Monday July 22 2019

8 VENDET KU MESHKUJT DHE FEMRAT FLIRTOJNE ME SHUME

Artin e joshjes e kanë në gjak, disa më shumë e disa më pak. Latinë, amerikanë apo mesdhetarë, meshkuj apo femra, të gjithë po nxjerrin “kthetrat”. E sidomos në kohët moderne, ku interneti ka hapur të gjitha shtigjet.

Ja për të gjithë ato që duan të shkojnë për pushime, një klasifikim me 8 vendet ku njerëzit flirtojnë më shumë. Ku arti i joshjes është shndërruar në stil jetese.

8. Greqia

8 VENDET KU MESHKUJT DHE FEMRAT FLIRTOJNE ME SHUME

Me sa duket ekonomia në rënie, nuk ka mundur të mposhtë besimin e grekëve në aftësitë e tyre joshëse. Jo vetëm që Athina është renditur si qyteti më i flaktë në botë, por e tërë Greqia është konsideruar si kombi më aktiv seksualisht.

7. Rusia

8 VENDET KU MESHKUJT DHE FEMRAT FLIRTOJNE ME SHUME

Sipas statistikave për “ndërveprimeve të nxehta të nisura gjatë një muaji”, faqja Badoo.com, një rrjet social për takime, e rendit Moskën si qytetin e dytë më të flirtues në botë. Kujtojmë se gjatë vitit të shkuar, Moska renditej e treta sa i takon aktivitetit seksual.

6. Republika Domenikane

Republika Domenikane hyn në klasifikim me të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat. Sidomos gratë domenikane, u renditën në vendin e tretë sa i takon flirtimeve në internet, duke tejkaluar shumë vende të njohura për tiparet e tyre flirtuese e seksuale.

5. Franca

Burrat francezë janë të njohur për flirtimin e tyre agresiv, nëse jeni një femër turiste, shanset që burrat francezë të flasin hapur, “për sytë tuaj të bukur”, pa marrë parasysh se mund të jeni të shoqëruara nga i dashuri apo burri, janë të shumta. Megjithatë, nëse je një franceze, pra një vendase, ky ngacmim nuk të duket edhe aq simpatik, pasi një studim i kohëve të fundit tregon se 100% e grave pariziane kanë përjetuar një formë të ngacmimeve seksuale gjatë udhëtimit në Metro nga meshkujt francez.

4. Spanja

“Lover Latin” është një term shumë i zakonshëm për meshkujt spanjolle, pasi ata janë tepër flirtues. Por janë gratë spanjolle që e shtojnë Spanjën në këtë listë. Të dhënat e mbledhura nga Badoo.com tregojnë se femrat spanjolle janë më flirtueset online në rang botëror.

3. Kolumbia

8 VENDET KU MESHKUJT DHE FEMRAT FLIRTOJNE ME SHUME

Dihet gjerësisht se latino amerikanët janë mjaft të hapur për dashuri, jetë dhe seks dhe kjo gjë transmetohet në gjakun e tyre. Megjithatë, flirtimi shkon pak larg, pasi Kolumbia konsiderohet si vendi më i keq në sistemin e transportit publik për gratë, pasi aty femrat ngacmohen jo vetëm me fjalë.

2. Brazili

8 VENDET KU MESHKUJT DHE FEMRAT FLIRTOJNE ME SHUME

Brazilianët janë tepër aktiv seksualisht, pasi e fillojnë jetën seksuale shumë të rinj dhe shpesh festivalet kthehen në party puthjesh. Madje ata mund të bëhen  shumë këmbëngulës në kërkesat e tyre.

1. Italia

Janë në vendin e parë. Si ia dalin të jenë të parët? Duke thënë vetëm dy fjalë: “Ciao, bella.” Sipas një artikulli të shkruar nga “Elle” dhe publikuar edhe në “The Telegraph, “ndërveprimet e tyre të rastësishme mund të përshkallëzohen nga 0 në 100 shumë shpejt”. Janë flirtues dhe veprues të menjëhershëm. Në turiste femër, mund ta shohë veten shumë shpejt në shtratin e tyre.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

two × 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.