Sunday May 19 2019

15 LULE PER T’U MBJELLUR NE PRANVERE

Pranvera po vjen dhe nëse nuk keni të paktën një bimë të gjelbër në ballkonin tuaj, është e vështirë t’i rezistoni tundimit për të zbukuruar ballkonin, ose shtëpinë me lulet plot ngjyra. Në këtë periudhë, serat dhe dyqanet e luleve janë të mbushura me ngjyra të bukura dhe romantike.

lulet e pranveres

Lëreni veten të frymëzoheni prej luleve që ju tërheqin më shumë, përdorni vazo me ngjyra ose objekte të riciklueshme për të krijuar një cep të bukur në ballkon, apo tarracë. Kultivimi i luleve të pranverës të ngre lart humorin si dhe i jep më shumë freski e gëzim ambientit përreth.
Nëse doni, ndiqni edhe guidën tonë të luleve, për të rritur me sukses azaleas, begonia, viola, tulipanë, e trëndafila. Për të patur një ballkon të lulëzuar, nuk është aspak e vështirë dhe njëkohësisht të jep kënaqësi të madhe!

1. Azaleas

azaleas

Azaleas është një lule që lulëzon në ngjyra të mrekullueshme: rozë, të kuqe, të bardhë dhe magenta(rozë në lejla të thellë), ka gjethe jeshile dhe të trasha. Ka shumë lloje të tyre, kështu që periudha e lulëzimit është e gjerë: nga marsi deri në tetor. Ata janë bimë shumë rezistente dhe me gjelbërim të përhershëm. Ideali do të ishte që t’i mbillnit në kopsht, sepse nuk kanë frikë as nga i ftohti, as nga nxehtësia. Por ata mund të përshtaten shumë mirë edhe në saksi, madje disa ekzemplarë të vegjël mund të mbahen brenda shtëpisë! Le të shohim se cilat janë trajtimet e nevojshme për të kultivuar azaleas të shëndetshme dhe të bukura.
Toka është me rëndësi të madhe për azaleas: duhet të mbillet në tokë acide, e drenuar mirë dhe pa ujë të ndenjur. Kur mbillni azaleas, duhet bërë kujdes për të mos i mbjellë ato shumë thellë, sepse a i kanë rrënjët shumë të cekëta.
Nëse jetoni në një klimë të butë, vendosini azaleas në diell të plotë, por bëni kujdes që gjatë pikut të verës të qëndrojnë në gjysëm hije, ai është vendi i tyre i preferuar.
Azaleas ka nevojë për ujitje të rregullt dhe të bollshme, por pa ujë të tepërt. Nëse është shumë nxehtë, është mirë të spërkasni me ujë edhe lulet, edhe gjethet. Për ta shtuar lulëzimin dhe për ta bërë atë më të bukur dhe rezistente është e këshillueshme që të shtoni kohë pas kohe pleh universal, për ta pasuruar tokën me ushqyes të dobishme për bimën.

2. Begonia

begonia

Begonia është bimë me zhardhok, me një larmi të gjerë luesh dhe ngjyrash. Gjethet janë me shkëlqim dhe shkojnë nga jeshile në të purpurt. Ata janë mjaft të thjeshta për t’i rritur, por duhet edhe kujdes. Ju duhet t’i mbillni (ata shiten me kubikë), kur rreziku i acarit është shmangur, nga mesi i prillit e tutje. Ata do të çelin në verë. Por nëse duam ta përshpejtojmë lulëzimin, mund t’i mbjellim edhe në vazo brenda shtëpisë: në këtë mënyrë begoniat lulëzojnë që nga marsi.
Ata janë lule që frikësohen nga dielli, kështu që duhet të mbillen në zona me gjysmë hije. Toka duhet të jetë e drenazhuar mirë, me një shtresë në pjesën e poshtme të vazos prej së paku 5 cm me gurë ose argjilë, si për begoniat në tarracë dhe për ata brenda shtëpisë. Ujitja duhet të jetë e bollshme, por jo aq sa të rrijë uji në vazo.

