Monday September 16 2019

SANREMO, SA KUSHTOJNE BILETAT?

Këto netë që po zhvillohet Sanremo dhe polemikat për Ermal Metën dhe Francesco Moro-n kanë arritur pikun, a nuk e keni ndjerë dëshirën për të qënë të paktën një natë në atë sallë? Kjo sidomos mund të jetë ëndrra e fansëve të përjetshëm të festivalit dhe muzikës italiane, që në Shqipëri janë të shumtë… E pra duhet ta dini, se për të ndjekur këtë festival nga salla duhet të mateni mirë. Ka disa opsione dhe varet se cilin ju pëlqen të zgjidhni.

Lexo edhe JO VETEM KENGE, ÇFARE TE BESH NE SANREMO GJATE FESTIVALIT

Varianti i parë është të bëni prenotim për të ndjekur të gjitha netët e festivalit. Ky variant zakonisht përfshin edhe akomodimin në hotele për të gjitha netët e festivalit, pra shërbehet si paketë e plotë. Në këtë rast 672 euro kushton galeria dhe 1.290,00 euro platea.

Varianti i dytë është të blini bileta për netë të veçanta. Ky variant vlen vetëm nëse prenotimet e biletave nuk janë tërhequr nga klientët në afatin e parashikuar. Gjatë vitit të shkuar një biletë në plate për katër netët e para ishte 180 euro, ndërsa për natën finale arrinte në 660 euro. Më ekonomike biletat në galeri, që në katër netët e para kushtojnë 100 euro, por që rriten në 320 euro për natën finale.

Varianti i fundit, që mund të ngjajë disi i çuditshëm, lidhet me Casino Sanremo. Shtëpia e famshme e kumarit, një ndër katër më të mëdhatë në Itali dhe më e vjetra në vend, bëhet pjesë e festivalit sipas mënyrës së vet. Ajo ka vënë në lojë për tu fituar pesë palë bileta (në çift). Mund të bëhen pjesë e kësaj loje, të gjithë ato që hyjnë në kazino gjatë një përiudhe kohorë të caktuar, para fillimit të festivalit dhe me një zgjidhje të vetme automatike, bileta e tyre duhet të jetë me vlerën 10 euro. Lojtarët e interesuar dhe fitues të biletës me vlerë 10 euro, plotësojnë të dhënat e tyre dhe vazhdojnë rrugën më tej.

Share this:
Tags:

Add Comment

10 − one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.