koenigsberger-klopse

Një pjatë vërtetë shumë e shijshme me origjinë nga kuzhina prusiane. Bëhet fjalë për qofte të bëra nga mishi i grirë viçi, derri dhe lope, shoqëruar me një krem me bazë verë dhe limon. Një pjatë e dytë për të lëpirë thonjtë!

  • Këshillohet për: drekë ose darkë
  • Çmimi: € 15,00
  • Përbërësit kryesor: Mish i grirë( viçi, lope, derri), kaperi, pana dhe limon.

7. Senfeier

Senfeier

Pjatë tipike e periudhës së Pashkëve, bëhet fjalë për një vezë gjysmë të zier, e spërkatur me senape dhe shoqëruar me një purè patatesh klasike.

  • Këshillohet për një: drekë
  • Çmimi: € 7,50
  • Përbërësit kryesorë: vezë, sojë, mustardë, patate

8. Maultaschen

Maultaschen

Nuk mund të largohemi nga provuar një shije të shijshme të raviolit të mbushur me mish apo spinaq, të përsosura për tu ngrënë dhe ngrohur në ditët e ftohta të Berlinit.

  • Këshillohet për një: drekë
  • Çmimi: € 8,00
  • Përbërësit kryesor: ravioli me spinaq ose mish.

9. Schnitzel (Shnicel)

Schnitzel

Nuk është një kotoletë e thjeshtë. Me ngjyrë të artë, krokante, me një sallatë jeshile ose patate, schnitzel është një gjë që duhet provuar patjetër nga kuzhina gjermane, shoqëruar nga feta e limonit që nuk duhet të mungojë.

Këshillohet për një: drekë ose darkë

Çmimi: € 7,00

Përbërësit kryesor: mish viçi, miell, galetë, vezë.

10. Pfannkuchen

Pfannkuchen

E mbyllim këtë top ten të pjatave që duhet të provoni në Berlin me një ëmbëlsirë autentike: një ëmbëlsirë klasike në formë petulle, shumë e shijshme për tu shoqëruar me reçel, e përshtatshme për të plotësuar kërkesat edhe më ekzigjente. Gjendet edhe në variantet vegan dhe pa gluten “gluten free”.

  • Këshillohet si: ëmbëlsirë pas një vakti, ose si snack
  • Çmimi: € 5,00
  • Përbërësit kryesor: miell, vezë, qumësht, fryrës për ëmbëlsira.
Share this:
Tags:

Add Comment

12 + 12 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.