Sunday November 17 2019

PERSE NUK ME PELQEN TE UDHETOJ ME PRINDERIT ME MAKINE!

Sa herë që bëjmë udhëtime me makinë, mami bën muhabet me babin, ndërsa babi dëgjon muzikë rock. Mua të shkretës më zë barku. Na duhet të ndalojmë kudo, por më duhet një orë që të qetësohem. Këtë një orëshin prindërit e mi s’e zbatojnë. Kështu më vjen një shije e keqe në bark dhe …….. blleeee. Bëhet hataja.

Sa kthen kokën babi fillon e më bërtet. Ndërsa mami pak me butë, vetëm, se ajo më flet duke thënë:

-Përse nuk e mbajte?

Kam pyetur gjyshen time e ajo me tha se nuk mbahet. Pyeta kushëriren time të madhe, edhe ajo ashtu më tha. Unë e shkreta si ta mbaja? Çdo herë, kur shkojmë në vendet më të afërta marrim qese, ndërsa në vendet e largëta s’marrim. Ç’është kjo punë? Hap dritare, mbyll dritare, prap më zë. Më japin ilaçe për barkun, prap më zë. Me këtë bark që më mërziti, dhemb këtu e dhëmb atje. Shpesh pyes veten:

-Përse e kam barkun kaq delikat?

Çdo herë që udhëtojmë për diku, e njëjta gjë më ndodh.

Share this:
Tags:

Add Comment

eighteen + four =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.