Monday September 16 2019

10 GJERA PER TU PARE PATJETER NE DUBAI

Çfarë të shohim në Dubai?Përse pëlqehet kaq shumë nga turistët që udhëtojnë për atje nga e gjithë Bota? Cilat janë vendet më interesante? Çfarë të shohim në mënyrë të veçantë? Ja 10 gjërat që nuk duhen humbur kurrsesi!

Tradita dhe tendenca janë të ndërthurura në Dubai, nga modernia tek luksi. Me një horizont ku duken gradaçelat më të lartë në botë, luksin e ekzagjeruar, tregjet tipike, qendrat tregtare mbresëlënëse, detin kristal dhe plazhet e arta, shkretëtirat, shpatet e skive dhe parqet ujore mahnitëse, ky oaz urban në shkretëtirë, zbulon unitetin dhe dëshirën e njeriu për të kapërcyer çdo kufi.

Kemi përzgjedhur per ju 10 atraksionet që absolutisht nuk duhen humbur.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE DUBAI

1. Burj Khalifa

Me 828 metrat e saj është padyshim ndërtesa më e lartë në botë. Është e domosdoshme të ngjitesh në majë të gradaçelës, për një pamje që të lë pa frymë! Pamje panoramike dhe të paharrushme janë sidomos ato ndërmjet kateve 124-të dhe 148-të.

Si të shkoni: Bulevardi 1 Mohammed Bin Rashid , Downtown Dubai. Stacioni: Burj Khalifa, Linja e Kuqe e Metrosë.

Orari: e hënë -e diel: 8.30-17.00 dhe 19.30-22.00, për katin e 124;  nga ora 19.00-22.00 për katin e 148-të.

Kostoja e biletave: të rriturit AED125 (€ 30), fëmijët (4-12 vjet) AED95 (22 €). Hyrja me prioritet: të rritur dhe fëmijë AED300 (70 €). Fëmijët nën 4 vjeç falas.

Prenotim: Bileta për Burj Khalifa për në Katin e 124 dhe Katin e 125.

2. Shatërvani i Dubait

Poshtë këmbës së Burj Khalifa ndodhen shatërvanët vallëzues më të mëdhenj në botë, me valët e ujit që arrijnë deri në 150 m lartësi dhe përkunden për një kohë me muzikën.

Si të shkoni: Liqeni Burj Khalifa, Lower Ground Waterfront Promenade, Downtown Dubai

• Orari: 13:00 – 13:30,  e premte: 13:30 – 14:00; mbrëmje: 18: 00-23: 00, çdo 30 min

• Kostoja e biletave: pa pagesë. Turne mbrëmjeje në liqen AED65 (€ 15) për person

• Prenotim: Spektakli i shatërvanit me kroçere mbi liqen.

3. Palm Jumeirah

Madhështi e shpikjes njerëzore, është ky ishull artificial me formë palme, që gjendet jashtë brigjeve. Aty kanë gjetur strehë vila dhe rezidenca luksoze si dhe një park ujor.

Si të arrini: Një monorail (hekurudhë me një shinë) kalon “trungun” e palmës duke e lidhur atë me kontinentin.

• Orari: çdo orë

• Kostoja e biletave: Pa pagesë

4. Burj Al-Arab

Karakterizuar nga forma e pagabueshme e velës, simboli i Dubait, është hoteli më i lartë në botë. Karakterizuar nga forma e pagabueshme e velës, simboli i Dubait, është hoteli më i lartë në botë. Më se luksoz (7 yje) është shtëpia e apartamenteve elegante, bareve dhe restoranteve të rafinuara, të rreshtuara me akuarime të mëdha, spa të shkëlqyeshme dhe të rehatshme.

• Si të shkoni: me taksi ose metro (stacioni Mall of the Emirates) dhe të kaloni urën në këmbë

• Ora: çdo kohë

• Kostoja e biletave: Hyrja në hotel është e lirë, por ju duhet pastaj patjetër të rezervoni një dhomë ose një tavolinë, kështu që kostoja është e ndryshueshme.

5. Dubai Creek

Duke e ndarë qytetin në dy pjesë, Deira në veri dhe Bur Dubai në jug, midis lagjeve të çuditshme, xhamive dhe ndërtesave moderne, ky kanal është një luginë natyrale e detit që vjen direkt nga Gjiri Persik. Shëtitje të paharrueshme në portin tregtar si dhe një udhëtim në një abra, një taksi tipike e ujit.

• Si të shkoni: linja e Gjelbër e Nëntokës në Stacionin e Marinës.

• Orari: baret janë operacionale nga ora 05:00 deri 00:00.

