Wednesday December 11 2019

10 TREGJET E KRISHTLINDJES ME TE BUKURIT NE EUROPE

Tregjet e Krishtlindjes janë një nga traditat më të këndshme dhe të shijshme të festave në Europë. Eshtë mëkat të mos i krijosh mundësinë vetes, që të paktën një herë në jetë të vizitosh të paktën njërin prej tyre. Ka shumë zgjedhje, që varen nga shijet tona dhe ofertat e fluturimeve të lira, që na lejojnë të bëjmë një udhëtim para Krishtlindjes pa shpenzuar shumë.

Kush i pëlqen birrat, do të zgjedhë tregjet e Krishtlindjes të Belgjikës, kush e do Parisin, nuk do të humbasë verën e veçantë në qytetin e dashurisë. Kush dëshiron të blejë diçka më shumë alternative, do të zgjedhë Barcelonën, ndërsa ata që duan të përkushtohen për të zbuluar traditat lokale do të zgjedhin Trentino dhe Alto Adige. Ne gjithsesi po propozojmë 10 prej tyre, pasi i konsiderojmë si më mahnitëset….

1. Innsbruck - Austria

Qyteti austriak ofron 6 tregje: Më i famshmi ndodhet në qendrën historike. Këtu ndodhen dhjetëra shtëpi prej druri, ku do të gjeni zbukurime fantastike të Krishtlindjes, vepra artistike artizanale, prodhime prej leshi, lodra prej druri dhe sidomos kaq shumë specialitete të kuzhinës ku nuk mungon e pazëvendësueshmja glühëein apo verë brulè.
Në Innsbruck tregjet e Krishtlindjes zgjasin gati dy muaj. Një pemë e madhe shkëlqen në sfond, ndërsa grupet folklorike luajnë pavarësisht të ftohtit. Përreth nëpër tezga mund të blini dekoracione, qirinj, kek me xhenxhefil dhe dhurata nga më të ndryshmet. Në qytetin e vjetër ka rreth 70 stenda që ofrojnë dekoracione dhe produkte tradicionale.

2. Strasburg - Franca

Një treg i mrekullueshëm i Krishtlindjes absolutisht pë t’u parë është ai i Strasburgut. Sipas disa dëshmive, është tregu më i vjetër i Krishtlindjes në Europë, që daton në 1570. Vendosur në qytetin e vjetër mesjetar dhe rilindjes të qytetit francez, në brigjet e Rinit, në kufi me Gjermaninë, tregu ngrihet në Place de la Cathédrale dhe Rue de la Comédie, dhe ofron një përzgjedhje të gjerë të artikujve artizanalë, zbukurimeve të Krishtlindjes , lodra dhe gastronomi. Mos humbisni ëmbëlsirat e shijshme franceze të Krishtlindjes, si dhe shumë produkte tipike. Në këtë treg, mes dritash rrëzëllitëse, organizohen edhe shfaqja të shumta, të njëpasnjëshme.

3. Praga - Republika çeke

Tregu i Krishtlindjes në Pragë është gjithashtu një vend për t’u vizituar. Ngrihet në qendrën e vjetër të qytetit, Staroměstské náměstí, rreth monumentit të Jan Hus dhe poshtë pemës së madhe të Krishtlindjes. Konsiderohet si një nga tregjet më të mira në Evropë. Nuk është tregu i vetëm në qytet, ka të tjerë të vendosur në rrethe të ndryshme. Çekët preferojnë të blejnë produkte tipike dhe cilësorë të Krishtlindjes, si biskotat tradicionale çeke, mbulesa tavoline, kristaliera boheme, temjan si dhe pot pourri tradicionale të cilat çekët i quajnë purpura.
Dhe në qoftë se ju doni të hani diçka, në mesin e tregut do të gjeni më të mirat e kuzhinës sezonale, të tilla si misri i pjekur, salsiçe e pjekur në zgarë, bukë xhinxheri dhe mjaltë, gështenja të pjekur, verë brulè si dhe biskota të shijshme.
Praga është një destinacion me kosto të ulët për tregjet e Krishtlindjes falë fluturimeve me kosto të ulët dhe paketave të pushimeve.

4. Røros -Norvegjia

Në Norvegjinë e bukur, që bëhet edhe më magjike në Krishtlindje, ia vlen të vizitoni tregun e Krishtlindjeve të Røros. I njohur si qyteti prej druri dhe nga Siti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, këtu do të gjeni atmosferën autentike të Krishtlindjes së Veriut. Në shtëpitë prej druri dhe stenda janë ekspozuar punime artizanale norvegjeze dhe sidomos veshje leshi dhe rroba të rënda për t’u mbrojtur nga i ftohti. Për të gjallëruar atmosferën ka shfaqje me këngë tradicionale dhe këngë të Krishtlindjes. Røros është e vendosur në rajonin qendror Gauldalen, pranë kufirit suedez dhe 400 km në veri të Oslos.

5. Mynih - Germania

Mynihu ështën në garë me Strasburg-un për statusin e tregut më të vjetër të Krishtlindjes në Europë. Sipas dokumenteve, festivali i parë i Shën Nikollës u zhvillua në 1642 në Kaufingerstraße. Edhe këtu gjejmë një treg të mrekullueshëm, ndër më të bukurit në Europë, të vendosur në Marienplatz-in e madh. Në Mynih, një qytet katolik, tradita e Krishtlindjes është shumë e ndjerë, madje edhe në krijimin e beklemit të ekspozuar në Rindermarkt, një treg tjetër vetëm disa hapa nga Marienplatz. Në Marienplatz do të gjeni një numër të madh të shtëpive prej druri dhe stenda që ofrojnë një pafundësi produktesh, nga zejtaria në gastronomi, për të kënaqur të gjitha shijet. Të shumta janë shfaqjet dhe spektaklet që zhvillohen aty për ta ndezur më shumë atmosferën.

