Sunday October 20 2019

JA PERSE JETA NE EUROPE ESHTE ME E MIRE SE NE AMERIKE

Shtetet e Bashkuara janë një vend i madh. Nga Nju Jorku në Los Anxhelos mund të gjesh gjithçka. SHBA-të krenohen me diversitetin e pashembullt, mrekullitë natyrore dhe mundësitë e shumta të punësimit.
Ata kanë një garë në Ditën e Pavarësisë për ngrënien e hot dog-ut, por përtej të gjitha këtyre ngjarjeve që nëpër botë konceptohen si të mrekullueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ofrojnë një jetë më të mirë në çdo aspekt. Nëse studiojmë më tepër disa faktorë të jetës së përditshme, dalim në përfundimin se, Europa di të ofrojë një jetë më të mirë.
“HuffingtonPost” në një nga publikimet e tij rrëfen 16 arenat ku Shtetet e Bashkuara mund të mësojnë një ose dy gjëra nga një vend më i vjetër.

1. Kujdesi shëndetësor

Travel Blog -shendetesia

Europa ofron një numër të madh shembujsh më efikas për sa i përket sistemit të kujdesit shëndetësor. Sipas një studimi, janë katër vende europiane ato që renditen në dhjetëshen më të mirë për sa i përket kujdesit shëndetësor.

Me sa duket, Shtetet e Bashkuara mund të mësojnë diçka nga Spanja, Italia, Zvicra dhe Suedia, mbi sistemin shëndetësor që duhet të përdorin. Në fakt, Amerika renditet në vendin e 46- të prej 48 vendeve të vëzhguara, duke lënë pas vetëm Serbinë dhe Brazilin.

2. Djathi

Europa prodhon mrekulli të tilla si Gruyere, Parmigiano dhe Feta. Djathrat më të mirë vijnë nga Europa.

Djathe amerikan

Ndërkohë, ky ushqim i verdhë, i papërshkrueshëm mban emrin “djath amerikan”.

3. Transporti publik

Transporti publik ne Europe

Në të gjithë qytetet e mëdha mund të shohësh metro të mëdha dhe autobusë që lëvizin drejt shumë qyteteve. Në SHBA të duhen 3 ditë kohë që të vizitosh qytetin, ndërkohë në Gjermani një tren me shpejtësi të lartë është zgjidhja më e mirë për të arritur sa më shpejt në “Star Trek”.

Travel Bar-transporti publik ne Amerike

Nëse jeton në New Jork/ Washington/ Chicago dhe nuk ke makinë do të duhet të presësh tre orë në stacionin e autobusit, për t’u zhvendosur nga një linjë në një tjetër. Distancat jane shume te medha mes tyre dhe t’i nuk ke zgjidhje tjeter. Kjo gje te ben te humbesh shume kohe.

4. Konkurset e këngëve

Evenimenti vjetor “Eurovision Song” sjell këngët më të mira të muzikës pop. Por, mbi të gjitha ky konkurs mbështet fort nacionalizmin. Eshtë një festë e madhe e të gjithë Europës.

Ndërkohë, “American Idol” është një program që përzgjedh talente të reja, por që nga shumica e shikuesve dhe profesionistëve është cilësuar si diçka e pavlerë për nivelin që përcjell.

5. Jetëgjatësia

Travel Bar - Jetegjatesia ne Europe, Zvicer

Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2011, Zvicra dhe San Marino, ndiqnin Japoninë si vendet me jetëgjatësi më të lartë, 83 vjeç mosha mesatare.

Travel Bar -gjatesia ne Amerike, oversize

Nga po i njëjti studim 24 vende europiane ia kalojnë SHBA-së në këtë aspekt. Amerika renditet në vendin e 33-të dhe pikërisht një vend para Kubës.

6. Futbolli

Travel bar- Kupa e Europes 2006

Vendet europiane kanë fituar 10 prej 19 kupave të Botës, të udhëhequra nga Italia, Gjermania dhe Spanja. Magjia e futbollit – finalja e Ligës së Kampioneve në 2012-ën tërhoqi mesatarisht një audiencë globale prej 150 milion, krahasuar me 106 milionë për 2013 në Super Bowl.

Travel bar- Futboll amerikan

Ndërkohë që, rezultati më i mirë i SHBA-së erdhi për të parën herë në Kupën e Botës, kur u rendit në vend të tretë në vitin 1930. Më pas, ajo nuk u kualifikua më për asnjë turne, për 40 vjet që pas vitit 1950. Edhe sot futbolli në Europë ofron më shumë se sa në Amerikë.

7. Pushimet

Travel Bar- Pushimet europa

Vende në botë që japin më shumë pushime për punonjësit janë në Europë. Austriakët marrin 35 ditë në vit pushime të paguara dhe askush nuk i cilëson ata si dembelë.

pushimet amerikane

Ndërkohë, SHBA-ja është kontinenti i vetëm i zhvilluar që nuk kërkon kohë pushimesh të paguara apo pushime me ligj. Atje sundon ideja se pushimet ulin produktivitetin.

8. Çokollata

cokollata nga belgjika

Kur dikush thotë fjalën “Belgikë”, të vijnë në mend tre gjëra: Birra, vaferi (waffle) dhe Jean-Claude Van Damme. Po të bëhemi seriozë: Belgjika dhe çokollata janë praktikisht sinonime të njëra-tjetrës.

cokollata amerikane m&ms

M & Ms janë gjithë shije, por kjo karamele predhë, nuk e mund dot më të mirën që vjen nga Brukseli. Sado që amerikanët e duan shumë produktin e tyre, asgje nuk ia heq çokollatës europiane kurorën.

