Monday September 16 2019

MAROK, RREGULLA KULTURORE QE DUHEN ZBATUAR

Maroku po bëhet çdo vit një destinacion gjithnjë e më popullor për turistët nga e gjithë bota. Megjithatë, para se të niseni, është e këshillueshme që të keni me vete disa njohuri rreth kulturës lokale, në mënyrë që të shijoni më mirë përvojën me njerëzit dhe vendet ku do të shkoni.

Një nga këshillat kryesore që u jepen njerëzve që duan të vizitojnë Marokun është të vishen me modesti dhe të mbajnë shpatullat dhe shpinën të mbuluar. Kjo ide nuk lind nga një paragjykim fetar, por i ka rrënjët në idenë e respektimit të kulturës lokale dhe mendimit të vendit, edhe kur ato nuk janë të ngjashme me tonat. Duhet ta merrni me mend se skenat e puthjeve dhe përkëdheljeve në publik nuk janë të rekomanduara.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHEN PARE PATJETER NE MAROK

Një tjetër këshillë është se duhet të bëni pazar me tregtarin kur doni të bleni diçka në ato që njihen si suq (tregje). Përsa kohë nuk bëni pazar me shitësin, kjo quhet fyese.

Por bëni kujdes, nuk duhet të bëni gabimin e kundërt, domethënë të bëni shumë pazar, se mund të konsiderohet si kundërvënie e juaja ndaj shitësit.

Kur ecni nëpër rrugicat e Medinës, është mirë që gjithmonë të ecni drejt. Scooters (motorrë) të shumtë do të kalojnë pranë jush në rrugicat e ngushta dhe është e rëndësishme për të gjithë që të kalojnë pa pengesa.

Rregullat dhe konvencionet sociale dhe kulturale që duhet t’i kemi parasysh para se të nisemi për në Marok. Si çdo vend tjetër edhe Maroku ka veçoritë e veta. Përpiquni t’i mbani parasysh.

Dhe mos harroni: Periudha më e rëndësishme e vitit në Marok është Ramazani; që i ka dhënë emrin muajit të nëntë të kalendarit hënor musliman.

Nga TRAVELBAR.al

Rregulla dhe konvencione

Para një të huaji, marokenët tentojnë të kenë një sjellje shumë formale. Për ta, është e zakonshme të shkëmbejmë informacion rreth shëndetit të familjes dhe të shtrëngojmë duart. Marokët përshëndeten duke shtrënguar duart, ose dy puthje në faqe (duke filluar nga e majta) kur është fjala për individët e të njëjtit seks.

Në rastin e një burri dhe një gruaje, gruaja është ajo që zgjat e para dorën, nëse dëshiron të përshëndetet. Në rast se nuk e bën, burri mund të përkulë kokën për të treguar respektin e tij.

Lexo edhe: KOZMETIKA MAROKENE-SEKRETE FEMRASH

Mysafir ne familje

Kur jeni të ftuar për darkë në shtëpinë e një familje marokene, duhet të hiqni këpucët. Është praktikë e mirë nëse sillni dhurata të tilla, si: pasta, fiq, hurma, arra ose lëngje të freskëta. Shmangni alkoolin kur nuk kërkohet në mënyrë specifike. Të mos habiteni kur darka të serviret ulur në dysheme, mbi një qilim, me një tavolinë në lartësinë tuaj. Nëse ndiheni të ngopur, prekni stomakun tuaj dhe tundni kokën duke thënë “La, shukrran” (Jo, faleminderit). Insistimi i tyre është një formë respekti dhe bujarie që duhet të nderohet.

Share this:
Tags:

Add Comment

11 + 19 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.