Tuesday December 10 2019

VITI I RI NE PARIS, KESHILLA PER NJE UDHETIM TE PAHARRUAR

Viti i Ri në Paris ofron paketa të ndryshme turistike dhe ju mund të përfitoni prej tyre, pavarësisht se Parisi nuk është aspak i lirë e sidomos gjatë periudhës së fundvitit. Këtu do të gjeni këshilla mbi klimën dhe temperaturën, si dhe opsione se çfarë mund të programoni për Vitin e Ri në Paris.

Parisi nuk është vetëm qyteti i të dashuruarve dhe i romancave, por është edhe kryeqyteti i blerjeve të rastësishme, shopping-ut dhe modës. Eshtë i mbushur me klube nate dhe muze të një rëndësie ndërkombëtare. Nëse keni vendosur të festoni Vitin e Ri në Paris, mund të mendoni të kaloni mbrëmjen me partnerin apo shoqërinë, ose të zgjidhni të përziheni me turmën dhe të festoni vixhiljen e Vitit të Ri në rrugët e kryeqytetit francez. Në Paris, mundësitë për t’i thënë lamtumirë një lidhje dashurie janë të humbura, pasi Parisi është qyteti, që zor se i ndan njerëzit.

Klima dhe moti

Qyteti i Parisit ndodhet në veri të Francës, kështu që klima ndryshon nga oqeanike në kontinentale. Kjo do të thotë se dimri është i gjatë dhe i ftohtë, me shi dhe, në momentet e pikut, edhe borë. Në dhjetor temperaturat ndryshojnë nga 2 në 7 gradë, ndërsa gjatë muajit të parë të vitit, temperaturat zbresin më shumë, temperaturat minimale shpesh bien nën zero. Veshja e rekomanduar është tipike e dimrit dhe e rëndë, duhet një veshje e papërshkueshme nga uji, veçanërisht tek pallto, xhakoventoja dhe këpucët.

Le të themi menjëherë se një udhëtim në Paris në periudhën e Vitit të Ri, sigurisht nuk është i lirë, por mund të kurseni diçka, nëse bëni prenotim paraprakisht. Dy janë kompanitë që operojnë nga Tirana drejt Parisit, Adria Airways dhe Air France, dhe është fat nëse biletat i kapni me çmimin mesatar 180 euro vetëm vajtje. Por nëse përdorni aeroportet e vendeve fqinje, nga Mali i Zi apo Maqedonia, atëherë do të mund të siguroni bileta low cost, rreth 70 euro. Parisi ka tre aeroporte, dy kryesoret janë – Charles de Gaulle dhe Paris-Orly, ndërsa fluturimet me kosto të ulët zakonisht mbesin në Beauvais. Të tre aeroportet janë të lidhura në mënyrë perfekte me qendrën e qytetit përmes transportit publik. Si në çdo kohë tjetër të vitit, shpenzimet për një hotel në qendër të qytetit mund të jenë penguese, gjatë kësaj periudhe çmimet janë të fryra. Këshilla jonë është, pra, të zgjedhim një hotel që gjendet në zona paksa periferike, por ndoshta afër një stacioni autobusi ose një stacioni të metrosë. Transporti publik parizien është mjaft efikas dhe funksionimi i tyre është i garantuar edhe gjatë pushimeve, deri natën vonë.

Çfarë mund të bëni në prag të Vitit të Ri

Është traditë, në Paris, të zbresësh nëpër rrugë dhe sheshe pas darkës për të shkëmbyer përshëndetjet dhe për të festuar në shoqëri. Pamja është e ëmbël, me dritaret e zbukuruara me zbukurime dhe dekorime të ndritshme, pemët dhe rrugët e dekoruara me dritat karakteristike të Krishtlindjes. Mundësitë për të mirëpritur Vitin e Ri me dinjitet, nuk janë aspak të kufizuara në festimet e rrugëve, por ne propozojmë tre alternativa të shkëlqyera për të gjitha shijet.