9. Seksi – skandalet e politikanëve

skandalet seksuale, Sarkozi

Në Europë, në shumicën e rasteve, lidhjet jashtëmartesore të politikanëve nuk ndikojnë tek votuesit. Shembuj konkretë janë presidenti Hollonde dhe Sarkozi të cilët kanë qenë pjesë e këtyre skandaleve. E megjithatë, këto të fundit nuk kanë ndikuar aspak në jetën e tyre politike.

mark sanford skandale sexuale

Ndërsa në krahun tjetër, kemi amerikanët si Mark Sanford, i cili qau publikisht për një lidhje të tij të fshehur jashtëmartesore, madje e bëri këtë histori më shumë të trishtueshme, se sa interesante. Në Amerikë skandale të tilla mund të prishin karrierën e një politikani.

10. Njësitë matëse

njjesi matese europe

Europa përdor sistemin e metrikës. Shumë i thjeshtë dhe praktik. Nëse doni të keni njësi tjetër më të lartë, mjafton ta shumëzoni me 10. Kaq! U bë!

njesi matese amerike

Ka 3 lugë çaji në një lugë gjelle, 16 lugë në një filxhan, 2 gota në një pintë, 2 pinta në një kuart, 4 kuart në një gallon….inch, foot, milje, yard…

11. Një theks seksi

Nëse krahasohet një aktor apo politikan europian që flet anglisht, e folura e tij do të pëlqehet më shumë se ajo e një amerikani. Rast konkret është ai i spanjolle Penelope Cruz, e cila e flet anglishten në një mënyrë të përsosur.

Nga ana tjetër, kemi amerikanët, të cilët e kanë shumë të vështirë të flasin një gjuhë tjetër, pasi i japin theksin e gabuar. Një europian i jep gjuhës një theks më interesant dhe seksi, krahasuar me amerikanët.

12. Mjetet e transportit

makinat ne Europe

Në Europë askush nuk qesh nëse dikush lëviz me biçikletë apo me makinë të vogël e praktike, ndërkohë që në ShBA, të gjithë duan të lëvizin me makina të mëdha që harxhojnë pafund karburant.

makina amerikane :Hummer

Përdorimi i mjeteve praktike dhe të pakushtueshme për amerikanët në Europë, shndërrohen kështu në një alternativë që e bën jetën e europianëve më të pëlqyeshme se ajo e amerikanëve.

13. Porno mediatike

gazeta gjermane

Media në Europë duket qartazi që nuk vuan nga puritanizmi që shoqëron organet mediatike amerikane kur bëhet fjalë për skandale apo shfaqje pornografike.

Janet Jackson dhe Justin timberlake.

Të qenit i hapur dhe përcjellja lehtësisht e imazheve me pullë të kuqe në Europë duket një mënyrë që e bën jetën europiane më afër realitetit se media puritane në SHBA.

14. Garat e makinave

Monaco Formula One

Garat europiane të makinave tërheqin miliona njerëz nga e gjithë bota, madje edhe vetë amerikanët tregojnë interes.

Garat e SHBA-ve nuk përbëjnë thuajse aspak impakt në botë. Mënyra e organizimit të tyre ndryshon gjithashtu.

15. Kështjellat dhe arkitektura

keshtjella europe

Europa i kishte kështjellat para se Kolombi të zbulonte Amerikën. Dihet që arkitektura në tërësi e qytetit ku jeton ndikon shumë në jetën tënde të përditshme, si pasojë sjelljen tënde, mënyra si rriten fëmijët, sjelljen e shoqërisë e shumë gjëra të tjera.
Ndjesia që të japin qytetet europiane, me trotuare, pemë buzë rruge, vitrina dyqanesh e shumë njerëz që jetojnë në pak vend, është një ndjesi më e gëzuar, më miqësore, edhe sikur ndihesh më i sigurt.

Keshtjella e Hirushes

Kështjella e Cinderella-s (Hirushes) është ndoshta më e njohura në Amerikë dhe të shkosh atje kushton vetëm 92 $. SHBA e BE ndryshojnë shumë, por çfarë ndjesish shkaktojnë te shoqëria këto ndryshime?

Sa i takon arkitekturës, në Amerikë, hapësira rrotull ndërtimeve, ndarja e gjërave veç e veç në përmasa të stërmëdha sikur të krijon ndjesi frike dhe pasigurie po të dalësh në këmbë.

Të punosh për të jetuar

kohe e lire -Paris

Mënyra se si e shpenzojnë kohën e tyre europianët në krahasim me amerikanët është një nga gjërat që e bën më të mirë jetën në Europë. Një kafe në Paris apo një pushim nën rrezet e diellit spanjoll janë disa nga alternativat, për të cilat një evropian do të punonte. E vetëm për këtë fakt, mund të thuhet se europianët punojnë për të jetuar, ndërsa amerikanët jetojnë për të punuar.

koha e lire amerike metro

Amerikanët janë me sa duket gjithmonë në një nxitim. Ata duhet të jenë të parët që hipin në metro dhe të parët që zbresin prej sa. Ata duhet të jenë në gjendje të blejnë pantallona të gjera të masës XL dhe Fruit Loops (drithëra) në orën 3 të mëngjesit. Dhe nëse nuk përgjigjen në email brenda 10 minutash, kolegët fillojnë të marrin në konsideratë raportet e personave të zhdukur.

Agument shtese: Ikonat e filmit plaken në menyra të ndryshme

Gerard Depardieu i ri

Gerard Depardieu &Catherine Deneuve

Nicolas Cage i ri

Nicolase Cage i ri

Gerard Depardieu sot

gerard-depardieu- sot

Nicolas Cage sot

Nicolas Cage sot

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

three × 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.