Tuesday December 10 2019

ÇFARE MUZIKE TE DEGJOJME NE MAKINE ME FEMIJET?

Nëse keni menduar gjithçka rreth udhëtimit tuaj, por nuk jeni kujtuar aspak për muzikën, atëherë ju vijmë ne në ndihmë. Sidomos në udhëtimet e gjata me makinë, është shumë e rëndësishme për harmoninë e grupit të dëgjojmë muzikë të mirë, që krijon atmosferë dhe që pëlqehet nga të gjithë.

Kjo përzgjedhje në fakt nuk është aspak e rastësishme. Sepse në kohën ku jetojmë muzika është bërë shumë komerciale dhe është shumë e vështirë që t’i mbrosh fëmijët nga kjo mësymje.  Dhe për aq kohë sa prindërit kanë mundësi të ndikojnë në shijet e fëmijëve të tyre, atëherë pse të mos e bëjmë edhe gjatë një udhëtimi të gjatë me makinë? Pra të dëgjojmë këngë të mira, që sjellin atmosferë dhe që na bëjnë udhëtimin më të bukur?

Me ndihmën e ekspertëve tanë të muzikës, kemi bërë këtë përzgjedhje muzikore.

1 - Underneath the Tree - Kelly Clarkson

Këngë tipike e Krishtlindjes, plot ritëm dhe tringëllima zilesh qe sjellin atmosferë festive në makinën tuaj.

2 - It's My Life - Bon Jovi

Ashtu si në titull, kënga himnizon jetën e cila duhet gëzuar sipas mënyrës së gjithsecilit. Ritmi Rock i Bon Jovit në këtë këngë është i kapshëm për fëmijet dhe shumë melodik.

3 - The Only Thing That Looks Good - Bryan Adams

Një ritëm Pop Rock plot energji në të cilën këngëtari kanadez i këndon dashurisë.

4 - Anywhere - Rita Ora

Jo vetëm pse është shqiptare, por sepse kënga plotëson të gjitha elementët pozitiv të një këngë moderne të kohës së sotme.

5 - Balliamo Sul Mondo - Ligabue

Luciano Ligabue ja dedikon kete kenge shijimit të jetës me gjithë vështirësitë që ajo paraqet.

6 - Shiny Happy People - REM

Eshtë këngë që i ndjell fëmijët me tring tringun e melodisë së saj, që shoqëron gjatë gjithë këngës. Sa i përket atmosferës që krijon, kuptohet që në titull.

7 - New Rules - Dua Lipa

Nuk do të mundoheni shumë, pasi fëmijët tuaj tani të gjithë e njohin këtë këngë. Eshtë radha juaj tu shkoni pas atyre.

8 - Honey Honey - ABBA

Si një këngë pop himn i fund viteve ’70 kjo këngë mund të entuziazmojë jo vetëm ju dhe fëmijët por korit tuaj mund ti bashkohen edhe gjyshërit me nostalgjinë e tyre.

9 - Let's Get Rocked - Def Leppard

Nëse fëmija juaj eshte i prirur te dëgjoje muzikë rock, atëherë per tja shtuar këtë dozë e cila i bën vetëm mirë, kjo është kënga e duhur.

10 - It's Comin' Up - Paul Mc Cartney

Titulli i këngës është e vetmja frazë që përsëritet në refrenin e këngës, duke e bërë shumë të kapshme dhe si forme loje për tu kënduar nga fëmijët.

Të gjitha këto këngë janë ritmike, melodioze, të gëzueshme dhe himnizojnë shijimin e jetës dhe dashurisë.

Secila prej tyre ka strukturë normale, sjell atmosferë të gëzueshme dhe refrenet e tyre janë të lehta, duke përsëritur të njëjtat fjalë e duke u bërë të kapshme nga fëmijët.

Fëmijët tuaj , nëse ju i shoqëroni pak, do të kënaqen duke u hedhur në sediljen e prapme të makinës, duke kënduar me zë të larte “It’s my liiiiiife … it’s now or never” ose “Balliamo sul mondoooo…va bene qualsiasi musica”.

Sigurisht që fëmijët tuaj nuk do të shpëtojnë së dëgjuari  “Despacito”, “Puthe” apo “S’jena ma”, por ne duhet të mundohemi duke shfrytëzuar çdo mundësi t’i stimulojmë të dëgjojnë atë çka është e bukur në të vërtetë dhe që në të përditshmen e sotme, fatkeqësisht, nuk e ndesh shpesh.

Këngët e mësiperme absolutisht nuk janë të vetmet të bukura në çdo kontekst, por në këto dite festive, ato percjellin atmosferën që fëmijët  duan dhe ritmin e  duhur për të shkarkuar energjitë e tyre ndërkohe që udhëtoni me ta ne makinë.

Share this:
Tags:

Add Comment

6 + 8 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.