Sunday May 19 2019

10 GJERA QE DUHET TE BENI PATJETER NE MAROK

Çfarë të bësh në Marok? Cilat janë destinacionet dhe atraksionet më të pëlqyera? Një propozim për të vizituar qytetet perandorake dhe shkretëtirën e Saharasë, mes thatësirës dhe detit…

Maroku është destinacioni i rradhë, që përmbush dëshirën për një aventurë të cilën do ta kujtoni gjatë. Një udhëtim përmes historisë dhe kulturave të ndryshme, në një territor ku ngrihen katër qytete të rëndësishme mbretërore: Rabat, Meknès, Fès dhe Marrakesh.
Sot ky vend fantastik është bërë një destinacion shumë i rëndësishëm turistik që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Një pushim në këtë tokë të mrekullueshme u rekomandohet sidomos entuziastëve të turizmit kulturor, të përkushtuar pas zbulimit të historisë së qyteteve perandorake.

1. Marrakech

Marrakech, qyteti i kuq, i mbiquajtur “Perla e jugut”, me monumentet e stolisura me mozaikë dhe mermer, dëshmon pasurinë e të shkuarës së kryeqytetit mbretëror të shekullit të XI. Këtu mund të vizitoni Varret Saadiane, Medresenë ben Youssef (një kolegj i vjetër kuranik, me një arkitekturë të shkëlqyer arabe) si dhe sheshin Jema’a al-fna (që do të thotë sheshi i të vdekurve), pa dyshim, sheshi më i famshëm në Afrikë.
Ky shesh, çdo natë merr jetë nga spektakle hipnotizuese dhe kioska të improvizuara, ku mund të gjeni përveç të tjerash specialitet lokale të zgarës.
Nuk duhet humbur Muzeu i Marrakech, një institucion muzeal i artit islamik: kaligrafi, dorëshkrime të Kuranit, dorëshkrime të tjera nga shekulli VIII – XX , monedha shumë të vjetra, stoli tradicionale, vepra të artit hebraik dhe islamik, si dhe vepra të piktorëve bashkëkohor marokenë. E gjitha në një pallat prej një mijë e një ëndrrash, me shtretër mbretëror dhe hamame përrallore….me pak fjalë e gjithë atmosfera e Marokut, e mbledhur në një vend.

2. Essaouira

Vetëm 200 km larg Marrakech, mbi brigjet e Atlantikut, ngrihet një fshat me klimë vërtet të paimagjinueshme. Gjatë gjithë vitit Essaouira rrihet nga një erë e fortë dhe e ftohtë. Gjatë verës ju këshillojmë që pasi të keni vizituar Marrakech-in, të ndaleni në këtë qytezë: është suprizuese të kalosh nga temperatura 45-50 °C në 15°C, nisur nga bregu drejt thellësisë së terrenit. Natyrisht që duhet të parashikoni një veshje absolutisht dimërore, mbi të gjitha, mbrëmjeve. E kuptuat mirë: edhe pse është verë duhet të vishni triko leshi dhe këpucë! Shumë turistë i prishin pushimet në këtë vend, pasi ftohen, ose në rastin më të mirë marrin një rrufë të mirë! Një nga atraksionet e këtij lakaliteti është porti me restorante e shumtë: aty mund të shijoni sardelet e zgarës!

3. Marrakech-Essaouira, rruga e Argan-it

Drejtimi që lidh qytetin mbretëror të Marrakech-ut me Essaouira-n ofron një peizazh me të vërtetë unik. Në fakt është i vetmi vend në botë ku mund të admirosh pemën e Arganit. Argani është një pemë e vjetër që zhvillohet në këtë pjesë të Atlantikut. Kjo pemë gjithmonë e gjelbër, ka një simetri vërtet unike në llojin e saj: hija e gjetheve lejon dhitë që të struken aty brenda! Nga fruti i kësaj peme del vaji i famshëm Argan, me veti shëruese dhe ushqyese të shkëlqyera.

