Sunday November 17 2019

SHEN VALENTINI: VERONA IN LOVE, QYTETI KU DUHET TE SHKONI

Dita e Shën Valentinit po vjen dhe ju sigurisht po bëni planifikimet tuaja! A i keni gati mesazhet që do t’ia përcillni njeriut tuaj të zemrës? A keni bërë një listë të dhuratave të mundshme? Po sikur në vend të parfumeve dhe luleve të zakonshme, të planifikoni një udhëtim të mirë këtë vit?

Ne po përpiqemi t’ju ndihmojmë me një listë të 10 qyteteve romantike për Ditën e Shën Valentinit. Sot propozojmë Veronën.

cift i dashuruar

E nisim me Italinë dhe më të bukurën Verona. Në qytetin e famshëm të Romeos dhe Xulietës, nuk do të jetë e vështirë të zgjidhni momente romantike për Ditën e Shën Valentinit. Disa site të rëndësishme europiane e kanë vënë në listën e tyre të rekomandimeve, si qyteti që duhet vizituar me rastin e festës.

Verona

Verona me zemer

Verona është një qytet që mund të mahnisë dhe të magjeps. Prej shumë njerëzve konsiderohet si qyteti më romantik në botë.

Çfarë rekomandojmë ne?

Mëngjes romantik

ballkoni i xhulietes

Filloni ecjen tuaj nga hyrja mesjetare e qytetit, nëpërmjet Ponte di San Giorgio. Përballë do të shihni Palazzo Ducale (Pallati Dukal). Ecni dorë për dore nëpër rrugët të cilat Shekspiri bëri Romeon të kalonte, në kërkim të helmit që e bëri vdiste pranë Xhulietës së tij të dashur.
Sapo të mbërrini në Pallat është e domosdoshme një vizitë tek “Camera degli Sposi” (Dhoma e të martuarve), një kryevepër e Andrea Mantegna-s (piktor i rilindjes italiane). Afresket zbukurojnë muret e dhomës dhe veçanërisht tavanin, ku falë talentit të tij, Mantegna krijon një iluzion optik që të jep përshtypjen se sytë e tu po thyejnë muret dhe po shohin qiellin. Dashuria juaj, në një ambient të tillë sigurisht që do të bëhet më hyjnore.

Pasditja romantike

Pasdite, bëni një udhëtim në rezidencën verore të Gonzagës, Palazzo Te. Ky pallat është ndërtuar në mes të 1525 dhe 1534, i porositur nga Federico II Gonzaga (Markezi i Veronës), në nder të dashnores së tij Isabella Boschetti. Ishte pikërisht vendi ku kalonte kohën e lirë Markezi.
Për të mos u humbur është “Sala di Amore e Psiche”(Salla e dashurisë dhe Psikikës). Tema qendrore e pikturave është dashuria dhe dhoma ka për qëllim pikërisht celebrimin e bashkimit midis Markezit Federico dhe dashnores së tij. Pikturat tregojnë historitë e Gomarit të Artë të Apuleius dhe të dashurave të tjera mitologjike, ku e gjithë vëmendja është tek zhvillimi i temës erotike.

Darka Romantike

Nëse ju preferoni një atmosferë intime dhe komode apo një vend, elegante historik, në Verona duhet të provoni specialitete lokale të tilla si tortellini të shijshme me kungull, bigoli (lloj makarone, e ngjashme me spaghetti-n e trashë)ose risotto me lëng pule.
Nëse preferoni një darkë intime ne rekomandojmë të ndaloni diku në rrugët e ngushta të qytetit të vjetër, konkretisht propozojmë restorant Taverna dei Cinquecento, një restorant i vogël në një ndërtesë historike të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Nëse doni të fokusoheni tek eleganca, provoni Il Cigno dei Martini, në një shtëpi private të ‘500, me mobilje dhe dizajn antik.

Çfarë mund të dhuroni neVerona?

Travel Bar-.al torta sbrisolon

Në Verona ju mund të kënaqni shijet e gjysmës suaj të ëmbël. Nga mostarda e frutave, deri te Torta Sbrisolona, llojet e ndryshme të mjaltit që prodhohet në këtë zonë si dhe dhurata të tjera të ëmbla që këtu nuk mungojnë.

Si të shkoni në Verona

Travel Bar -Lovers kiss

Nga Aeroporti i Rinasit ka linjë direkte për në Verona. Me kater kompani Alba WingsAlitalia, Fly Ernest dhe Blu Panorama.Kontrolloni per çmimin me te lire!
Për ato që kanë mundësi të udhëtojnë me trenat italianë, ka një ofertë shumë të mirë, me Trenitalia Speciale 2 × 1 San Valentino.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

twelve − eight =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.