Sunday May 19 2019

ÇFARE TE BESH PER VITIN E RI NE ÇIFT: IDE DHE SUGJERIME

Tani që kemi kaluar Krishtlindjen, hapi tjetër është gjithmonë një dhe vetëm një: Viti i Ri! Pyetja që ne e kemi shmangur gjatë gjithë kohës, pasi nuk e dinim përgjigjen, bëhet këmbëngulëse: Çfarë do të bëjmë për Vitin e Ri ? Ku të shkojmë? Në çfarë eventesh do të marrim pjesë dhe mbi të gjitha, çfarë do të bëjmë për Vitin e Ri si çift? Cila është ideja e përsosur?

Mos u frikësoni, lexoni me qetësi, sepse edhe në qoftë se ju ende nuk keni menduar ndonjë gjë interesante, ne po sugjerojnë idetë më të mira për Vitin e Ri. Në këtë rast ne do t’ju japim disa ide se çfarë të bëni si çift, që ky festim të mos jetë aspak zhgënjyes për ju…
Së pari, ne nuk do ndalemi fare tek ofertat e minutës së fundit, pasi të gjithë e dimë se kjo skemë nuk funksionon. Nëse e lini zgjedhjen tuaj për ditët e fundit, mos pandehni se do të gjeni çmime destinacionesh të lira. Pasi çmimet për udhëtimet e Vitit të Ri nuk janë kurrë shumë të lira. Prandaj në propozimet tona, do t’i shmangim ato.

1. Korça

Ideja për të bërë vitin e ri në Korçë është e mirë, sepse është një qytet shumë romantik dhe natën e 31 dhjetorit ofron mundësi të ndryshme. Nëse ju jeni një çift që i pëlqeni udhëtimet, ju mund të zgjidhni Korçën, mund të kërkoni nëpër restorantet apo tavernat e qytetit ku luhet muzikë live dhe këndohen serenata deri në orët e para të mëngjesit. ka të ngjarë që zgjimi në mëngjes t’ju gjejë pas dritares së hotelit, duke parë borën që ka rënë gjatë natës, gjë që e bën edhe më romantike festën tuaj. darkat dhe drekat me ushqimet karakteristike, ju mirëpresin në këtë qytet kaq të dashur e të zbukuruar me shije.

2. Mali

Vetëm ta imagjinoni se sa romantike është të kaloni Vitin e Ri me gjysmën tuaj të dashur, duke u ngrohur pas oxhakut derisa jashtë bie borë. Nëse keni mundësi të shkoni në male dhe të shijoni gjithë këtë atmosferë, atëherë ky do të jetë një vit i paharruar. Mund të zgjidhni një nga destinacionet malore që ju vjen më shumë për shtat, duke përfshirë Razmën, Voskopojën, Dardhën, Dajtin, etj.

3. SPA

Pse të mos kaloni natën e Vitit të Ri të zhytur në një vaskë të mbushur me flluska, të përkëdhelur nga të gjitha trajtimet tipike që ofron një banjë? Mund të jetë një ide e mrekullueshme për një vit të ri në një çift, por duhet të nxitoni, ndryshe nuk do të gjeni vend.

4. Darka surpizë

Në qoftë se ju jeni bashkë vetëm prej pak kohësh, ose keni shumë kohë bashkë dhe dëshironi ta ringjallni marrëdhënien tuaj, në një atmosferë familjare, ju mund të mendoni që për natën e Vitit të Ri, të organizoni një darkë surprizë në shtëpi. Thuajini partnerit apo partneres suaj t’ju vijë në shtëpi, sepse pastaj do të shkoni në atë apo këtë festë, dhe në vend të kësaj, sapo të mbërrijë tek ju, do të gjejë darkën surprizë dhe romantike që keni organizuar vetëm për dy persona!

Share this:
Tags:

Add Comment

three × one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.