Tuesday December 10 2019

KRISHTLINDJA, CILAT JANE DISA PJATA TIPIKE NE BOTE?

Krishtlindja nuk do të ishte kjo që është, pa traditat e preferuara të ushqimeve të festës në tavolinë. Por ushqimi që ju hani për Krishtlindje sipas traditës së vendit, në një vend tjetër të botës, mund të duket pa kuptim.

Kjo sepse secili vend ndjek trashëgiminë e vet me recetat origjinale të festimit të festës. Krishtlindja është e lidhur ngushtë me familjen, kështu që ka shumë rëndësi që të rrini në shtëpi dhe të përgatisni ushqime që ju lidhin me këtë traditë.
Nëse jeni kuriozë, shikoni llojet e ndryshme të pjatave që përgatiten për t’u ngrënë për Krishtlindje në vende të ndryshme të botës.

1. Gjermania- Stollen

Festimet e gjermane të Krishtlindjeve njihen për një tortë të ëmbël, stollen. Ky version i tortave të frutave përfshin rumin, frutat e thata dhe një shtresë sheqeri pluhur sipër. Stolleni filloi të përgatitej që në shekullin e 15-të, kur njerëzit e jepnin këtë tortë të ëmbël me shije frutash, si një dhuratë.

2. Italia - Peshku

Peshku është një vakt i zakonshëm në prag të Krishtlindjeve në Itali, pasi mishi zakonisht nuk hahet atë natë. Peshku i kripur, i quajtur baccala, është po aq popullor, sa edhe supa e peshkut, e cila përgatitet me peshq të ndryshëm butakë. Por jo vetëm kjo pjatë, të gjitha pjatat që serviret natën e festës përmbajnë si produkt bazë peshkun.

Dhe në fund vjen Panettone. Torta si sfungjer e Krishtlindjes përmban një sasi të madhe frutash të pjekura.

3. Spanja - Turron

Bëni gati dhëmbët për një gjë të mirë, të fortë dhe të ëmbël. Turron është një ëmbëlsirë e bërë nga mjalti, sheqeri, e bardha e vezëve dhe bajamet. Tradita e ëmbël Krishtlindjes shpesh vjen në formë drejtkëndëshe.

Turron paraqitet në versione të ndryshme, ku në vend të bajameve mund të ketë lajthi, çokollatë, etj, herë është më e fortë dhe herë më pak, në varësi të llojit.

4.Franca - Buche de Noel

Pjata e Krishtlindjes që vë firmën në Francë vjen e fundit. Eshtë Buche de Noel, një tortë që duket si një trung peme. Kremi mbulon pjesën e jashtme dhe mbi të zakonisht vendosen dekoracione pushimesh. Tradita e trungjeve nënkupton trungjet e djegur gjatë Krishtlindjes.
Megjithatë, francezët nuk jetojnë vetëm me tortën. Familjet mblidhen në 25 për të shijuar darka të mëdha familjare. Coquilles Saint-Jacques, një pjatë që kombinon bimët jeshile dhe djathin, shpesh shërbehet si antipastë për festimet e Krishtlindjes. Pjata të tjera përfshijnë gjeldeti me gështenja, foie gras dhe oysters, ndër më të preferuarat për francezët.

5. Meksika -Tamales

Sipas traditës, gratë meksikane kalojnë orë të gjata për gatimin e recetës tradicionale. Mishi i mbushur me erëza dhe i mbështjellë në fletë misri merr shumë kohë dhe përpjekje, por kjo gjë nuk llogaritet fare kur bëhet fjalë për festa familjare. Mishi i derrit dhe i viçit janë llojet më të spikatura të mbushjes për pjatën, por mbushjet ndryshojnë sipas rajonit.

6. Brazil - Ceia de natal

Krishtlindjet bien gjatë muajve të verës të nxehtë të Brazilit, por kjo nuk i ndalon brazilianët që të shërbejnë në darkën e madhe gjelin për Krishtlindje. Pjata, e njohur si ceia de natal, merr një aromë mjaft unike. Pjatë merr shijen e saj nga marinimi i gjatë me erëza. Pjatat e tjera plotësuese janë orizi, arra, perimet dhe frutat.

7. Rusia - Qulli

Mos e humbisni natën e Krishtlindjeve dhe shijoni një tas qull. Tradicionalisht, rusët agjërojnë në prag të Krishtlindjes derisa të shohin yllin e parë të natës. Një recetë origjinale e qullit është ajo që përbëhet nga orizi ose gruri. Gjithashtu aty përfshihen fruta, arra, mjaltë, fara lulëkuqe, etj.
Nëse nuk e keni parasysh përvojën e plotë të Krishtlindjes ruse, ju kujtojmë se duhet të hidhni një lugë qull në tavan. Nëse qulli qëndron dhe nuk bie, përgëzojeni veten sepse besohet se do të thotë fat i mirë.

8.Australi - BBQ

Festimi i Krishtlindjes në stinën e verës, i motivon australianët që të shfrytëzojnë rastin për të ndezur Barbecue. Gjeli i detit dhe qengji janë opsione të njohura. Ndërsa familje të tjera australiane përdorin pjatat tipike britanike dhe ëmbëlsirat e tyre për të celebruar festën.

9.Kina - Molla

Krishtërimi nuk është i zakonshëm në Kinë dhe për rrjedhim vendi nuk ka tradita të Krishtlindjeve. Megjithatë shumë njerëz i japin mollë njëri-tjetrit. Lidhja vjen nga fjala Krishtlindje, Ping An Ye, dhe mollë, Ping Guo, që tingëllojnë të ngjashme në gjuhën kineze. Dyqanet shesin mollë të ngjyrosura me ngjyra të gatshme që kinezët i japin si dhurata, ndërkaq ëmbëlsirat me mollë janë nga më të ndryshmet.

10. Etiopi- Doro wat

Krishtlindjet në Etiopi nuk bien më 25 dhjetor si në shumë pjesë të tjera të botës. Në vend të kësaj, Etiopianët festojnë më 7 janar në bazë të kalendarit Julian, një traditë e përbashkët midis të krishterëve dhe ortodoksve.Për Krishtlindje etiopianët shpesh përfshijnë një pjatë të quajtur doro ëat. Kjo pulë pikante, zakonisht shërbehet mbi bukën e sheshtë të quajtur injera dhe ndonjëherë përfshin mbi të edhe vezë të ziera. Mysafirët e darkës marrin pjesë të injerës që në fillim të vaktit, si rit i festës.

Share this:
Tags:

Add Comment

seventeen − 7 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.