Wednesday June 19 2019

10 FILMA QE TE NXISIN DREJT UDHETIMEVE

Po kërkoni një listë me filmat më të mirë me udhëtime? Ja një listë me 10 filma që nxisin dëshirën për tu nisur. Zbuloni filmat më të bukur të udhëtimeve….

Ku fillon dëshira jonë për të udhëtuar? Ne zakonisht duam atë që shohim dhe është e pamohueshme që shpeshherë, impulsi i bagazheve dhe ikja drejt destinacioneve pak a shumë të largëta, nxiten nga filmat që shohim. Aventurat e çmendura, udhëtime të mbushura me të papritura, ngjarje, njerëz dhe mijëra gjëra të reja që presim t’i mësojmë. Protagonistët e kinemasë përjetojnë përvoja të udhëtimi të paharrueshme përmes personazheve që interpretojnë. Ka kaq shumë filma që flasin për këtë lloj udhëtimi, disa janë biografik, disa të tjerë fiction, disa janë entuziastë, të tjerët tragjikë apo dramatikë. Në listën e mëposhtme do të gjeni 10 filma me udhëtime, që me siguri do t’ju bindin se është koha për t’u larguar.

1. The Beach - Plazhi

A doni ta shihni Leonardo Di Capro-n përpara se të vinte pak bark? Përpara se të fitonte lavdërimet dhe famën e Titaniku-t, aktori i bukur ka interpretuar në këtë film, aventurën e një ambientalisti mbi një copë parajse tokësore, mes plazheve të bardha dhe detit të kristaltë.

Viti: 2000
Regjizor: Danny Boyle
Interpretojnë: Leonardo DiCaprio, Daniel York, Patcharawan Patarakijjanon

2. The bucket list - Nuk është kurrë vonë

Është një film mallëngjyes dhe emocionues, por mbi të gjitha, një film që të nxit që të bëjmë të gjitha gjërat që duam të bëjmë, para largimit nga kjo tokë, duke përfshirë edhe udhëtimin. Një film që na kujton se jeta është shumë e shkurtër për të mos jetuar plotësisht.

Viti: 2007
Regjizor: Rob Reiner
Interpretojnë: Jack Nicholson, Morgan Freeman, Sean Hayes

3. The secret life of Walter Mitty - Jeta sekrete e Walter Mitit

Kur redaksia e revistës po mbyllet, Walter ndihet i kërcënuar se do ta humbasë vendin e punës. Prandaj vendos të niset në një udhëtim që ka si qëllim gjetjen e një diapozitivi fotografik, i cili do ta shpëtonte nga situata. E gjitha kjo transformohet në një aventurë shumë të jashtëzakonshme që as mund ta imagjinonte. Filmi shfaq një vizion të shpirtit aventuresk dhe të udhëtimeve të mrekullueshme.

Viti: 2013
Regjizor: Ben Stiller
Aktorët kryesorë: Ben Stiller, Kristen Wiig, Jon Daly

4. Out of Africa - Afrika ime

Meryl Streep dhe Robert Redford interpretojnë në këtë tragjedi dashurie që tregon për një baroneshë të martuar dhe aventurën e saj afrikane, pasi dashurohet me një gjuetar. Historia bazohet në romanin autobiografik të Isak Dinesen e njohur në mbarë botën letrare si Baronesha Karen Blixen. Xhiruar në vende të ndryshme, nga Britania e Madhe deri në Kenia, filmi flet për dashurinë epike mes njerëzve shumë të ndryshëm, në sfondin e natyrës afrikane.

Viti: 1985
Regjizor: Sydney Pollack
Aktorët kryesorë: Meryl Streep, Robert Redford, Klaus Maria Brandauer

5. Eat, pray, love- Ha, lutu, dashuro

Filmi, bazuar tek libri me te njejtin titull, që nga koha e shfaqjes së tij, ka nxitur njerëzit të udhëtojnë dhe të jetojnë apo bëjnë karrierë, larg zhurmë së qytetit. Protagonistja, pas një divorci të vështirë, ka nisur një mision për të zbuluar dhe njohur veten, përmes një udhëtimi ku ha në Itali, lutet në Indi dhe dashuron në Bali.

