Wednesday December 11 2019

BOLONJA, RESTORANTET ME TE MIRA PER T’U PROVUAR

Të gjithë e njohim reputacionin e Bologna-s si kryeqyteti italian i kuzhinës, ka qindra restorante, tratori dhe piceri, ku mund të shijoni pjata me një shije ekselente. Këtu pjatat klasike kanë vend nderi, megjithëse gama e tyre është shtuar. Në Bologna, përveç arkitekturës mesjetare, artit madhështor dhe muzikës, do keni mundësi të kuptonin zemrën kulinare të qytetit që frymëzoi Italinë.

Bologna (Bolonja) ka disa pseudonime, si – la dotta(kanali) dhe la rossa (e kuqja), por pseudonimi la grassa (bullafiqja) është ndoshta më i përshtatshmi. Ushqimi është “një problem” i madh këtu, si në të gjithë Emilia-Romagna, pasi është shtëpia e proshutës së Parmës, uthullës balsamike dhe djathit Parmigian (parmixhan). Mishi i shëndetshëm, djathrat e stazhonuar, pana, gjalpi, mishi i egër dhe tratufi me bollëk, e bëjnë këtë kuzhinë shumë të këndshme, sidomos në vjeshtë, me kërpurdhat porcini dhe gështenjën e saj të ëmbël, është një kohë e shkëlqyer e vitit për t’u vizituar.

Shumë nga hitet më të mëdha të kuzhinës italiane – tagliatelle con ragu, mortadella, tortellini, lasagnia alla bolognese – kanë origjinën e tyre dhe shijohen më mirë se kudo tjetër këtu. Klasikët ende kanë vend nderi, por vitet e fundit gama e restoranteve është zgjeruar.
Do prozojmë për ju disa restorante në Bolonja, ku mund të shkoni e të hani, të bindur se po bëni zgjedhjen më të mirë.

1. Tratoria di via Serra

Me një dekorim të pakët dhe jashtë qendrës historike, ky lokal modest, duket si një kandidaturë e pamundur për një nga qytetet më të njohura në Itali, por pjatat frymëzuese të zonës, të dy shefave, Flavio Benassi dhe Tommaso Maio, sigurojnë që shtëpia të mbushet çdo natë, madje duhet shkuar me rezervim. Menuja ndryshon një herë në javë, por tortellini të mbushur me dardhë dhe të spërkatur me gjalp dhe farat e lulekuqes (9.50 €), spagheti alla chittara me miell gështenje me kërpudha porcini dhe lajthi (10.50 €), ose një lugë fistëk (8 €) nuk duhen humbur.

  • Via Luigi Serra 9, +39 051 631 2330, e merkurë – e enjte 19.00-22.00, e premte – e diel 12.00-14.00 dhe 19.00-22.00, trattoriadiviaserra.it

2. Sette Tavoli

Rotacioni i mënysë në shtatë tavolinat e restorantit të Marco Spanghero (Sette Tavoli) nxjerrin në pah nga një rajon të ndryshëm të Italisë çdo muaj. Një meny nga Fruli mund të ketë risotto me kërpudha porcini (12 €) ose mish dreri me kanellë (15 €), ndërsa një vakt nga Umbria mund të fillojë me lepur të butë me lajthi ose rosë e egër me çokollatë të hidhur (12 €).

Via Cartoleria 15, +39 051 272 900, e hënë – e enjte 12.00-15.00 dhe 19.00 deri në mesnatë, e diel 18.00 – deri në mesnatë, settetavoli.it

3. Drogheria della Rosa

Kjo farmaci e konvertuar ofron një mirëseardhje të zhurmshme dhe disa nga gatimet më shpirtërore të qytetit. Pronari Emanuele Addone mund të shihet ditë e natë duke përshëndetur mysafirët dhe duke këmbëngulur që të provojnë vajin e tij të parë të shtypur të ullirit nga Lucca, ose supën me tortellini në lëng gjeli (12 €). Mos mendoni se këtu do të gjeni një mbrëmje të qetë me shandanë

4. Ristorante Pappagallo

Është më i vjetër se një shekull, por, me mbulesat e bardha dhe gjithmonë në dukje të freskëta dhe kamerierët me smoking, mund të duket një rikthim, pasi kjo ikonë gastronomike në një pallat me dy kulla nuk mbështetet në traditë. Kuzhina e mban restorantin të ri, duke aplikuar kthesa të forta bashkëkohore nga kuzhina rajonale, si p.sh. një copë derri iberik vendosur mbi një shtresë krem kungulli dhe gjalpi (22 €) dhe taliatelle me kafe. Klasiket, të tilla si lasagnia legjendare me spinaq (14 €) ose taliatelle me shafran (14 €), trajtohen me nderim të barabartë.

Piazza della Mercanzia 3, +39 051 232 807, çdo ditë 11.00-13.00, alpappagallo.it

5. Ristorante La Traviata

Hidhni një sy sipër shpatullave të shefit, gjatë një pasditeje dembele dhe mund ta “spiunoni” atë duke hapur petat e pastës (brumit) të tortelinit që janë të parezistueshme. Bëjnë edhe mrekulli të tjera me atë pastën e verdhë, ngjyrë që merr nga të verdhat e vezës, ku nga më mbresëlënëset është lasagna bolognese (12 €), që serviret një herë në javë – një pjatë e përbërë nga tre lloje mishrash të grirë dhe beshamel, shija e të cilit ndihet edhe më e lehtë se një pupël. Ose provoni një nga shumë variantet e lazanjës klasike – një version me kunguj e kërpudha është ndër më më të mirët, gjatë sezonit të tyre.

Via Urbana 5, +39 051 331 298, 12.00- 14.30 dhe 20.00-23.00, i mbyllur të dielën, e gjeni në Facebook

6. Trattoria Valerio

Ky restorant i përulur familjar është i ideuar për të bërë tagliatelle me salcë ragù (9 €) dhe qofte me bizele (9 €) që nga viti 1898. Prezantimi është aq i thjeshtë sa ç’mund të jetë, por çmimet janë të ulëta, pjatat e bollshme dhe gjithçka bëhet me dorë me kujdesin maksimal.

Via Avesella 10, +39 051 268 404, 12.00-14.00 dhe 19.00-21.30, i mbyllur të dielën, trattoriavalerio.com

7. Berberè Pizzeria

Nëse jeni duke kërkuar për pizza dhe me një çmim të mirë (duke filluar nga 6 €), me maja’ natyrore dhe kryesisht përbërësit organikë (domate vijnë nga fermat e zgjedhur pulieze dhe mozzarella e buallit vjen nga Caserta, Campania) jeni në restorantin qendror të shijes. Produktet organike janë gjithashtu në dispozicion të dyqanit të restorantit.

Via Petroni 9c, +39 051 275 9196, e enjte – e diel 12.30-15.30pm dhe 18.00 -23.00, të hënën 18.00-23.00, berberepizza.it

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

17 − 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.