3. Crocus (Krokus)

crochus

Crocus janë lule të vogla që lajmërojnë pranverën. Varietetet e tyre ndahen në lloje të vjeshtës dhe pranverës. Nga këto të fundit ka shumë lloje, në ngjyrat më të larmishme: të artë të verdhë ose ngjyrë kajsi, të bardhë, ngjyrë vjollce etj.
Ata janë lule me zhardhok, rriten deri në 20 cm dhe lulëzojnë lule të vogla dhe të shumta në formën e kumborës. Terreni ideal për crocuses është i përbërë nga përzierja e tokës me rërën. Dheu duhet të jetë i drenazhuar mirë edhe nëse ata kërkojnë pak ujitje. Ata janë shumë të shkathëta, në të vërtetë mund të mbillen, ose në kopsht, ose në tarracë, madje edhe brenda shtëpisë. Ata nuk kanë frikë nga dielli, por është mirë t’i mbrosh ata nga era.

4. Freesias

fresias

Freesias është një bimë barishtore shumëvjeçare, me lule të vogla dhe shumë aromatik që zbehet nga e bardha në të verdhë deri në të gjelbër. Pastaj ka edhe freesias hibride që na lejojnë ne të mburremi me një larmi të madhe ngjyrash: rozë, blu, të kuqe, portokalli …
Për t’i kultivuar ato, ekspozimi ideal është në diell të plotë. Por ata kanë frikë nga i ftohti: nëse jetoni në një zonë me dimër të ftohtë, ju duhet t’i kultivoni në vazo, dhe t’i mbuloni kur është ftohtë. Terreni ideal për freesias është toka e butë dhe e drenazhuar mirë: dheu universal është mjaft i mirë, por duhet të përzihet me shumë rërë. Ata ujiten çdo 4-5 ditë, nëse toka bëhet shumë e thatë.
Freesias janë lule që mund të rriten edhe në apartament dhe përdoren edhe për tu vendosur në vazo zbukurimi për të krijuar më shumë efekt.

5. Geranium

geranium

Geranium që në shqip njihet si “mullaga”janë padyshim një nga lulet më të përhapura në ballkonet dhe tarracat tona. Pavarësisht se janë shumë të bukura dhe piktoreske, duhet të jeni të kujdesshëm për t’i bërë ato të lulëzojnë mirë dhe me bollëk, përndryshe shumë shpejt do t’i shihni të rrënuara, pa lule dhe jo shumë të bukura për syrin.
Geranium duhet të riprodhohet çdo pranverë, duke u kujdesur që të mos zgjidhni vazo shumë të vogla. Toka duhet të jetë e butë dhe e lehtë për të shmangur ujin e tepërt: ideale është përzierja e tokës me dheun universal. Ata ujiten shumë shpesh, madje edhe çdo ditë gjatë sezonit të nxehtë. Por i kushtoni vëmendje ujit të ndenjur që mund t’i shkatërrojë dhe t’i dobësojë ato. Është e rëndësishme të shtoni në geranium çdo 2 javë, apo më shumë, plehra universale për t’i bërë ato të lulëzojnë me forcë!
Nëse doni t’i ruani gjatë vitit, atëherë duhet t’i mbuloni nëse temperatura bie nën 15 gradë.

6. Gerbera

Gerbera është një lule shumë e ngjashme me margaritën, por është më elegante dhe petalet e saj janë më të gjata dhe më të theksuara. Veçori e saj janë ngjyrat shumë të përcaktuara dhe të shumëllojshme: e bardhë, vjollcë, jargavan, e verdhë, e kuqe dhe portokalli. Për shkak të bukurisë së saj kultivohet industrialisht për të prodhuar lule të prera. Është mjaft e thjeshtë të rritet, e përshtatshme për kopshte, ballkone dhe tarraca. Mund të ekspozohet në diell të plotë, por duke i kushtuar vëmendje muajve të ngrohtë.
Toka duhet të jetë e freskët, por mbi të gjitha e drenazhuar mirë: gerbera në fakt frikësohet nga uji i ndenjur që menjëherë e shkatërron lulen. Pra, duhet të laget rregullisht, por vetëm kur toka të jetë e thatë përsëri.

