Sunday November 17 2019

10 GJERA QE DUHET TE SHIHNI E BENI NE VENEZIA

Kanalet, gondolat, ndërtesat e lashta dhe maska ​​janë fjalët kryesore të Venecias, një qytet i traditave, tregimeve dhe legjendave. Venecia është qendra e rajonit të Veneto-s dhe së bashku me Trentino-Alto Adige dhe Friuli-Venezia Giulia ata formojnë Triveneto ose Tre Venezie.

Venecia është qyteti italian i aftë për të transmetuar emocione të mëdha në çdo kohë të vitit. Gjatë Karnavaleve, Piazza San Marco dhe Campanila bëhen protagonistët e padiskutueshëm të pritjes së Colombinës, e cila hap krahët e saj, duke fluturuar me lehtësi dhe duke zbritur në tokë para syve të të gjithëve. Gjithashtu në Ditën e Shën Valentinit, Venecia është vendi ideal për të deklaruar dashurinë tuaj në një gondol romantike.

Nga pranvera në vjeshtë, çdo dy vjet, qyteti pret Bienalen e famshme të Venecias dhe çdo vit Festivalin Ndërkombëtar të filmit të Venecias.

Venecia mban atë bukuri retro që do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë më fort dhe ta dallojë atë nga të gjitha qytetet e botës.

Qyteti është i ndarë në gjashtë zona dhe ju takon ju që të zgjidhni se çfarë do të bëni atje. Për t’ju ardhur në ndihmë ne kemi krijuar një mini udhëzues me 10 gjërat që duhet të shihni apo të bëni patjetër në Venecia.

Lexo edhe 10 PJATA TIPIKE ME PAK SE 20 EURO

1. Ponte Rialto e Canal Grande

Faza e parë që do të shënohet në rendin e ditës në vizitën tuaj në qytetin e Venecia-s është Ponte Rialto (Ura e famshme dhe e lashtë Rialto). E ndërtuar në dru në 1181, ajo shërbente si një urë e thjeshtë ku poshtë saj kalonin varkat, por ajo u kthye në një nga monumentet më të rëndësishme tregtare të qytetit, kur u rindërtua në gur. Edhe sot, luan këtë rol me vizitat e vazhdueshme të njerëzve. E pasur me folklor dhe histori, Ponte Rialto është mënyra e vetme për të kaluar në këmbë Grand Canale. Pamja nga ura e Grand Canale (Kanalit të Madh)do t’ju lërë pa frymë.

  • Si të arrini: Duke filluar nga Piazza San Marco ju mund të merrni traget nga Rialto, në çdo 6 minuta
  • Orari: Grand Canal mund të vizitohet nga ora 05:00 deri në orën 24:00, mjafton të keni parasysh oraret e trageteve.
  • Çmimi i biletës: Autobusi publik L1 kushton € 7.50.

2. Piazza San Marco (Sheshi Shën Markut)

Ajo që do t’ju zërë frymën, me bukurinë dhe elegancën e saj do të jetë Piazza San Marco, një nga sheshet më të bukura dhe më të njohura në botë. Çdo vit mirëpret maskat gjatë karnevaleve. E konsideruar si Salloni i Venedikut, Piazza rrethohet nga ndërtesat më të rëndësishme të qytetit, të tilla si Bazilika San Marco, Campanile, Palazzo Ducale dhe kolonadat e saj. Kur dallgët e detit shkojnë mbi 90 cm mbi nivelin mesatar, Piazza San Marco fillon të përmbytet. Këshilla jonë është t’ju ofrojmë çizme, që të mos e humbisni këtë shfaqje unike në botë.

  • Si të arrini: Piazza San Marco mund të arrihet me hekurudhën B nga qendra e Venecias, ose me një udhëtim të shkutër me traget.
  • Orari: Piazza San Marco është gjithmonë e hapur.
  • Çmimi i biletës: falas

3. Palazzo Ducale (Pallati i Dukës)

Palazzo Ducale, me fasadën e bukur dhe imponuese të dukshme nga Piazza San Marco, nga jashtë do t’ju duket si një nga pallatet e shumta historike italiane. Por nëse hyni brenda, do të habiteni më shumë me oborrin e tij, shkallët e mëdha dhe sallat e mbledhjeve, salla të mëdha dhe elegante me piktura, tapete, skulptura dhe tavanet me afreskë. Vizita bëhet më emocionuese duke shkuar drejt armaturës së Prigione Nuove( Burgjet e Reja), prej nga ku do të kaloni përmes të famshmes Ponte dei Sospiri (Ura e Psherëtimave). Mos harroni se miku më i shquar në burg është Casanova simpatik, i cili duket se ka arritur të shpëtojë në mënyrë të sigurt me anë të një gondole. Duhet ta shohim, sepse ky pallat përmban të gjithë historinë e Venecias.

