Thursday August 22 2019

FLUTURIMET NE MENGJES. JA PERSE DUHEN EVITUAR!

A janë fluturimet në orët e para të mëngjesit gjithmonë zgjidhja më e mirë? Ekspertët janë pro dhe kundra. Megjithëse, ndoshta, është vetëm një çështje e shijes …

Kur rezervoni një fluturim, merren parasysh shumë faktorë. Duke filluar nga koha. Fluturimet e planifikuara herët në mëngjes janë shpesh më të lira. Por a ia vlen të kurseni disa euro? Shumë ekspertë mendojnë se duheN shmangur.

Kur shohim një fluturim në orën 9.30 në mëngjes na duket gjithmonë si një kohë e arsyeshme. Pastaj e kuptojmë që, për të shkuar në aeroport na duhet të zgjohemi nga ora 04.30- 05.00.

Shumë herë kemi rezervuar një fluturim ajror duke menduar se orët e mëngjesit janë mjaft të rehatshme, por shpejt jemi ndjerë të lodhur, të çorientuar e të përgjumur. Dhe kjo është diçka shumë e pakëndshme, sidomos kur je nisur me pushime dhe në fakt duhet të jesh i relaksuar dhe i gatshëm për t’i shijuar ato. Në mbështetje të kësaj teze ka edhe një argumnet tjetër: në qoftë se duke u nisur herët keni mbërritur gjithashtu herët në hotel, ju nuk mund të merrni dhomë (check-in janë zakonisht në 14:00) dhe si rrjedhojë duhet të tërhiqni bagazhin rreth gjithë qytetit. Pra, ju shpjet do ta kuptoni se jeni të uritur dhe të pagjumë, pasi jeni zgjuar në 5 të mëngjesit. Tani ju duhet një vend për të ngrënë drekë, pastaj të ktheheni në hotel për të bërë check-in, dhe duke pritur me ankth dhomën të bëhet gati të flini.

Por, shpesh, vendosni të qëndroni në hollin e hotelit duke pritur që dhoma të jetë gati. Dhe kështu, ju jeni nisur që në ora 9 të mëngjesit duke menduar se po fitoni ditën, por në fakt e keni humbur atë duke bredhur nëpër qytet në pritje të dhomës, apo duke fjetur gjumë për të rikuperuar mungesën.

Por, nëse ju zgjidhni një fluturim rreth 13.30, ju e merrni udhëtimin shtruar, keni plot kohë për drekë, madje zgjidhni edhe ku do të uleni dhe çfarë të hani në morinë e ofertave gastronomike. Ju arrini në destinacionin tuaj disa orë para darkës, kur dhoma është e gatshme dhe keni gjithë kohën për një dush përpara se të shkoni në restorant. A ka ndoshta një mënyrë më të mirë për të filluar një festë?

Por ka edhe nga ato që i preferojnë fluturimet në orët e para të mëngjesit. Arsyeja? Nisja për në aeroport herët në mëngjes ju ndihmon të shmangni trafikun. Për më tepër, arritja në destinacion para drekës do të thotë që ke gjithë ditën në dispozicion. Kujdes i vetëm, në qoftë se ju po udhëtoni me fëmijët, është për të lejuar që ato të flenë gjatë fluturimit: vetëm në këtë mënyrë nuk do të arrijnë në destinacion me dëshirën për t’u shtrirë menjëherë në një shtrat!

Share this:
Tags:

Add Comment

12 + 3 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.