ANNECY, ASGJE ME E MIRE SE PUTHJA FRANCEZE

Për shën Valentinin tuaj mund ta merrni pa mëdyshje në konsideratë. Sigurisht që është një qytet shumë i bukur dhe cilësohet si qyteti më i mirë francez për jetuar. Për ju që mendoni ta kaloni këtu Shën Valentinin tuaj, ne mendojmë se ky është një propozim mjaft interesant.

Annecy - France

Annecy gjendet në mes të masivit Semnoz dhe liqenit homonim, rreth 120 kilometra nga Courmayer. Nuk dimë se sa e keni dëgjuar si emër, por duhet t’ju sqarojmë që në fillim se njihet edhe si “Roma e Alpeve”, madje edhe si “Venecia e Alpeve”, për shkak të tre kanaleve kryesore që kalojnë nëpër qytet.
Është quajtur edhe “përralla franceze”, si dhe një nga 10 qytetet më të mira të Francës. Edhe CNN e quan atë një nga destinacionet më të bukura të Francës. Pa harruar udhëzuesin e Michelin, që e cilëson si “një nga peizazhet më të shquara në Alpet Franceze”.

Annecy

annecy

Qendra historike karakterizohet nga ndërtesa magjepëse mesjetare, përgjatë rrugëve dhe kanaleve.
Një nga ndërtesat më karakteristike është Kështjella e lashtë që mbikqyr Annecy-n nga lagja e vjetër. Fusha rreth e rrotull është gjithashtu mbresëlënëse. Nëse ju pëlqen të ecni, ngjituni në malin aty pranë për të shijuar panoramën fantastike të Alpeve, liqenin dhe qytetin.

Mëngjesi romantik

Në afërsi të qytetit të vjetër ju do të gjeni “Pont des Amours” (Ura e Dashurisë), rrethuar nga pemë shekullore. Fundi i kanalit, ku Alpet qëndrojnë në sfond, jep një tjetër pamje të veçantë në liqenit. “Pont des Amours”, është një nga vendet më të bukura për çiftet e dashuruar. Aty do t’ju pëlqejë shumë të qëndroni të përqafuar. Por edhe nëse nuk jeni puthur akoma dhe ndiheni i dashuruar, duhet ta dini se ky është vendi i duhur. Nuk duhet ta humbsni.
Mund të endeni mes kanaleve ekstravagante të Annecy të kapur për dore, të ecni mes rrugëve me kalldrëmin dredha-dredha, ku shtëpitë kanë ngjyrë pasteli dhe zbukurohen nga lulet shumëngjyrëshe. Pa dyshim, ky qytet i vogël francez do t’ju bëjnë të ndiheni si në parajsë. Ndaloni në ndonjë furrë për një briosh, ose uluni dhe pini një kafe, ndërsa sodisni njerëzit dhe arkitekturën, duke parë njerëzit, arkitekturën dhe duke shkëmbyer puthje të ëmbla.

Pasditja romantike

liqeni annecy

Keni rënë në dashuri brenda një kohe shumë të shkurtër dhe ndjeni rrezik se mund ta humbisni lidhjen tuaj? Doni të bëni diçka që t’ju japë më shumë siguri? Ju mjafton vetëm të merrni me qera një varkë me rrema e të udhëtoni rreth liqenit. Në anën tjetër të tij, ka një park natyror. Nëse bën ngrohtë, ndaloni në një nga plazhet e shumta, vendi i përsosur për të qëndruar në paqe dhe relaksohuni duke shijuar natyrën dhe diellin.
Parku është një vend ideal për një piknik në orën e drekës. Merrni disa panine franceze, djathra, bagheta dhe sallamra në një shportë dhe kaloni drekën të shtrirë mbi bar.

Mbrëmja romantike

Shumica e restoranteve në qendrën historike ofrojnë një atmosferë të veçantë dhe janë zgjedhja e duhur për të provuar kuzhinën lokale. Ndër ta shumë i rekomanduar është Alpin që ndodhet në Rue Sainte Claire. Ushqimi elegant, shoqëruar nga vera e zgjedhur elegante, do e bëjnë më se magjike mbrëmjen tuaj.

Çfarë të dhuroni

Comptoir-de-Mathilde-

Rajoni është i famshëm për artizanët dhe zdrukthtarët duarartë. Vizitoni botegga-n, Aux Bouts de Boisrue Sainte-Claire.Por ne ju rekomandojmë të blini çokollata tek Comptoir de Mathilde, të llojeve nga më të ndryshmet, si orangette, bonbon, tartufo, calisson, chouppete, madeleine.

Si të shkoni

aneccy

Për të arritur në këtë qytet të bukur alpin, duhet të shkoni fillimisht në Paris, Lion ose Gjeneva, e prej atje të merrni autobuzin.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

About Travel Bar

WE LIKE TO TRAVEL! WE MAKE IT!

  • Website
  • Instagram
  • Email

Add Comment

thirteen − nine =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.