Thursday November 14 2019

10 GJUHET ME SEKSI NE BOTE

Ju mund të takoni njerëz në një udhëtim që dinë t’ju joshin. Shpesh jemi magjepsur duke dëgjuar banorët që flasin dhe nga gjestikulacionet e tyre. Jemi hipnotizuar plotësisht nga gjuha dhe theksi i tyre i butë. Muzikore, intriguese dhe joshëse: Ja renditja e 10 gjuhëve më seksi të planetit.

gjuhet sexy

Ritmi elegant i francezëve, hijeshia e dialektit britanik, intonacioni sensual i një fjalie të folur në spanjisht … ka disa thekse të bukura në botë! Po, por cili është më seksi?
Ne kemi përpiluar renditjen tonë të gjuhëve, me theksin më seksi në planet: gjuhë muzikore dhe të pasura me mister, qofshin ato të folura në vende të afërta, ose të largëta. Tinguj të ëmbël dhe melodioz, intriguese dhe pasionante, të rafinuar dhe elegantë. Hidhni një sy dhe na tregoni se cilës gjuhë do ia jepnit ju vendin e parë.

10. Suedisht

suedisht

Suedishtja është një gjuhë skandinave që i përket grupit të gjuhëve gjermane: flitet kryesisht në Suedi, në disa zona të Finlandës dhe në ishujt e Ålandës. Kjo gjuhë të magjeps me muzikalitetin e papritur të saj dhe përpunimin thuajse fisnik. Dëgjojeni me kujdes kur të shëtisni rrugëve të Stokholm-it, ose mes pyjeve të gjelbra dhe misteriozë të veriut .. gjuha e zanave dhe elfëve të pyjeve do t’i bëjë magji zemrës suaj!

9. Anglisht

anglisht

Përsëri një gjuhë gjermanike, sigurisht më e njohura dhe me ndikim në botë: flasim për anglishten e pastër, që të jemi të qartë, për anglishten britanike. Në vendin e nëntë të klasifikimit tonë është gjuha e Londrës par excellence dhe gjuha zyrtare e politikës, punës dhe tregtisë ndërkombëtare. Vendet anglisht-folëse janë shumë, nga lindja në perëndim, nga veriu në jug të globit: ju ndoshta tashmë keni rënë në dashuri me tingujt sensualë dhe elegantë, të theksit të “sjellshëm” dhe intrigues. Këngët e muzikës rock nuk kanë shije pa këtë gjuhë.

8. Turqisht

turqisht

Turqishtja është gjuha zyrtare e Turqisë dhe gjithashtu një nga gjuhët që fliten në Qipro, por flitet edhe nga komunitetet e vogla në shumë vende të tjera: shumë melodike dhe harmonike, kjo gjuhë i takon degës së familjes turke. Bëni kështu: shkoni në pazarin e Stambollit dhe lëreni veten të pushtoheni nga atmosfera e gjallë që do të gjeni aty, ngjyrat, aromat dhe tingujt magjikë të një të folure shumë të bukur! Ju do të pushtoheni! Eshtë shumë më bukur se në telenovelat turke që shohim çdo ditë nga ekrani.

7. Rusisht

turqisht

Gjuha ruse është pjesë e gjuhëve sllave dhe është në gjendje të të bëjë për vete me kontrastin mes tingujve të fortë e të ëmbël. Vishni doreza, kapuç prej leshi dhe shall të ngrohtë për të përballuar temperaturat e ftohta që ju presin atje dhe ngrohuni me një çaj, të përgatitur në mënyrë rigoroze me një samovar. Pini nga një gllënjkë ndërsa dëgjoni me kureshtje historitë dhe legjendat e këtij vendi interesant, duke e vlerësuar atë edhe më shumë përmes bukurisë së një gjuhe me mijëra ngjyra.

6. Portugalisht

portugalisht

Muzikë dhe ritëm, portugalishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve romane dhe magjeps me bukurinë e tingujve të sofistikuar, autentikë dhe të ëmbël. Dhe ky tipar i gjuhës është më i dukshëm në Portugalishten që flitet në Brazil, pasi këtu gjuha është disi më e ngadaltë dhe për këtë arsye më harmonike se ajo që flitet në Europë. Mësoni disa fraza, mes një hapi në samba dhe një në topin e futbollit, ose argëtohuni duke dëgjuar një këngë, argëtojeni veten tuaj në një plazh të mbushur me brazilianë: portugalishtja do të hyjë patjetër në zemër!

5. Spanjisht

spanjisht

Caliente par excellence: Spanja pushton vendin e pestë të renditjes sonë, për shkak të theksit të saj më të butë në planet! Ajo është pjesë e familjes së gjuhëve Romane dhe është gjuha e dytë më e folur në botë pas, gjuhws Kineze dhe gjuhës Mandarin. A jeni dorëzuar tashmë para bukurive latine? Ju duhet vetëm të blini një biletë, qoftë për në Madrid, qoftë për një ishull fantastik spanjoll! Todo el camino! (Rrugë të mbarë!)

4. Spanjishtja e Argjentinës

argjentinase

Eshtë një gjuhë plot energji dhe dëshirë për të jetuar idiomën argjentinase, është një shkrirjeje e ndikuar nga kultura të ndryshme, sidomos spanjolle, italiane dhe e Amerikës së Jugut. Nëse thuhet se nuk mund t’i rezistoni bukurisë së gjuhës spanjolle, shtoni këtu edhe variantet e spanjishtes së folur, “castellano”, që do t’ju bëjnë të humbisni kokën, pasi është intriguese dhe joshëse. Dilni në rrugë dhe përshkohuni nga vala e njerëzve!

3. Holandisht

holandisht

Ritmike dhe misterioze, holandishtja është një gjuhë gjermanike plot surpriza. Klasifikohet e treta në renditjen tonë, sepse ajo ka aftësinë për të joshur këdo. Një gjuhë që krijon kontraste, një ritëm që ndonjëherë mbyllet, e herë të tjera ka një muzikalitet të çuditshtëm e të ëmbël. Me pak fjalë: një miksim që fiton gjithmonë. A nuk keni dëshirë të merrni fluturimin e parë për në Amsterdam?

2. Italisht

italisht

Eshtë bindëse dhe interesante, gjuha që bën pjesë tek familja romane dhe që merr vendin e dytë në renditje. Ndoshta sepse ajo arrin të kombinojë energjinë dhe sensualitetin spanjoll dhe francez, ose për shkak se ajo ngjall një atmosferë ëndrrimtare të qyteteve si, Roma, Firence, apo Venecia. Gjuha e Dantes është e rafinuar, por në të njëjtën kohë spontane dhe e pasionuar. Sepse italianët përdorin shumë edhe gjuhën e gjesteve, por sidomos ata dinë të sjellin fjalë të zjarrta me bukuri dhe muzikalitet magjepsës. A nuk mendoni edhe ju kështu?

1. Frëngjisht

frengjisht

Ah, l’amour, l’amour !! Gjuha e dashurisë par excellence, me “rr” e saj sensuale dhe të ëmbël, frëngjishtja është melodike, elegante dhe shik, me pak fjalë: e papërmbajtshme! Sillni dashnoren tuaj në Paris dhe në një mbrëmje romantike në kullën Eifel, i përshpërisni në vesh: je t’aime! Hijeshia e përjetshme e theksit francez do t’ju magjeps edhe ju A nuk e mendoni edhe ju se frëngjishtja e meriton vendin e parë, si gjuha me sexy ne bote?!

Share this:
Tags:

Add Comment

15 − nine =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.