  • Si të arrini: Palazzo Ducale ndodhet në Piazza San Marco, vetëm 4 minuta më këmbë
  • Orari: Nga data 22 mars deri më 2 nëntor, ora 09.00 – 07.00 (zyra e biletave e hapur nga ora 9.00 deri në orën 18.00), nga data 3 deri më 21 mars, ora 9.00 – 17.00 (zyra e biletave 9.00 – 16:00)
  • Çmimi i biletës: ju mund të zgjedhni biletën San Marco Museum Plus, me të cilën ju mund të hyni në të gjitha Muzeumet e Piazza San Marco (Palazzo Ducale, Museo Correr, Museo Archeologico Nazionale, Sale Monumentali della Biblioteca Nazionale Marciana) plus një muzeum tjetër që mund ta zgjidhni nga ato që i përkasin Museo Civici Veneziani, për një çmim prej € 13.00. Për fëmijët €7.50.

Në të kundërt bileta kushton € 18.00.

4. Peggy Guggenheim Collection

Për dashamirët e artit modern, këtu në Venecia është koleksioni më i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm i amerikanes, Peggy Guggenheim. Një koleksion që do t’ju bëjë të ëndërroni, mes veprave të artistëve të famshëm si Picasso, Mondrian, Brancusi dhe artistët lokalë të zbuluar nga koleksionistja. Një ndalesë e detyrueshme në Palazzo Venier dei Leoni, përgjatë Grande Canale.

  • Si të arrini atje: Palazzo Venier dei Leoni, Dorsoduro 701. Nga Piazza San Marco, merrni vaporin 2, drejtimi P. Roma, ndalesa Accademia; ose vaporin Linja 1, drejtimi P. Roma, ndalesa: Salute ose Accademia
  • Orari: çdo ditë (me përjashtim të martave dhe ditës së Krishtlindjeve), ora 10:00 deri në orën 18:00
  • Çmimi i biletave: € 12.00 e plotë; € 7.00 për fëmijë

5. Gallerie dell'Accademia (Galeria e Akademisë)

Pas Kanalit të Madh, në jug, do ta keni të lehtë për të arritur në Gallerie dell’Accademia, një muze shtetëror që përmbledh më të mirën e pikturës së Rilindjes Veneciane. Këtu janë ruajtur piktura të bukura nga piktorë italianë, si Tiziano, Tintoretto, Bellini, Giorgione dhe artistë të tjerë më pak të njohur, por veprat e të cilave janë ende shumë sugjestive. Një përqendrim i artit, nga mesjeta në shekullin e tetëmbëdhjetë, për të dashuruarit pas artit dhe jo vetëm ato!

  • Si të arrini atje: Galleria është e vendosura në Palazzo Venier dei Leoni, Dorsoduro 701. Mund të shkoni duke u nisur nga Piazza San Marco, me vapor linja2, drejtim P. Roma, stacioni Accademia, ose duke marrë vaporin linja 1, drejtim P Roma, stacioni Salute ose Accademia.
  • Orari: çdo të hënë në 08:15 – 14:00; të martë – të diel ora 08:15 – 19:15. Hyrjet e fundit lejohen një orë para mbylljes
  • Çmimi i biletës: ka një biletë që garanton, përveç hyrjes në Gallerie dell’Accademia, edhe në Palazzo Grimani aty pranë: bileta e vetme: € 15.00 (+ € 1.50 për tarifën e prenotimit); bileta e reduktuar: € 12.00 (+ € 1.50 për tarifën e prenotimit).

6. Basilica di San Marco (Bazilika e Shën Markut)

Ju do ta kuptoni madhështinë e Venedikut, kryeqytetit të Republikës Veneciane, duke hyrë në Bazilikën San Marko. E mrekullueshme nga jashtë dhe e shkëlqyer nga brenda, sepse është stolisur gjatë shekujve nga Venedikasit me artefakte të çmuara nga e gjithë bota. Një përzierje detajesh romake-gotike dhe bizantine. Mozaikët e mëdhenj do t’ju kthejnë në kohë duke lexuar historitë e San Marko-s, episodet e Dhiatës së Vjetër dhe të Re. Edhe më interesante do të jetë pamja nga ku mund të admironi shkëlqimin e Piazza San Marco.