1. Parisi në shesh: Champs-Élysées

Viti i Ri në sheshin kryesor të Parisit është një festë e ndritshme dhe argëtuese, pasi ti ecën së bashku jo vetëm me shumë francezë përkrah, por edhe njerëz nga e gjithë bota. Në Champs-Elysees, që nga ora 21.00 festa fillon: këshilla jonë është që të shkoni atje pak para orës 21.00, ndoshta sa më shpejt gjatë orëve të vona të pasdites së vonë, për të shmangur turmat e rrëmujshme dhe për të përfituar nga hapjeve lirë e metrove, që nis nga ora 17.00 e datës 31 dhjetori deri në ora 12.00 datë 1 janar. Kujtojmë se të gjitha linjat e metrosë qëndrojnë në shërbim gjatë gjithë natës. Programi fiks i viteve të fundit, organizuar nga Bashkia, është një mbrëmje magjike që bëhet përreth një prej monumenteve më të bukura të Parisit, Arc de Triomphe (Harku i Triumfit). Nga ora 23:00 deri në orën 1, ju mund të shihni një shfaqje të paharrueshme, që përfshin lojrat e dritave dhe projeksionet e videove, të gjitha plotësisht të lira. Mbrëmja gjithashtu parashikon paradën më të madhe të Vitit të Ri, fanfara dhe animacione në skenën që ngrihet përmes Champs-Elysees dhe nis nga ora 13.00 deri në 18.00, të datës 1 janar.

2. Viti i Ri në Senna

Nëse ju keni zgjedhur Parisin për të festuar Vitin e Ri, por doni të shmangni turmat në rrugë dhe në klube, ju mund të zgjidhni një lundrim romantik darke në Senna në një nga shumë mouches bateaux. Kjo zgjidhje është veçanërisht e përshtatshme për çiftet, të cilët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një festë udhëtimi. Udhëtimi bëhet rreth qytetit, me ushqim të mirë, shampanjë dhe shoqërinë e personit të veçantë. Anijet që ofrojnë këtë mundësi menaxhohen nga kompania Bateaux-Mouches, programi përfshin darkën, me një atmosferë muzikore klasike, dhe kthehen në orën 2 të mëngjesit për gjithsej 390 euro. Pika e takimit për nisje është në Pont de l’Alma 32, Port de la Conférence (Rive Droite), të paktën një orë para nisjes, që është në orën 20:30.

Si të arrini atje: Për të hyrë në pikën e nisjes ju mund të merrni linjën e metrosë 9 dhe të zbrisni në stacionin Alma-Marceau ose autobusin 63 dhe të zbrisni në stacionin Jean Nicot – Eglise Americaine.

5. Mbrëmje e kabaresë pariziene

Viti i Ri në Moulin Rouge, që ndodhet në Boulevard de Clichy në numrin 82, ofron një program që përfshin darkën dhe një shfaqje Revue Féerie duke filluar nga ora 21. Të shoqëruar nga Orkestra Moulin Rouge, darka do të ndiqet nga një deklaratë e dëshirave dhe show. Mbrëmja nuk mbaron këtu! Duke filluar nga ora 02.00, do të nisë eventi i vallëzimit “Cotillons” me një set DJ. Programi është joshëse por çmimi aspak i lirë: nëse mund të gjesh një vend të lirë, do të kushtojë 680 euro.

Festimet, klubet dhe diskot

Show Case – discoteca, Pont Alexandre III, Berges Rive Droite, Email [email protected], web showcase.fr 

Les Planches – night club, 40 Rue du Colisée, Tel. +33 6 21 70 52 56, Email [email protected], web lesplanches-paris.com

Le Queen – night club, 22 Rue Quentin-Bauchart, Tel. +33 1 53 89 08 90, queen.fr

Opinione dhe këshilla

Pse këshillohet: Viti i Ri në Paris rekomandohet për të gjithë. Kategoritë e ndryshme të udhëtarëve (të rinjtë dhe shoqëria e miqve, familjeve dhe çifteve) do të gjejnë pa dyshim veprimtaritë që duan për të kaluar një festë argëtuese dhe të përshtatshme për nevojat e tyre.

Transporti dhe lëvizshmëria urbane: Parisi është një qytet i madh dhe prandaj është shumë i ngarkuar gjatë gjithë vitit. Por në periudhën midis Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Parisi sulmohet edhe më nga mijëra turistë. Prandaj ne rekomandojmë përdorimin e transportit publik efikas, sidomos nëntokësor, duke lëvizur të paktën një orë përpara. Shmangni taksitë, të shtrenjta dhe të vështira për t’u përdorur për shkak të ngarkesës së madhe.

Çmimet mesatare: siç e kemi thënë tashmë, Parisi nuk është një qytet ekonomik dhe periudha e Vitit të Ri është një nga ato veçanërisht të shtrenjta. Nëse keni ndërmend të kaloni mbrëmjen e Vitit të Ri në një klub, ju duhet të paguani një kosto mesatare për person për të paktën 250 euro.

Share this:
Tags:

Add Comment

one + six =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.