4. Trendafilat e Kalaat M’Gouna

Pas maleve të larta Atlante, 70 Km nga Ouarzazate, ndodhet kjo qytezë piktoreske dhe e çuditshme. Një oaz i vërtetë qetësie dhe atmosfere autentike. Provinca është e njohur për kështjellën e saj të bukur, të ndërtuar me kashtë dhe baltë, si dhe Luginën e Trëndafilave. Këtu kultivohen këto lule shumëngjyrëshe mjaft delikate, që më pas eksportohen në të gjithë botën.

5. Casablanca

Kryeqyteti ekonomik i vendit, Casablanca mban xhaminë më të madhe në botë pas Mekës, xhaminë Hassan II, të cilën mund ta vizitoni vetëm me prenotim. Por mos harroni shëtitjen mbi “Corniche”, rruga panoramike që shkon paralelisht me bregun.

6. Rabat

Në kryeqytetin elegant të Marokut nuk duhet të humbisni vizitën në Pallatin Mbretëror, Mauzoleun e Moahmed-it V si dhe Kështjellën Hassan, xhami e shekullit të XII.FesFes përbën qendrën shpirtërore dhe kulturore të Marokut. Fes el-Bali është qyteti i vjetër, karakteristik për labirintin e rrugicave, sheshet me pamje të bukura dhe pallatet elegante. NdërsaFes el-Jedid është një qyteti i ri, në të cilin ia vlen të vizitohet Pallati Mbretëror, me portën e artë.

7. Aventura: Ture në shkretëtirë

Të gjithë dashamirët e aventurave nuk do të humbasin mundësinë për të vizituar Saharën. Disa agjenci në Marrakech organizojnë ekskursione dhe udhëtime deve për dunat e shkreta. Mund të jetë veçanërisht mbresëlënëse të kaloni një natë nën qiellin e stilit të ngritur në një nga tenda tipike Beduine. Është një eksperiencë e papërsëritshme.

8. Plazhet

Në shumë raste, ju mund të mbështeteni tek pakot promocionale të ofruara sapo të mbërrini në Marok nga agjensitë vendase të udhëtimit. Nëse doni të shijoni të gjithë paqen e detit dhe plazhet marokene, drejtoni zgjedhjen tuaj në një nga zonat e shumta bregdetare.
Tangier: Qyteti i Tangier është një nga më të njohurat në Marok, falë plazhit të bukur që tërheq çdo vit më shumë vizitorë, sidomos të rinj nga e gjithë bota.
Shpellat e Hercules: Ndër vendpushimet kryesore bregdetare, sigurisht në mesin e më të ngarkuarve. Këtu mund të admironi një peizazh të jashtëzakonshëm natyror.
Agadir: Këtu ju mund të gjeni hotele luksoze të kombit. Kjo gjysmë është e përkryer për ata që kërkojnë relaksim dhe qetësi.
Casablanca: Në Casablanca ju do të gjeni plazhe të përsosur për ata që duan sportet e ujit.

9. Suveniret

Karakteristike është prodhimi i tapeteve, që tregtarët i ekspozojnë mbi çatitë dhe hyrjet e shtëpive. S’do ishte aspak keq ta blinit edhe ju një të tillë. Por meqë tapetet e bëra me dorë kushtojnë, këshilla kryesore që jepet, është një cd me muzikë marokene, e quajtur edhe si “andaluza” për shkak të origjinës së saj spanjolle, e cila do t’ju bëjë të jetoni emocionet e udhëtimit, duke rifreskuar kujtimet dhe atmosferën marokene.

10. Hamamet

Kudo që të ndodheni, mos humbisni eksperiencën e paharruar të hamamit! Masazhe, esenca, avull dhe rrëke uji të ftohtë e të nxehtë….nëse i provoni do ju duket se ju kanë dhuruar botën. Një këshillë: kërkoni hamamët e lagjeve të mira, pasi janë më të pastra dhe të mbajtura mirë.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

20 + fifteen =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.