Viti: 2010
Regjizor: Ryan Murphy
Aktorët kryesorë: Julia Roberts, Javier Bardem, Richard Jenkins

6. Lost in translation - Të humbur në përkthim

“Të humbur në përkthim” tregon historinë e dy udhëtarëve, Bob dhe Charlotte, që vizitojnë Tokion gjatë të njëjtës periudhës. Takohen dhe i japin jetë një miqësie që lind përmes konfuzionit dhe ilaritetit në një qytet të huaj dhe kureshtar. Bob është një aktor i moshës së mesme që merr pjesë në një spot publicitar, ndërsa Charlotte është bija e një fotografi që ka ardhur në Tokio për çështje pune. Të dy krijojnë një çift të çuditshëm, ndërsa provojnë vetminë e një qyteti të populluar nga miliona njerëz. Bëhet fjalë për një tjetër film të mrekullueshëm që vjen si një ftesë joshëse për të provuar një udhëtim të ri dhe zbuluar një vend të ri.
Viti: 2003
Regjizore: Sofia Coppola
Aktorët kryesorë: Bill Murray, Scarlett Johansson, Giovanni Ribisi


7. Diarios de motocicleta - Ditaret e motorçikletës

Ky film bazohet në kujtimet e Che Guevarës, kohë përpara se ai të bëhej ikonike revolucionare. Guevara dhe miku i tij, Alberto, mbi motorçikleta udhëtojnë nëpër Amerikën e Jugut për 8 muaj, duke përshkruar më shumë se 14.000 kilometra. Ky udhëtim ka frymëzuar jetën e mëtejshme të Che Guevarës. Ky film do t’ju frymëzojë edhe juve. Aty do të mësoni më shumë rreth këtij kontinenti me një bukuri të pabesueshme.

Viti: 2004
Regjizor: Walter Salles
Aktorët kryesorë: Gael García Bernal, Rodrigo De la Serna, Mesa Maestro

8. Into The Wild - Në tokën e egër

“The Wild” është historia e Christopher McCandless, një djali të sapo diplomuar, që vendos të çlirohet nga të gjitha pasuritë e tij dhe të udhëtojnë drejt Alaskës duke bërë autostop. Gjatë ecjes ka mundësi të takojë njerëz të ndryshëm, secili me një histori për të treguar. Me të mbërritur në Alaskë, arrin të jetojë një jetë të re në këtë tokë të vështirë dhe të egra. Jeta e tij është e mbushur me eksperienca ekstreme, por shumë të kënaqshme, esencë e një udhëtimi.

Viti: 2007
Regjizor: Sean Penn
Aktorët kryesorë: Emile Hirsch, Kristen Stewart, Vince Vaughn

9. The Darjeeling limited - Treni për Darjeeling

Një film i çuditshëm rreth tre vëllezërve të pasur dhe të llastuar që vendosin të nisin një udhëtim në tren nëpër Indi. Meqë nuk kanë folur për vite me njëri-tjetrin, ky udhëtim duhet të largojë keqkuptimet dhe të kthejë marrëdhëniet. Fillimisht gjithçka shkon keq, midis proceseve gjyqësore pak a shumë të dhunshme. Të tre vuajnë nga depresioni dhe abuzimi me ilaçet kundër dhimbjeve. Kur duket se asgjë nuk po shkon në drejtimin e duhur, përvojat e tyre të çmendura përgjatë rrugës, vënë gjithçka në perspektivën e duhur. Qëllimi përfundimtar i pajtimit fillon të afrohet. Më në fund duket se rriten dhe bëhen burra. Filmi është shumë i këndshëm dhe patjetër do të ndikojë që ju ta doni dhe ta vizitoni Indinë.

Viti: 2007
Regjizor: Wes Anderson
Aktorët kryesorë: Owen Wilson, Adrien Brody, Jason Schwartzman

10. Under Tuscan sun - Nën diellin e Toskanës

A nuk ju pëlqen ta braktisni jetën e qytetit? Një këshillë: mos e shihni në këtë film! Verërat e shijshme, ushqimi i shijshëm, shtëpitë e provincave dhe një peizazh i mrekullueshëm kodrinor do t’ju bëjë të ëndërroni të udhëtoni në të gjithë Toscanën, duke ju bërë të kuptoni se keni nevojë të shpëtoni nga jeta e qytetit.

Viti: 2003
Regjizor: Audrey Wells
Aktorët kryesorë: Diane Lane, Raoul Bova, Sandra Oh

Share this:

Add Comment

one × three =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.