BRUGES, VENDI PERFEKT PER PUTHJEN E SHEN VALENTINIT

Gjërat më të mira në jetë janë free: një shëtitje në mbrëmje përgjatë kanaleve të Bruges. Kjo vlen sidomos për ushëtimin tuaj të Shën Valentinit. Bruges është qyteti i vetëm në botë, që mund t’ju bëjë të ndiheni, sikur në botë ekzistoni vetëm ju.

Bruges është propzimi ynë i radhës, si destinacion me rastin e festës së shën Valentinit. Sepse në besojmë se romanca ka nevojë të ushqehet dhe nuk ka ushqim më të mirë se peizazhi i këtij qyteti gati magjik.
Bruges është një nga qytetet më të bukura dhe poetike të Belgjikës. Është trashëgimi e UNESCO-s, për shkak të kanaleve dhe ndërtesave të mrekullueshme të shekullit të XV-të, të cilat janë të ruajtura mjaft mirë. Njihet edhe si “Venecia e veriut”. Dikur ishte qendër e rëndësishme tregtare, tani është i njohur kryesisht për turizmin.

Bruges

Bruges

Shëtisni nëpër rrugët e qeta të qendrës, merrni një varkë me qera dhe bëni një shëtitje nëpër kanale dhe, nëse ju ju mungon diçka, atëherë ndaloni në pastiçeritë e shumta dhe blini çokollatën më të mirë në botë. Jemi në Belgjikë!

Mëngjesi romantik

Begijnhof

Kaloni mëngjesin në Begijnhof( kompleks arkitektonik me shtëpi karakteristike-tipar i vendeve të ulta), ku beghine ishin të vetmet shtëpi të vjetra në Bruges. Beghine ishin anëtarë të komuniteteve laike, që vendosën të jetojnë në shërbim të Zotit, pa jetuar në izolim. Shëtitjet në këtë zonë të Bruges janë mahnitëse. Rrugët e qeta, shtëpitë e vjetra, fasadat e tyre të ngjyrosura me të bardhë të gjallërojnë shpirtin. Lule dhe pemë plot ngjyra zbukurojnë oborrin e brendshëm. Vazhdoni një shëtitjen deri në Minnwaterpark, një park i mrekullueshëm me liqen dhe shumë bare e pub-e në breg.

Pasditja romantike

Në orët e pasdites mund të shijoni qytetin nga një tjetër perspektivë, ajo e një karroce me kuaj të drejtuar nga kalorësit, të cilët të ftojnë për një tur nëpër qytet. Asgjë nuk është më romantike se kjo, sidomos nëse bën shumë ftohtë dhe mbuloheni me një kuvertë. Ndaloni në Rozenhoedkaai, një nga vendet më të fotografuara të Bruges, ku do të shihni një nga pamjet mbi kanal, një nga më të bukurat e qytetit. Përfundoni mbrëmjen me një tjetër pamje të gjelbër e të mrekullueshme, me ura tipike prej guri, me një natyrë mikpritëse, plot ngjyra dhe ujin që rrjedh.

Mbrëmja romantike

Bruges mbremja romantike

Zgjedhja se ku do të darkoni është më e vështira. Restorant Park është vendi i përsosur për një darkë romantike të shijshme, duke shijuar recetat më të mira belge dhe franceze. Është pak i shtrenjtë në fakt (nga 40 në 75 €), por ushqimi është i përkryer. Një opsion më ekonomik është Pro Deo, pak më larg nga qendra e qytetit. Kuzhina belge me kosto rreth 25 €.

Çfarë të dhuroni

Dumon chocolaterie.

Na falni për mungesën e imagjinatës, por nuk kemi si të mos këshillojmë ÇOKOLLATEN! Jemi në vendin e çokollatës dhe nuk është e thjeshtë të heqësh dorë prej sa. Eshtë njëlloj sikur të shkojmë në Las Vegas dhe të mos luajmë në kazino! Tempujt e kakaos më të vizituar janë: Chocolate Line, Spegelaere Chocolatier dhe Dumon chocolaterie.

Si të shkoni

Bruges Bruxel

Nga Aeroporti i Tiranës mund të përdorni një nga linjat direkt për në Bruksel të kompanive ajrore, si: Austrian Airlines, Alitalia, Wizz Air, apo Adria. Por, për një çmim më ekonomik, ne sugjerojmë të përdorni nisjet nga Podgorica me Ryan Air. Nëse keni probleme në marrjen e informacionit për këto fluturime, kontaktoni me ne.

Aeroporti i Brukselit lidhet me qytetin Bruges me rrjetin hekurudhor SNCB.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

2 × 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.