6. Bolzano- Itali

Tregu i Krishtlindjes në Bolzano, në Tirolin e Jugut është më i madhi në Itali. Për gati dy dekada, në sajë të bukurisë unike, ky treg tërheq çdo vit një turmë vizitorësh në Piazza Walther, e dekoruar bukur për festë. Bolzano në krahasim me qytetet e tjera europiane është një nga destinacionet më të mira për pushim gjatë periudhës romantike të Krishtlindjes.
Për rreth një muaj, atmosfera e Krishtlindjes pushton rrugët dhe rrugicat e kryeqytetit të Tirolit të Jugut, të zhytur në shkëlqimin e dritave romantike dhe qirinjve, të cilët për një moment të mbështjellin në një dritë magjike.
Por në këtë magji, edhe Zonja Borë bën punën e vet dhe mbulon qytetin e Bolzanos me borë të bardhë të butë. Atëherë çuditë e dimrit, në këmbët e Katedrales së Bolzanos, janë perfekte. Nëse po bëni një udhëtim në grup, në çift, apo me familje dhe fëmijë: tregu i Krishtlindjes në Bolzano ofron momente magjike për ju dhe për të dashurit tuaj.

7.Salsburg - Austri

Gjatë kësaj periudhe bora mbulon çatitë, kupolat dhe këmbanat e qytetit, atmosfera është romantike dhe sugjestive, ashtu si muzika e Mozart, e cila duket se dehet nëpër rrugë. Tregjet e Salsburgu-t janë një vend i vërtetë adhurimi.
Tregjet e Krishtlindjes në Salsburgut ngrihen në këmbët e kështjellës Hohensalzburg dhe në Dom und Residenzplatz, rreth katedrales së Salsburgut. Ju do të keni mundësi të endeni nëpër shtëpitë prej druri, ku mund të gjeni risitë më të larmishme të Krishtlindjes, të ndara në kategori. Nisur nga lulet dekorative të Krishtlindjes, tek qirinjtë, vepra artizanale, lodra, bizhu si dhe mund të kënaqni shijet me specialitete tipike të zonës, pikante dhe plot erëza.

8.Stocholm - Suedi

E vendosur në zemër të qendrës historike të Stocholmit, Stortorget julmarknad, tregu tradicional i Krishtlindjes në sheshin kryesor të qytetit, krenohet me një vend të vështirë për tu mundur. Që nga viti 1837, është tregu më i vjetër i Krishtlindjes në Suedi dhe 40 kioska të vogla të kuqe janë në harmoni të përsosur me këtë vend historik.
Ngrohuni me një filxhan të glögg (verë brulé e kuqe me një përzierje aromash), ndërsa hidhni një vështrim në sendet e punuara me shtiza dhe në produktet e tjera lokale artizanale. Mos humbisni specialitetet tipike suedeze të Krishtlindjes, të tilla si pepparkakor (biskota me xhenxhefil), saffransbullar (panine me shafran) si dhe gatime tipike, si mish i tymosur, apo kaproll

9. Tivoli - Danimarka

Sipas konceptit danezz, tregu tradicional i Krishtlindjes në Copenaghen, përmban parkun e lojrave i dyti, më i vjetër në Europë. Ndodhet në Tivoli. Aty do të gjeni rreshtat e pafund të pemëve të Krishtlindjeve të ndriçuara nga mijëra drita dhe do të deheni nga aroma e bajameve të thekur. E gjitha e përmbyllur me një liqen të ngrirë, që në prag të festave, shndërrohet në një shesh patinazhi me akull, duke krijuar një pamje maft përrallore.
Hidhni një sy tek stendat që shesin punime artizanale me dorë, glõgg (verë brulé) dhe shijoni një grusht æbleskiver (ëmbëlsirë tipike në formë topthash) me sheqer dhe marmelatë për të përfunduar aventurën tuaj të Krishtlindjes në Denimarkë. Por mbani një vend bosh për sanduiçin tipik të derrit me lakër të kuqe, para se të shkoni në The Star Flyer, një karusel 80 metra, nga i cili mund të shijoni një pamje panoramike të Copenaghen.

10.Manchester - Angli

Megjithëse tregjet e Krishtlindjes janë një produkt i Europës kontinentale, vitet e fundit Britania e Madhe i ka vënë qëllim vetes të mos shmanget nga rivaliteti, ndaj edhe tregu në Mançester, rreth Sheshit Albert, është një përvojë që nuk duhet humbur. Me 300 stenda, të ndara në seksione të ndryshme (tregu i botës, tregu francez, tregu gjerman, tregu familjar, si dhe një shesh patinazhi në Cathedral Gardens), ju nuk do të mërziteni.
Edhe këtu, mund të gjeni gjthçka, nga produktet artizanale, tek specialitetet nga e gjithë Europa, por stendat gastronomike, janë ato më të pëlqyerat. Me një përzgjedhje të gjerë ndërkombëtare, ju mund të zgjidhni midis strudel-it bavarez, crêpe franceze, Flammkuchen tedeschi (një lloj pizze me djathë dhe sallam) ose një sanduiç të thjeshtë, vetëm me djathë në zgarë, në stilin e vërtetë të Manchester-it. Kënaquni!

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

18 − ten =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.