Sunday May 19 2019

KOPENHAGENI, NE GJURMET E ANDERSEN DHE BLIXEN

Kur viziton Danimarkën nuk është e thënë të mjaftohesh vetëm me atraksionet turistike. Harroje Amalienborg, ndërrimin e rojeve dhe Canal Tour. Ndiq gjurmët e dy shkrimtarëve të mëdhenj, Hans Christian Andersen dhe Karen Blixen, për të zbuluar Kopenhagenin letrar.

Hans Christian Andersen dhe Karen Blixen janë dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj danezë. Sigurisht edhe lexuesit më të rëndomtë i njohin veprat e tyre. Afrika ime e Blixen, Sirena dhe Rosaku i shëmtuarAndersen, janë disa prej tyre.
Duke ndjekur gjurmët e Karen Blixen dhe Christian Andersen në kryeqytetin danez, është një mënyrë origjinale dhe stimuluese, për të njohur Kopenhagenin. Duke u zhytur në të njëjtën kohë në kulturën daneze dhe në vende që kanë frymëzuar personazhe dhe histori të përjetshme.

1. Chopenhageni përrallor i Christian Andersen

Kopenhagen ka pamjen e një qyteti përrallash, me shtëpitë plot ngjyra. Atoi reflektohen në ujërat e qeta të kanaleve dhe atmosfera e tyre romantike, bën të harrosh mizërinë e turistëve dhe zhurmën energjike të pedaleve të danezëve në biçikleta, që frenojnë nëpër rrugë si të çmendur.
Pamja përrallore e Kopenhagen natyrisht ishte frymëzim për Hans Christian Andersen, që nga dita kur zbriti prej qytetit të tij të lindjes, në kryeqytet, atëherë 14 vjeçar.
Asaj kohe Andersen nuk ishte një shkrimtar i permasave ndërkombëtare, por vetëm një djalë ambicioz që e donte teatrin. Ishte fati i tij të bëhej një nga shkrimtarët më të mëdhenj të përrallave për fëmijë në botë.
Vendet që akoma kujtojnë pasazhe të shkrimtarit janë të shumta. Turi letrar duke ndjekur gjurmët e Hans Christian Andersen mund të nisë nga monumenti simbol i Kopenhagenit, statuja e Sirenës, e vendosur në pedonale, e frymëzuar nga përralla me të njëjtën emër.

2. Lagjia ku lindën personazhe të paharruar

Hapi pasues në itinerarin e Kopenhagen në vendet e Hans Christian Andersen janë shtëpitë ku shkrimtari jetoi. Numri 20 në Nyhavn, (ku do të shkruante Princesha mbi bizele, dhe Shkrepëset magjike), nr 17 i Tordenskjoldsgade, nr 1 i Lille Kongensgade dhe nr 17 i Kongens Nytorv.
Duke kaluar nëpër Kopenhagen, nuk mund të mos vësh re statujat që evokojnë figurën e Andersenit siç është përkujtimorja me libër në dorë dhe veshje prej Dandy, e pozicionuar në Kongens Have, Parku Kështjella Rosemborg, ose ajo më modestja, pozicionuar në krah të Bashkisë së Kopenhagen, në Rådhuspladsen.

3. Tivoli Gardens

Mes vendeve në Kopenhagen që ishin të rëndësishme për karrierën letrare të Andersen, permenden edhe Tivoli Gardens, parku zbavitës që frymëzoi bilbilin dhe Kështjellën e Rrumbullakët tek përralla Magji të vogla.
Së fundmi të mos harrojmë Teatrin Mbretëror të Kopenhagen ku shkrimtari bënte provimet e para si djalosh dhe ku studioi për aktor për një kohë të mirë para se ti përkushtohej të shkruarit.

Nëse dëshironi të shikoni vendet ku Andersen kalonte kohën e tij të lirë, duhet të ndaloni në numrin 57 të Rådhuspladsen. Këtu ndodhet studioja e punës e shkrimtarit të njohur ku sot është organizuar e ashtuquajtura Hans Christian Andersen Fairy -Tale House me vepra, dorëshkrime, materiale didaktike dhe galeri fotosh dedikuar Andersen dhe personazheve të tij më të dashur.

4. Mjeshtri i madh i përrallave

Për të vënë një lule mbi varrin e H.C.Andersen, sikundër thonë danezët, mund ta përmbyllësh udhëtimin tënd letrar në Assistens Kirkegård (varrezat), pak më larg nga qendra e qytetit, bashkë me njerëz të tjerë të nëdhenj të historisë, artit dhe shkencës, si Søren Kierkegaard, Niels Bohr, Christoffer Wilhelm Eckersberg.

Një udhëtim në Kopenhagenin e shkrimtares Karen Blixen

Një shkrimtare tjetër daneze e njohur në të gjithë botën është Karen Blixen. Romani i saj autobiografik Afrika ime, ambientuar në Kenia në fillim të shekullit të XX është një dëshmi themelore e ngjarjeve të jetuara në këtë periudhë në Afrikë, duke përfshirë edhe kolinializimin e pamëshirë të europianëve pak të njohur në kontinentin e vjetër.
Libri i Karen Blixen ka qenë edhe një sukses i madh i kinemasë. Versioni i librit me titull Out of Africa (1985) me Meryl Strep dhe Robert Redford ka fituar 7 çmime Oscar.
Nëse libri apo filmi të ka frymëzuar dhe bërë kureshtar për vendet ku Karen Blixen është rritur dhe formuar, mund të vizitosh Kopenhagen duke rindërtuar dhe duke kaluar jetën e saj përmes vendeve ku shkrimtarja kalonte kohën e saj.
Nisni nga numri 28 në Bradgate ku ndodhet Odd Fellow Palæet zyra që priste nxënësit e shkollës së artit ku Karen studionte.

5. Den Sorte Diamand

Bëni një ndalesë edhe në Bibliotekën Mbretërore (Det Kongelige Bibliotek)  ku janë mbledhur disa prej veprave të saj më të bukura. Biblioteka ka dy ndarje, atë antike dhe të shekullit të XX, mjaft e njohur pasi është e ndërtuar me tullat e kuqe tipike, që danezët i duan aq shumë, dhe pjesa moderne e quajtur Diamanti i Zi (Den Sorte Diamand). Kur ta shohësh, do ta kuptosh përse…

Një drekë me Babetën

A e keni lexuar librin Drekë me Babetën?Në mos librin, duhet të keni parë filmin. Blixen e ka marrë frymëzimin për këtë rrëfim të mrekullueshëm nga një vend i vërtetë. Restaurant Babette, në Vordingborg ( 1 orë larg nga Kopenhageni).
Të spostohemi tani në Rungstedlund, një fshat i pasur, pozicionuar në Rungsted, në veri të Kopenhagenit. Këtu ka lindur Karen Blixen dhe ka shkruar pjesën më të madhe të veprave të saj. Në Rungstedlund mund të vizitoni Karen Blixen Musset, tërësisht dedikuar shkrimtares.
Pas vdekjes trupi i shkrimtares është varrosur në fshatin e saj të dashur, në Ewald’s Hill, një kopësht intim dhe përrallor i Rungstedlund. Me vizitën në varrin e saj, mund ta përmbyllni turin tuaj letrar të Danimarkës, me Hans Christian Andersen dhe Karen Blixen.

Share this:
Tags:

Add Comment

11 − two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.