Monday July 22 2019

SI TE ORGANIZOSH NJE UDHETIM PA U GRINDUR

Nëse jeta në çift ka problemet e veta, mos mendoni se udhëtimi në çift sjell më pak probleme. Udhëtimi në çift ka anët e mira dhe më të errëta të tij, por për të shmangur diskutimet e mëdha, përpara, gjatë dhe pas udhëtimit, ka disa truke të vegjël që të gjithë duhet t’i dinë. Sepse duam apo s’duam ne, fraza të tilla si ” ah, unë mendoja”, “ah, unë doja”, “ah, unë preferoja”, janë të pashmngashme.

Një herë ku dëshiron ti dhe radhës tjetër aty ku dëshiron ai. E nëse radhës që vjen nuk keni të njëjtin mendim, mund ta bëni me “tek a çift”. Por, nëse asnjëri prej jush nuk ka preferenca të veçanta, çështja është shumë më e thjeshtë, pasi mund të bëni një kërkim të shpejtë mes ofertave të agjensive turistike, për të gjetur udhëtimin më të favorshëm pse jo, edhe low cost.

Një ndër sitet më serioze ku jo vetëm mund të gjeni çmimin e fluturimit më të favorshëm, por edhe të krahasoni dhe të përfitoni ofertën më të mirë është https://www.skyscanner.net/

Që në fillimi duhet ta kemi të qartë se në udhëtimin në çift duhen marrë parasysh dëshirat dhe nevojat e të dyve. Këtu kemi një listë me me disa taktika të vogla, që ju ndihmojnë të bëni udhëtimin në çift, pa brerje të ndërgjegjies. Asnjëherë mos u tregoni egoistë, pasi mund të rrënoni të gjithë udhëtimin tuaj.
Nga TRAVELBAR.al

Tipologjia e udhëtimit

Ka njerëz që pëlqejnë udhëtimet në mënyrë të thjeshtë e komode, me një çantë në shpinë dhe pak rroba aty brenda. Pëlqejnë të udhëtojnë me aeroplan, autobuz, tren apo dhe autostop. Nuk preferojnë qëndrimin në resorte, por plazhet e panjohur dhe vrimat e strukura. Eshtë fat i madh, kur edhe partneri kërkon të njëjtat gjëra. Në këtë rast nuk ka vend për debate. Por kur të dy partnerët kërkojnë gjëra të kundërta, atëherë udhëtimi në çift bëhet i vështirë dhe aspak i këndshëm.

Gjetja e ekuilibrit është e vështirë, duhet të dish të mirëpresësh sugjerimet e tjetrit dhe t’i përkosh me tipin e udhëtimin që kërkon të bësh. Nëse partneri yt ka dëshirë të rrijë 10 ditë i shtrirë në kurriz, ndërsa ti si tip je e dhënë pas ecjeve të pafundme në kërkim të gjërave të veçanta, ndoshta ka diçka për t’u riparë. Rregulli që vlen gjithmonë është 50 me 50 për qind, një herë zgjedh njëri e radhës tjetër, zgjedh tjetri.

Çfarë të shihni

Some caption goes here

Kur gjërat shkojnë mirë

Si të zgjidhni se çfarë do të shihni? Mund të keni mënyra të ndryshme ku bazoni zgjedhjet tuaja, por mund të shkruani secili në një copë letre çfarë dëshiron të shohë dhe në fund të gjeni gjërat e përbashkëta. Në krye të listës vendosni gjërat prej të cilave nuk do të hiqnit dorë në mënyrë absolute, për të vijuar më poshtë me gjëra më të parëndësishme për t’u rënë vize. Në fund do të arrini të hartoni një listë finale me gjërat që kanë shumë rëndësi për t’u parë për ju të dy dhe me mirëkuptimin më të plotë do ta keni agjendën tuaj të udhëtimit gati, vetëm për ta zbatuar. Kjo listë do ju ndihmojë mjaftueshëm në shuarjen e grindjeve për zgjedhjen e vendeve për t’u vizituar, pasi keni në duar “një plan”të miratuar nga të dy.

Ku do të flini

Disa nuk kanë kërkesa specifike për gjumin, mund të dremisin edhe në aeroport duke pritur tranzitin, mund të flenë në hostel, me dhjetë veta në dhomë, pavarësisht gërrhitjeve. Por jo të gjithë e kanë këtë fat. Të tjerë e duan krevatin e rehatshëm, hapësira të konsiderueshme, nuk durojnë bisedat nga dhoma ngjitur e hotelit, ndaj preferojnë të marrin dhoma me 5 yje, të cilat kërkojnë edhe një grusht me para. Në rastin kur shkon me xhepin plot, gjithçka zgjidhet lehtë. Por kur të mungon ky luks, atëherë duhet të bësh kompromiset e gjumit. Domethënë të përcaktosh që pa u nisur tipin e akomodimit.
Mes hotelit të lirë dhe hostelit, është apartamenti. Një zgjidhje e zgjuar, sepse çmimet nuk janë të ekzagjeruara dhe muret nuk i kanë aq të holla. Ka më shumë hapësirë përreth teje dhe mund të kursesh edhe ca para, meqë ke mundësi të gatuash ndonjë vakt të shpejtë, njëlloj si në hostel.

Konkluzioni

Me pak fjalë, sekreti i një udhëtmi në çift është të bini dakort, të mos tregoheni egoistë dhe të dini edhe të përshtateni. Nëse nuk e bëni këtë, rrezikoni të grindeni dhe nuk ka gjë më të shëmtuar se një udhëtim në çift me grindje. Kur udhëtoni në çift, të dy duhet të kujdeseni për dëshirat e përbashkëta, gjë që nuk është aspak e lehtë. Por duhet ta bëni.

  • Përcaktoni me konsensus një vend që ju pëlqen të dyve
  • Hartoni planin në bazë të financave tuaja
  • Hartoni dhe respektoni listën e përbashkët të dëshirave.
Share this:

Add Comment

11 − 9 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.