• Kostoja e biletave: Shëtitja me abra, 1 dirhemë (€ 0.25).

6. Souk i Dubai-t

Duke kaluar Creek, ju keni arritur në lagjet historike të qytetit me tregjet e saj tipike: Gold Souk, më i madhi në botë dedikuar arit; erëzave, ku gjenden të gjitha aromat e Arabisë, të pëlhurave, ku mëndafshi është protagonist i padiskutueshëm; me aroma, vajra të përgatitura ad hoc; dhe të artizanëve vendas, Madinat Jumeirah dhe Al Bahar.Duke kaluar Creek, ju keni arritur në lagjet historike të qytetit me tregjet e saj tipike: Gold Souk, më i madhi në botë dedikuar arit; erëzave, ku gjenden të gjitha aromat e Arabisë, të pëlhurave, ku mëndafshi është protagonist i padiskutueshëm; me aroma, vajra të përgatitura ad hoc; dhe të artizanëve vendas, Madinat Jumeirah dhe Al Bahar.

• Si të shkoni: Kalon Creek Dubai. Gould Souk: Stacioni i metrosë Al Ras. Erëza Souk: rrethina Deira. Pëlhura Souk: Distrikti Bur Dubai. Souk parfume: Sikkat Al Khail Road, qarku Deira. Souk Madinat Jumeirah: Jumeirah Beach Road. Souk Al Bahar: Downtown Dubai

.• Orari: e hënë – e diel 9.00-22.00.

• Kostoja: pa pagesë

7. Dubai Mall

Eshtë meka e re e shopping-ut. është qendra komerciale më e madhe në botë. Eshtë meka e re e shopping-ut. është qendra komerciale më e madhe në botë.
Mirëpret rreth 1200 dyqane të firmave të mëdha, restorante ndërkombëtare dhe etnike, një park të madh zbavitës, një pistë patinazhi, një ujvarë të madhe të mbuluar, një Akuarium dhe Kopësht zoologjik mbresëlënës, kinema dhe salla lojrash.

• Si të shkosh: stacioni i metrosë  Burj Khalifa e pastaj auto-anije.

• Orari: e dielë – e mërkurë 10:00-23:00, e enjte – e shtunë 10:00-00:00

• Kosto e biletës: Gratis

8. Mall of Emirates

Ski në shkretëtirë? Në Dubai mundesh. Në këtë qendër komerciale ndodhet një pistë e mjaft e madhe e mbuluar skish, teleferikë të përfshirë. Eshtë e famshmja Ski Dubai. Një alternativë zbavitëse dhe origjinale për shopping.

• Si të mbërrish: Zona Al Barsha. Me autobuz, taxi, metro (stacioni Mall of Emirates al 1°p. Nga qendra) dhe me autobus (Big Bus Company).

• Orari: e diel – e mërkurë 10.00-00.00, e enjte – e shtunë 10.00 – 01.00

• Kostoja e biletës: Gratis

9. Parqe ujore

Zbavitje e sigurtë me pishina, rrëshqitëse dhe atraksione të përshtatshme për të gjithë. Të paharrueshme janë Wild Wadi WaterPark dhe për një eksperiencë me delfinët Dolphin Bay dhe Atlantis Aquaventure The Palm.Zbavitje e sigurtë me pishina, rrëshqitëse dhe atraksione të përshtatshme për të gjithë. Të paharrueshme janë Wild Wadi WaterPark dhe për një eksperiencë me delfinët Dolphin Bay dhe Atlantis Aquaventure The Palm.

• Si të mbërrish: Wild Wadi WaterPark është në breg, përballë Burj Al-Arab. Dolphin Bay dhe Atlantis Aquaventure The Palm ndodhet mbi Palma e Jumeirah dhe shkohet me tren.

• Orari: Wild Wadi WaterPark, e shtunë – e mërkurë 10.00-19.00, e enjte 10.00-18.00, e premte 10.00-22.00. Dolphin Bay e Atlantis Aquaventure, e shtunë-e diel 10.00-19.30.

• Kostoja e biletës: Çmimet e variueshme në bazë të paketave që keni përzgjedhur.

10. Safari në shkretëtirë

Dubai është i mbushur me kontraste, mjaftojnë pak kilomentra për tu gjendur mes plazheve me rërë të butë. Aventurierët mbi quad apo fuoristrada, nuk mund të heqin dorë nga shëtitjet me deve, apo një darke poshtë tedave të beduinëve me një spektakël kërcimesh oriental.

• Si të mbërrish: me autobuz, makine apo fuoristrade.

• Orari: në çdo orë

• Kostoja e biletës: Çmimet variojnë në bazë të tureve dhe zgjedhjeve personale.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

four × one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.