7. Iris

iris

Iris janë lule shumë të bukur dhe lule skenike që përfshijnë rreth 200 lloje të ndryshme që i përkasin familjes së iridaceae. Varësisht nga llojet, metodat e trajtimit mund të ndryshojnë gjithashtu. Megjithatë, iris janë të përshtatshme për rritje si në kopsht dhe në vazo.
Toka duhet të jetë shumë e drenazhuar për të gjitha llojet, për të lejuar zhardhokun që të rritet mirë dhe të mos kalbet. Pastaj ka lloje që kërkojnë më shumë lagështi dhe të tjera që kërkojnë terren më të freskët. Ata duhet të vaditen rregullisht duke shmangur ujin e tepërt dhe gjatë lulëzimit do të ishte mirë të shtoni pak pleh, duke u kujdesur për të zgjedhur të përshtatshmin për bimën që keni zgjedhur.

8. Narcisi

Narcisi është lule e gëzuara me ngjyrën e diellit, që ndër të parat shpall pranverën! Ata janë lule me zhardhok që lulëzojnë përsëri çdo vit. Llojet më të hershme japin lule të para që nga fundi i shkurtit. Zhardhokët mbillen në vjeshtë, deri në dhjetor. Nëse nuk e keni bërë këtë gjë gjatë kohës së duhur, atëherë ju mund të blini bimë me fidanë dhe t’i mbillni në një vazo. Mund të përzieni dheun e luleve me rërë të trashë.
Mirëmbajtja e narcisi është mjaft e thjeshtë, ju duhet të kujdeseni që t’i hiqni të gjitha gjethet e thata gjatë kohës së lulëzimit për t’i dhënë forcë luleve.

9. Nasturtium

nasturtium

Nasturtium lulëzon në pranverë me një kaskadë me lule të vogla duke filluar nga portokalli në të verdhë … ideale për kopshtin, ato gjithashtu mund të mbillen edhe në vazo. Mbjellja ideale e nasturtium është në fillim të marsit dhe do të ishte e
preferueshme që farat të vendoseshin së pari në vazo dhe pastaj të zhvendoseshin fidanët në terren të hapur. Ekspozimi ideal për nasturtium është në diell të plotë, përndryshe ajo do të prodhojë pak lule.
Një veçori e nasturtium: është një lule e ngrënshme me një shije të ngjashme me lakrën. Përdoret edhe për të zbukuruar pjatat pasi ka edhe cilësi të mira ushqyese: përmban shumë vitaminë C dhe luteinë!

10. Primula

Si t’i rezistojmë bukurisë dhe delikatesës së këtyre grumbujve të luleve që shpallin pranverën? Primula janë fantastike për të zbukuruar ballkonet dhe dritaret tona, por edhe të mbillen në kopsht si lule të përvitshme. Ekzistojnë lloje të panumërta të primula, por zakonisht kultivohen hibridet e primula vulgaris, një lloj që rritet e egër dhe prodhon lule të buta të verdha.
Lulëzimi i primula nis ndërmjet janarit dhe marsit, ndërsa në muajt e ngrohtë këto bimë shkojnë në pushim vegjetativ. Ata duhet të mbillen në vende të ftohta dhe të lagështa dhe të ujiten rregullisht kur fillojnë të lulëzojnë, duke shmangur ujin e tepërt.