7. Caffè Florian (Kafe Florian)

Caffè Florian është kafja më e vjetër në botë e inauguruar në 1720 nga Floriano Francesconi, i quajtur në dialektin venecian Florian. E frekuentuar nga personalitete të shquara si Casanova, Goldoni, Foscolo, Dickens, Goethe, Rousseau, D’Annunzio dhe shumë të tjerë, ajo ende ruan të njëjtën bukuri të së kaluarës dhe është një destinacion i preferuar për venedikasit, italianët dhe të huajt. Një luks që do të ishte mirë ta provonit së paku një herë në jetën tuaj.

  • Si të shkoni atje: Caffè Florian ndodhet në Piazza San Marco, poshtë harqeve të Procuratie Nuove. Mund të shkohet lehtë nga Piazzale Roma ose nga stacioni hekurudhor i Santa Lucia-s.Mund të shkoni edhe me vaporët, linja 1,2, ndalesa San Marco.
  • Orari: çdo ditë. nga e hëna-e enjte, ora 10.00-21.00; e premte-e shtunë, ora 09.00-23.00; e diel ora 09.00-21.00.

8. Teatro La Fenice (Teatri Feniksi)

Për dashamirët e operës, Teatro La Fenice është një ndalesë e padiskutueshme. Ndërtuar në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, ajo ishte shtëpia e parë e shumë shfaqjeve nga autorë të njohur si Rossini dhe Verdi. Është Teatri që, siç e tregon emri, përgjatë 200 viteve është shkatërruar dy herë por ka arritur të rindërtohet përsëri pa e ndërprerë magjinë dhe historinë e tij. Mes stukos dhe arit të pranishëm në dhomat prestigjioze mund të jeni me fat nëse arrini të merrni pjesë në provat e shfaqjeve të planifikuara.

  • Si të arrini: Teatri është i vendosur në rrugën San Marco, vetëm 5 minuta më këmbë nga Piazza San Marco
  • Orari: hapur çdo ditë, nga ora 9:30 deri në orën 18:00, me përjashtim të arsyeve teknike ose artistike
  • Çmimi i biletës: € 10.00 Çmimi i plotë; € 7.00 8mi i reduktuar për studentët deri në 26 vjeç dhe vizitorët mbi 6

9. Ishujt (Murano e Burano)

Nëse keni kohë në dispozicion për një udhëtim të këndshëm në Venecia është absolutisht me shumë vlerë të vizitoni ishujt më të rëndësishëm, Burano dhe Murano. I pari, i njohur për qëndisjen dhe dantellën e tij të famshme, ka një arkitekturë shumë të veçantë, me të gjitha shtëpitë e ndritshme dhe plot ngjyra; i dyti i famshëm në sajë të prodhimit të veprave të qelqit dhe murrinës veneciane, që e kanë bërë atë aq të famshëm në botë.

  • Si të arrini atje: Burano, Murano dhe ishujt e tjerë venecianë mund të arrihen me traget. Nga Piazza San Marco, për të arritur në Murano ju mund të ecni në F. Nove “B” në vetëm disa minuta për të hipur në traget; për të arritur Burano është e mjaftueshme për të dalë nga F. Nove “A”
  • Orari: zakonisht, linjat e trageteve për në ishuj janë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 22:00
  • Çmimi i biletave: biletat për autobusët e ujit për të shkuar në ishujt kanë norma të ndryshme, varet nga zgjedhja e paketës: € 12.00 për një turne 12 orësh; 20,00 € për 24 orë; € 25.00 për 36 orë; € 14.00 për një rrugë të vetme.

10. Ghetto Ebraico (Lagjia e hebrejve)

Për një vizitë të bukur në Venecia, ka gjithmonë një Ghetto Ebraico për tu vizituar, më e vjetra në Europë. Disa hapa nga stacioni në Sestiere të Cannaregio, do të kënaqeni pa masë duke parë dyqanet e vogla, gjallërinë e tregut, shtëpitë me ngjyra. Muzeu hebraik dhe pesë sinagogat, në dukje të thjeshta, por të kushtueshme nga brenda, e bëjnë këtë zonë autentike.

E ka marrë emrin “gheto”, për ta dalluar nga pjesët e tjera të Venecias, ndryshim që nuk ka të bëjë vetëm me arkitekturën, por edhe me ndryshime kulturore dhe fetare.

  • Si të arrini atje: Lagjia është e vendosur në rrethin e Cannaregio, jo shumë larg nga stacioni i trenit. Nga Piazza San Marco, përmes Rialto “C” dhe duke vazhduar për disa minuta në këmbë
  • Orari: Mund të vizitohet në çdo kohë
  • Çmimi i biletës: falas

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

1 × 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.