Tuesday December 10 2019

DHURATA ORIGJINALE PER KRISHTLINDJE

Është koha të mendoni për Krishtlindjen dhe sigurisht për dhuratat. Zakonisht ne vazhdojmë të gabojmë, i blejmë dhuratat në minutën e fundit, ndonëse të gjithë ankohemi çdo vit se dëshirojmë të kemi më shumë kohë për tu menduar dhe për të zgjedhur artikullin më të përshtatshëm për t’ia dhënë atij mik apo të afërm. Për të shmangur gabimin e zakonshëm, këtë vit kemi filluar të krijojmë listat e dhuratave sipas veçorive të njerëzve.

Sigurisht duke pasur parasysh, njerëzit që pëlqejnë të udhëtojnë. Kemi menduar se çfarë objektesh mund tu shërbejnë atyre. Në fakt ka shumë ide për tu shfrytëzuar, por ka edhe një problem: fakti që shumë blerje interesante që mund t’i gjeni në amazone, rrjeti më i fuqishëm i blerjeve on line, vijnë tek ne kundrejt nje pagese te konsiderushme trabsporti, e veshtireson disi kete mundesi. Por mos u merzisni, me aliexpress.com rrjeti kinez i blerjeve online që ka pushtuar botën do t’ju vijë në ndihmë edhe ju, kundrejt pagesave të transportit fare të vogla, ose edhe me transport free.

Për çmimet dhe detaje të tjera mbi produktet klikoni mbi fotot përkatëse:

1. Karikues elektrik për smartphonë

Ne e dimë se bateria e smartphonëve nuk zgjat më shumë se një ditë dhe kur jeni jashtë nuk ju jepet gjithmonë mundësia të gjeni një prizë elektrike. Ja përse këta karikues elektrikë apo me energji diellore janë si dhuartë nga qielli.

2. Kamera për xhirime nënujore

Ëndrra e të gjithë atyre që duan të zhyten është të kenë edhe filmime të bëra poshtë ujit. Prandaj kemi menduar për një dhuratë të tillë. Ky objekt do t’i lejojë ato të bëjnë fotografi të botës nënujore sipas këndvështrimit personal.

3. Adaptues universal

Vendi ku ju shkoni mund të ketë prizë elektrike që nuk i përshtatet karikuesit tuaj të baterisë. Nga tani e tutje kjo nuk do të jetë më problem falë këtyre përshtatësve që ju lejon të përshtasni telefonin tuaj në më shumë se pesëdhjetë vende.

4. Ebook

Kur udhëtoni, sidomos me çantën në krah, bagazhi duhet të reduktohet në maksimum. Edhe një libër i mirë mund të jetë një barrë. Në ndihmë vjen këtu libri elektronik, që në sajë të “teknologjisë e-ink” bën të mundur që ju të lexoni sikur mbani në duar një libër të shtypur me bojë.

5. Çantë udhëtimi

Asnjëherë një çantë udhëtimi nuk është e tepërt, sidomos kur udhëton shpesh. Janë të formave dhe permasave të ndryshme dhe shërbejnë si dhuratë fantastike për të apasionuarit pas udhëtimeve. Nëse ia dhuroni dikujt, ai menjëherë do të nisë të mendojë për udhëtimin e ardhshëm.

6. Aparat fotografik

Çdo udhëtar e ka një të tillë por kjo s’na pengon që edhe ne të bëjmë surprizën tonë. Mirë është të zgjidhni një firmë cilësore. Aparati i vjen në ndihmë personit për të fiksuar momentet më të bukra të udhëtimit, vetëm në pak sekonda.

7. Faqorja që ngre humorin

Për udhëtarët kjo është një dhuratë mjaft e bukur dhe simpatike. Duhet ndonjëherë gjatë udhëtimit një gllënjkë sa për të shtuar gëzimin dhe rritur andrenalinën.

8. Harta e botës me gërvishje

Është një poster që përfaqëson një planisferë në të cilën çdo vend është i mbuluar me një shtresë të artë. Varet në mur dhe gërvishen vendet që janë vizituar. Ka shumë variante madje është edhe një variant i pajisur me magnet, ku copëzat bashkëngjiten në frigorifer.

9. Batanije elektrike

Udhëtimet ndonjëherë sjellin surpriza, prandaj është mirë të keni me vete një batanije që ju mban ngrohtë. E palosur mirë, mjaft e rehatshme dhe mund të vendoset kudo qoftë në bagazhin e dorës.

10. Hapëse birre në formë aeroplani

Ngjan si banale por nuk është aspak e tillë, hapësja e birrës në formë aeroplani. Përkundrazi është një dhuratë simpatike për ato që udhëtimin e kanë në mendje e zemër, e sidomos për aventurierët e udhëtimit, që mund ta mbajnë me vete në çdo kohë, gati për të bërë “gëzuar”, me një kanaçe birrë.

Dhe në qoftë se ju doni të shkoni më tej me fantazitë, atëherë duhet të mendoni për një itinerar të personalizuar udhëtimi, për atë person, duke i dhuruar një udhëtim të vërtetë. Nëse vërtete besoni se jeni mjaft origjinal, një ide e mirë do të ishte për një biletë ajrore.

Dhe në fund fare, Gezuar Krishtlinjen për të gjithë ju!

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

ten − 10 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.