11. Ranunculus

racunulus

Ranunculus lindin spontanisht në livadhe dhe numërojnë lloje të shumta. Për kopshtet dhe ballkonet janë rritur speciet hibride që rrjedhin nga zambak e uji aziatik: një specie shumëvjeçare që lulëzon në pranverën e hershme me gjethe të mëdha të thyera dhe lule të shumta rrumbullake.
Bimët e Ranunculus duhet të mbillen në tokë shumë të butë dhe të drenazhuar, sepse rrënjët janë të holla dhe nuk duhet të gjejnë pengesa. Kur sythat fillojnë të dalin, ato duhet të vaditen rregullisht duke iu shmangur tharjes së tokës. Ndërsa gjatë sezonit të ftohtë të dimrit, lulja nuk ka nevojë për përkujdesje.

12. Rosa

trendafil

Rosa (trendafili) është sigurisht lule magjepsëse, e aftë për të zbukuruar oborr, tarracë apo ballkon. Në kopshte ata janë shumë piktoreske, por është e mundur që ato të rriten edhe në vazo, duke i kushtuar vëmendje llojit të zgjedhur. Sekreti i rritjes së trëndafilave në vazo, është të zgjidhni saksi shumë të madhe, (për shkak se rrënjët shkojnë thellë dhe madje zgjerohen horizontalisht) dhe tokën e cila duhet të jetë veçanërisht e drenazhueshme. Pra, është mirë të mbushni vazon me argjilë dhe pastaj ta bashkoni me dheun universal. Ju mund të ndihmoni lulëzimin duke pasuruar tokën me pleh universal, duke ia shtuar një herë në javë gjatë gjithë sezonit të nxehtë. Gjithashtu do të ishte mirë të vendosni poshtë një pjatë të thellë, për të lejuar derdhjen e ujit të tepërt.
Trëndafilat e duan diellin, i vendosni ato në diell, në mënyrë që të marrin dritën natyrale për rreth gjysmë dite.

13. Tulipa

tulipani

Tulipa që ne e njohim si Tulipani është një lule e bukur me një mijë ngjyra, është lulja që shpall pranverën. Të aftë për të zbukuruar kopshte, tarraca dhe ballkone, ata kërkojnë kujdes minimal dhe japin kënaqësi të madhe. Tulipanët janë lule me zhardhok dhe duhet të mbillen midis shtatorit dhe dhjetorit. Ata rriten më mirë në toka të pasura të vendosura në diell ose pak të errët. Pasi mbillen ato mund të jetojnë për disa vite, duke u kujdesur që gjithmonë të heqim lulet dhe gjethet e thata për të përforcuar bimën.

14. Viola

viola

Viola është lule shumë romantike. Ata lulëzojnë në kohë të ndryshme të vitit dhe janë fidane shumë rezistente, të lehtë për t’u rritur si në kopsht dhe në saksi. Toka duhet të jetë shumë e butë dhe e drenazhuar mirë, është e këshillueshme që të përdoret toka specifike për lule dhe të fertilizohet në mënyrë periodike.
Fidanët mund të mbillen edhe në mes të dimrit për të shijuar lulëzimin në pranverë që do të zgjasë shumë gjatë.

15. Margherita

margherita

Një lule e thjeshtë, por shumë e dashur, e cila menjëherë të krijon gëzim: margherita! Bimët e saj janë shumë të përshtatshme për t’u kultivuar në saksi dhe mjaft të thjeshta për t’u kuruar. Farat do të mbillen nga mesi i marsit në një vazo me fund balte dhe sipër me dhe. Bëni kujdes që fara të jetë e mbuluar me një shtresë të hollë toke, dhe sipër mbulojeni me qese për të krijuar efektin serë. Pas rreth një muaj, fidanë të margheritas do të jenë gati për t’u transferuar në një saksi më të madhe!
Në këtë pikë është e nevojshme vetëm për t’i ujitur ato me bollëk dhe t’i vendosni në rrezet e diellit direkte për të paktën një gjysmë dite. Kjo lule është e përshtatshme nëse ballkoni juaj është shumë në hije.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

3 × 3 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.