Sunday May 19 2019

KU U XHIRUA HITI “LAST CHRISTMAS” ?!

Ndërsa e gjithë bota mban zi për vdekjen e Xhorxh Michael në Ditën e Krishtlindjeve (25 dhjetor 2016), radiot dhe televizionet transmetojnë videoklipin e këngës “Last Christmas”, singel që u publikua ​​më 15 dhjetor 1984, duke shitur më shumë se një milion kopje dhe që çdo vit, gjatë festimeve të Krishtlindjes, shfaqet me po aq gëzim.
Megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë ende se ku është filmuar video, e fokusuar në malet me borë dhe me një shtëpi të bukur dhe luksoze.

Videoja e këngës së famshme u xhirua në Saas-Fee, në kantonin e Valais, Zvicër, pranë kufirit italian.
Saas Fee është vendpushimi kryesor i luginës Saastal. Ashtu si Zermatt aty pranë, ajo është e rrethuar nga maja malesh befasuese dhe është e famshme për bukurinë e maleve dhe peizazheve gjatë dimrit dhe verës.
Vendndodhja e Saas Fee pranë akullnajave ju lejon të praktikoni ski dhe sporte të tjera dimërore gjatë gjithë vitit. Weissmies, Nadelhorn dhe Lenzspitze janë të populluara nga alpinistët gjatë sezoni të verës dhe aty gjen rrugë të shumta trekking-u për të gjitha nivelet.
Në qytetin e vogël të Saas Fee, i cili ka pak më shumë se 1600 banorë, mbërritja në makina nuk lejohet dhe automjetet elektrike qarkullojnë nëpër rrugët e saj. Përveç kësaj, shumica e ndërtesave duhet domosdoshmërisht të ndërtohen nga druri, gjë që kontribuon në ruajtjen e pamjes së thjeshtë, alpine të këtij qyteti zviceran. Përveç sporteve malore, Saas Fee ofron atraksione të ndryshme kulturore, si restorante, bare dhe vende për të dëgjuar muzikë.

Ka disa gojëdhëna lidhur me videoklipin e “Last Cristmas”: së pari, për të xhiruar klipin, grupi i xhirimit ka hasur shumë probleme. Fillimisht xhirimet ishte menduar të bëheshin në qytetin e Gstaadit, kantonin e Bernës në Zvicrën perëndimore, por meqë bora ishte e pakët në atë kohë, përfundimisht u vendos për Saas-Fee. Për shkak të mungesës totale të makinave, ekuipazhi ka hasur vështirësi në transportimin e të gjitha pajisjeve, duke hequr dorë nga limuzinat e destinuara për artistët.

Disa kuriozitete: jo gjithçka që shihet në video korrespondon me të vërtetën. Shtëpia, për shembull, është e vendosur jashtë fshatit dhe jo afër teleferikut, siç duket në klip. Përveç kësaj, skena në dhomën e ndenjes ku pema është zbukuruar nuk u xhirua brenda shtëpisë, por në studio sepse ekuipazhi nuk kishte as çelësat e shtëpisë.

“Last Christmas”është një këngë e Krishtlindjes e grupit Wham!, Dyshja britanike, formuar në vitin 1981 nga këngëtari dhe kompozitori George Michael dhe kitaristi Andrew Ridgeley, u publikua si single në vitin 1984. Albumi ishte menduar fillimisht të dilte me rastin e Pashkëve më 1985 dhe kënga do të quhej “LAst Easter”. Por Shtëpia Diskografike e Wham këmbënguli që kënga të nxirrej për Krishtlindjen 1984 dhe kështu ndryshoi edhe titulli, duke u bërë “Last Christmas”. Të ardhurat nga shitjet u dhuruan për bamirësi, për të luftuar urinë etiopiane të viteve 1984-1985.

Share this:
Tags:

Add Comment

ten + twelve =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.